Tash është koha Bashkimi Evropian ti largon sanksionet kundër Kosovës

Tash është koha Bashkimi Evropian ti largon sanksionet kundër Kosovës
Tash është koha Bashkimi Evropian ti largon sanksionet kundër Kosovës

Gani Qarri

  • 08 August 2023 - 07:30

 

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Tërheqja e masave nga ana e BE-së, duhet të ndodhë, jo vetëm për hir të korrektësisë, por edhe të dëshmisë së mbajtjes së fjalës lidhur me premtimet e BE-së, të cilat është koha të jetësohen, veçanërisht pas zbatimit urgjent të vendimit të fundit me tërheqjen edhe të kontingjentit të ri të policisë nga veriu në masën edhe prej 25%, ashtu sikur që është kërkuar dhe janë dakorduar Kosova dhe BE në takimin e Bratislavës.

-Me veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për tërheqjen edhe të 25% të policisë nga dhe përreth objekteve komunale në veri, Kosova po dëshmon se është duke zbatuar jo me fjalë, por me veprime konkrete Marrëveshjen me Bashkimin Evropian të arritur ndërmjet Zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ndërmjetësuesit Lajçak në Bratislavë.

Madje kjo është hera e dytë brenda vetëm disa ditësh andaj Qeveria e Kosovës tani duhet të kërkojë me automatizëm, rishikimin pa vonesë të tërheqjes së masave ndëshkuese si dhe anulimin e kufizimeve të vendosura nga BE- për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, gjendje e cila tanimë është shtendosur dhe qetësuar tërësisht. Tërheqja e masave nga ana e BE-së, duhet të ndodhë, jo vetëm për hir të korrektësisë, por edhe të dëshmisë së mbajtjes së fjalës lidhur me premtimet e BE-së, të cilat është koha të jetësohen, veçanërisht pas zbatimit urgjent të vendimit të fundit me tërheqjen edhe të kontingjentit të ri të policisë nga veriu në masën edhe prej 25%, ashtu sikur që është kërkuar dhe janë dakorduar Kosova dhe BE në takimin e Bratislavës. Për aq më tepër ky është edhe moment testi për vet Bashkimin Evropian që tani të përqendrohet në kushtëzimin e palës serbe, për të bashkëpunuar, kapur dhe ndëshkuar të gjithë pjesëtarët e identifikuar të grupeve kriminale që pasi kanë ushtruar dhunën në veri të Kosovës, kanë ikur në anët tjetër të kufirit dhe janë duke u strehuar në Serbi. Edhe Zëvendëskryeministri Bislimi ka deklaruar se me veprimin e fundit për tërheqjen edhe të 25% të policisë nga objektet komunale në veri dhe përreth tyre, Qeveria po e zbaton me veprime konkrete Marrëveshjen e Bratislavës me Bashkimin Evropian, andaj njëjtë si nga pala Kosovare, duhet të ketë një reagim të shpejtë pozitiv edhe nga Bashkimi Evropian, duke reflektuar po ashtu me rishikim e sanksioneve të vendosura padrejtësisht vetëm ndaj Kosovës. Bislimi ka deklaruar se pas Marrëveshjes së Bratislavës, e cila po zbatohet nga pala kosovare, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit, përderisa edhe situata tash e disa javë, është konfirmuar dhe vërtetuar bashkërisht e qetë, si nga PK-ja, e KFOR-i, ashtu edhe nga EULEX-i. Ai ka thënë se Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj, ndaj beson se edhe pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë, pasi që masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme, që nënkupton se veprimet e Qeverisë në planin e deeskalimit do të ndikojnë edhe në largimin e atyre masave.

Përndryshe ”Marrëveshja e 10 korrikut» është marrëveshje ndërmjet BE-së dhe Kosovës e cila ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori, ndërsa masat e BE-së ndaj Republikës së Kosovës janë deklaruar të përkohshme dhe të kthyeshme, në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka thënë Zëvendëskryeministri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".