Drejtësi për të gjithë dhe jo zhurmë banale e komisione hetimore për përfitime elektorale

Drejtësi për të gjithë dhe jo zhurmë banale e komisione hetimore për përfitime elektorale
Drejtësi për të gjithë dhe jo zhurmë banale e komisione hetimore për përfitime elektorale

Arsim Aziri

  • 14 September 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Edhe pse komisionet hetimore parlamentare, janë të normuara dhe njohura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si mekanizma për hetim dhe verifikim lidhur me dyshimet që ngritën për keq qeverisje apo abuzim nga ana e pushtetit, në momentin kur drejtësia fillon të vepron paraprakisht, atëherë vrapimi i deputetëve që për interesa politike dhe të tjera, përfitime materiale apo promovime personale, nuk mbetet gjë tjetër veç se një lojë e ulët dhe tepër banale.

Definitivisht kësaj radhe ndaj mendimin se është shumë absurde kërkesa e opozitës për komisionin hetimor lidhur më problemin e rezervave të shtetit, për të cilin kishte zyrtar qeveritar të arrestuar, por që të njëjtit me vendim të gjykatës së apelit, janë liruar, duke e konsideruar arrestimin të kundërligjshëm dhe jo mjaftueshëm të argumentuar.

Tani për të shkuar përtej veprimit dhe besimit në institucionet e drejtësisë, partitë politike opozitare kanë paralajmëruar se në seancën e parë të fillimit të sesionit vjeshtor, do të debatojnë në Kuvend lidhur me të ashtuquajturën “aferë” të rezervave të shtetit, derisa nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor i kanë të mbledhura, sistemuara dhe vetëm pritet që të bëhet zyrtarizimi i kërkesës në administratën e Kuvendit. Kjo kërkesë është për mendimin tim krejtësisht e pa vend dhe vetëm sa për të zhurmuar. Një qytetar normal dhe I edukuar, nuk mundë ta merr me mend se për çfarë i duhet opozitës komisioni hetimor kur drejtësia për këtë rast nuk ka heshtur, me urgjencë ka vepruar dhe ka konstatuar se nuk ka pasur fare bazë dhe argumente me të cilat Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin dhe paraburgimin e zyrtarëve qeveritar për dyshimin lidhur me kinse aferën e abuzimit të rezervave të shtetit. Kjo çështje është e pastër si loti, e konstatuar nga Gjykata e Apelit.

“Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së parë është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e parapara sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jenë kryer nga ana e të pandehurve”, është thënë në njoftim.

Kjo lojë politike she mos respektim I institucioneve të drejtësisë më së tepërmi do ta godet vetë bllokun opozitar, duke e humbur akoma më shumë besimin tek qytetarët. Me këto sjellje abstruktive vetëm sa po degradohen opozitarët akoma më shumë, me veprime të tilla, duke inskenuar skandale e afera të pa qenë, debate banale në Kuvend për efekte elektorale, derisa thirren në emër të drejtësisë dhe nuk besojnë në vendimet që i sjellin këto institucione të cilat deri dje i kanë formuar, kontrolluar dhe komanduar vetë, dhe aty janë të punësuar stafi të cilin vetë opozitarët e sotëm që dje ishin në pushtet, ju kanë besuar dhe i kanë emëruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".