Pse (nuk) e duan Albin Kurtin?!

Pse (nuk) e duan Albin Kurtin?!
Pse (nuk) e duan Albin Kurtin?!

Ali Mehmeti

  • 19 September 2023 - 14:11

Shkruan: Ali Sh. Mehmeti

Disa që luajnë rolin e naivit, mos të them budallait, shtrojnë pyetjen, si u bë që të gjithë janë kundër Albin Kurtit: opozita, shumica e mediumeve, këshilli prokurorial, “miqtë” ndërkombëtar, Edi Rama, Ali Ahmeti, Lista serbe, Vuçiqi ... duke aluduar kështu që, nuk mund të gjithë ta kenë gabim, pra, si përfundim logjik, gabim e ka Albini.

Sigurisht që ata nuk janë as budalla as naivë dhe çdo njëri prej tyre e di fort mirë, secili për veti, pse është kundër Albin Kurtit.

OPOZITA për të ardhur në pushtet që të gëzoj të gjitha benefitet dhe për të vazhduar pasurimin e tyre të pa kontrolluar;

MEDIUMET se nuk ka më donacione nga ndërmarrjet publike dhe se shumica janë të kapur nga opozita, nga oligarkët, pa përjashtuar as kapjen nga shërbimet e huaja armiqësore, të maskuar pas ndonjë OJQ-je, prej mijëra të tillave që operojnë në Kosovë;

KËSHILLI PROKURORIAL për ta ruajtur statusin e privilegjuar, dembelinë, proteksionizmin në lëndë dhe korrupsionin – mjafton t’ju kërkohet prejardhja e pasurisë që e kërkon kjo qeveri nëpërmjet vetingut;

“MIQTË” NDËRKOMBËTAR” sepse janë mësuar me politikanë “yesmena”/puthadorë, që kanë nënshkruar dokumente edhe pa i lexuar fare – pas shpalljes së pavarësisë, gjithnjë në dëm të Kosovës për të ngopur oreksin e Serbisë dhe mirëmbajtur stabilitetin;

EDI RAMA, ALI AHMETI dhe të tjerët nga rrethi i tyre, sepse Albini është bërë “shembull i keq”, sikur i vetmi Kryeministër në Ballkan që nuk është i korruptuar – traditë kjo e trashëguar në gjithë Ballkanin nga Perandoria osmane;

EDI RAMA edhe për një arsye specifike, sepse askush më nuk e konsideron për “violinë të parë” ndër politikanët shqiptar, që mund ta imponoj muzikën brenda kombit shqiptar, për çka është vet fajtor, sepse e vuri vetën në rolin e korrierit të Borellit.

Pse Vuçiqi dhe lista serbe janë kundër Albin Kurtit, ndoshta nuk ka nevojë ta shpjegoj.

BESOJ QË NUK KA NEVOJË TA SHPJEGOJ, AS PSE E DO KOMBI SHQIPTAR GJITHANDEJ !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".