Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, çelësi kryesor i sigurisë së sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit në rajon

Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, çelësi kryesor i sigurisë së sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit në rajon
Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, çelësi kryesor i sigurisë së sovranitetit të shtetit dhe stabilitetit në rajon

Hajrullah Ternava

  • 17 December 2023 - 08:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Në rrethanat në të cilat tani gjendet Kosova, në konflikt permanente me Serbinë, e që tani kemi një kohë të gjatë edhe nga njohja e Izraelit për pavarësinë e Kosovës, më nuk ka e ndodhur njohje tjera, prandaj gjithsesi se është duke u vonuar Kosova me mos angazhimin më të përqendruar dhe lobim tek shtetet me ndikim, për ta arritur, bërë edhe anëtarësimin zyrtar në NATO, pasi që de fakto prania e NATO-s në Kosovë tash e 25 vite, për shkaqe sigurie dhe të mbrojtjes nga Serbia, nënkupton edhe një lloj protektorati mbi Kosovës nga Aleanca e NATO-s.

 

 

Përtej Dialogut me Serbinë dhe përpjekjes për arritjen e një marrëveshje normalizimi mes dy vendeve, anëtarësimi më i shpejtë në NATO pa dyshim se po konsiderohet çelësi kryesor i sigurimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës por edhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Këtë urgjencë të zhvillimit strategjik e të sigurisë e ka paraparë si zgjidhjen më të qëndrueshme dhe të sigurt edhe profesori i studimeve të avancuara në Universitetin “Johns Hopkins”, Edvard P. Joseph, i cili i ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon. Joseph ka deklaruar se pikërisht njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe, duke i hapur rrugën edhe reformës kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. “Një kujtesë se e ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës nuk varet nga rastet gjyqësore të cilat Beogradi do t’i sfidojë me ose pa Dodik, por nga Kosova. Shikoni izolimin kronik të Kosovës nga Vuçiq, Bërnabiq, Daçiq. Ata e dinë se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe, duke i hapur rrugën reformës kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Kjo është arsyeja pse njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit. E gjithë kjo është përcaktuar në “Raportin tonë të krizës ndaj konvergjencës” të janarit 2022″, ka deklaruar Edvard Joseph. Edhe ngjarjet e 24 shtatorit që eskaluan me sulmin terrorist në fshatin Banjskë e dëshmuan fuqishëm dhe e treguan domosdonë e pranisë më të madhe të NATO-së në Kosovë, sepse ishte kundërveprimi i sinkronizuar I institucioneve të sigurisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in që neutralizuan dhe dëbuan terroristët serb përtej kufirit të Kosovës, por megjithatë Serbia vazhdon ta kërcënon akoma Kosovën duke mbajtur mobilizuara kontingjente të mëdha ushtarake gjithandej përgjatë kufirit me Kosovën, prandaj angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, lobimi më i fuqishëm për zyrtarizim të anëtarësimit të Kosovës në NATO domosdoshmërish duhet të jetë prioritet nacional, mision i angazhimit të përbashkët politik e diplomatik edhe nga pozita por edhe opozita. Dhe tani me anëtarësim të Kosovës ne NATO, Serbia do të është e dërmuar dhe dëshpërimi me politikat e Vuçiqit në Serbi do të ndodhte, dhe me këto veprime do të fillonte edhe demokratizimi i Serbisë, si qëllim i bashkëngjitjes shteteve të BE dhe anëtarësimi i sajë në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".