“Kosovë ne të dalim zot”, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin

 “Kosovë ne të dalim zot”, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin
 “Kosovë ne të dalim zot”, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin

Skender Kapiti

  • 13 February 2024 - 11:53

Nga: Skënder Sadri Kapiti

17 Shkurti 2008, Pavarësia e Kosovës

“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore,për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Me 17 shkurt 2024 mbushen16 vite që kur Kosova shpalli Pavarësinë, Dhe kjo fitore madhështore erdhi si rezultat i një lufte, sakrifive e qëndrese mbinjerëzore më shumë se 100 vjecare e popullit heroik të Kosovës kundër  barbarisë dhe genocidit të kolonizatorit serb.

Sot duhet të jemi me Kurtin , ashtu sic ishin shqiptarët e Kosovës të gjithë edhe me Ismail Qemalin,Hasan  Pristinën , Isa Boletinin , duhet të jenë bashkë ashtu si ishin bashkë edhe me Ibrahim Rugovën dhe me UÇK -në dhe  Adem Jasharin.

GJTHMONË  BASHKË DUHET TË JENË SHQIPTARËT PËR TA MBROJTUR  ATDHEUN, SHTETIN E E KOMBIN.

Edhe këto 16 vite që kur Kosova shpalli pavarësinë, Kosovës i  është dashur që të përballet me sfida, vështirësi dhe pengesa të jashtëzakonshme për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Është detyrë jo vetëm e kosovarëve por e të gjithë shqiptarëve që aktualisht sot duhet mbështetur ajo politikë e cila është alternativa më e mirë,  më e aftë, më patriotike dhe më e përgjegjshme për Kosovën dhe e cila po i del sot zot Kosovës.

Dhe kjo është qeveria aktuale me kryeminstër Albin   Kurti.

Duke parë   realitetin sot në Ballkan, atë  të rritjes së agresivitetit dhe të përpjekjeve serbo-ruse për destabilimin e rajonit dhe sidomos të kërcënimit të sovranitetit të  Kosovës. Dhe kur vërehen lëkundje e “paqartësi” të perendimoreve në lidhje me qëndrimet e tyre për Kosovën të diktuara sidomos nga Lufta në Ukrainë, dhe përderisa   Perendimi duke llogaritur interesat e veta, ai po i bën lëshime Beogradit në dëm të Kosovës (kështu po duket hapur ) atëhere: Nisur nga kjo situatë i ftoj të gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen  që të jemi përkrah Albin Kurtit kundër kërcënimeve dhe propagandës antishqiptare serbe,ruse, kineze dhe asaj serbofile të perendimit; të jemi bashkë kundër projekteve,kundër politikës, diplomacisë,  akademisë e kishës serbe dhe kundër filozofisë sllave të antishqiptarimit.   

PRANDAJ SOT TË GJITHË DUHET TË JEMI ME KURTIN.

Politika dhe mediat e Tiranës dhe opozita në Kosovë, ajo politikë dhe ato media të korruptuara si dhe egoistët dhe nihilistët e sëmurë nga urrejta për suksesin e Kurtit nëse nuk e mbështesin dhe nuk e përkrahin sot Kurtin, të paktën “të heshtin” dhe të mos dalin kundër!

Shteti i Kosovës me anë të institucioneve të tij shtetërore ka të drejtë që në mënyrë të lirë e të pavarur sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë  pa iu nënshtruar asnjë vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e  sovranitetit.

Që të jesh qytetar politikan, shtetar, intelektual e gazetar  patriot dhe i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet  të flasësh mirë, duhet që t’a mbështesësh dhe t’a përkrahësh patrotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata  qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë.

Mirëpo verehet që shumica dërrmuese e politikës por edhe e mediave, gazetarëve dhe opininistëve në Shqipëri nuk u pëlqen Albin Kurti dhe as suksesi i tij   sepse mediat në Shqipëri por edhe në Kosovë në tërësinë e tyre janë të korruptuara nga pushteti, paraja dhe shquhen për servilizëm politik ekstrem.

Albin Kurti me qeverisjen e tij  dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri  dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, Rusinë, aleatë e saj por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediat mercenare e të shitura dhe korrupsionin. Prandaj sot duhet të jemi dhe ta mbështesim qeverinë e Kurtit

Urime dhe gëzuar Ditën e Pavarësinë Kosovë.

Nga Skënder Sadri KAPITI, autori i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".