Partneriteti Kosovë-SHBA është interes politik e strategjik i çështjes kombëtare shqiptare

Partneriteti Kosovë-SHBA është interes politik e strategjik i çështjes kombëtare shqiptare
Partneriteti Kosovë-SHBA është interes politik e strategjik i çështjes kombëtare shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 16 February 2024 - 18:24

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova dhe populli shqiptar kanë perspektivë të sigurt vetëm në partneritet të ngushtë me SHBA-të. Mos ruajtja e këtij partneriteti e dëmton rëndë, jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe tërë çështjen kombëtare shqiptare. Deklaratat e z.Jamey O' Brian dhe te z. Jeff Hovenier për partneritetin SHBA-Kosovë kërkohet të merren seriozisht. Çdo vendim që e rrezikon këtë partneritet të ndërtuar gjatë historisë është antishqiptar dhe rrezikon kombin. Z. O'Brian tha: "SHBA -të e konsiderojnë partnere Qeverinë e Kosovës, aq sa ajo na dëshiron si partner".

 

Më qarte u shpreh ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, z.Jeff Hovenier: " Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohet, siç bëjnë partnerët, për të zgjidhur këtë çështje së bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme (...). Ne jemi të shqetësuar që Qeveria Kurti nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë pajtohemi me njëri - tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmës sekretarit O'Brian e pasqyron këtë qartë". Pra këtu po shihet qartë se partneriteti është luhatur. Këtu kërkohet që Qeveria e z. Kurti të ulet së bashku me ambasadorin e SHBAve në Prishtinë dhe të koordinojnë çështjen e vendimit të BQK-së mbi valutën serbe. Nuk duhet lejuar që marrëdhëniet të keqësohen më thellë. Modalitete ka mjaftë. Dhe këto modalitete, kërkohet që së bashku me SHBA-të të gjinden dhe të futen në veprim. Kjo i takon Qeveris Kurti që ta bëjë pa vonesë dhe pa hezitim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".