Besimi fetar duhet të ndahet nga e drejta pozitive

Besimi fetar duhet të ndahet nga e drejta pozitive
Besimi fetar duhet të ndahet nga e drejta pozitive

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2024 - 10:42

 

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Feja si ideologji është produkt i njeriut, i cili duke mos qenë në gjendje të shpjegojë shumë fenomene në natyrë dhe në shoqëri, i ndërlidhi këto dukuri me një fuqi mbinatyrore, si krijues të tyre. Mbi këtë u krijua feja katolike, nga e cila u nda ortodoksizmi. Më vonë erdhi te organizimi i fesë myslimane, si ideologji që u përhapë me shpejtësi të madhe. Këto fe luajtën dhe po kryejnë detyra të mëdha dhe të llojllojshme në shoqëri. Ka raste që tërësisht e kanë udhëhequr shoqërinë njerëzore. Edhe Kosova, Shqipëria dhe hapësira shqiptare është nën ndikimin e feve që po kultivohen.

Shumë e ashpër dhe tejet raciste është feja ortodokse serbo-sllave. Kjo predikoj dhe mbështetet në ideologjinë e vetën të zhdukjes së pjesëve të veçanta të kombit shqiptar. Nën organizimin dhe ideologjinë ortodokse serbe u bë dhunë dhe terror i ashpër mbi shqiptarët. E mbrojtur kjo ideologji me fuqi ushtarake dhe policore, për mbi 100 vite, disa ideologë të fesë katolike, si dhe disa të fesë myslimane, predikuan ikjen nga vendet stërgjyshore në drejtim të shteteve ku ishte feja katolike, të besimit katolik, dhe në drejtim të Turqisë, të besimit mysliman. Sundoj ideologjia: " feja ruhet dhe kultivohet në vendet e origjinës". Kjo propagandë fetare, e përcjell me masa të dhunës dhe me presione të ndryshme ekonomike, sociale dhe shoqërore, ndikuan që shumë shqiptarë të besimit katolik të drejtohen drejtë Kroacisë dhe miliona shqiptarë të fesë myslimane të shpërngulën për në Turqi. Ideologët që bënë dhe predikuan këto shpërngulje vinin nga klika serbomadhe, e përkrahur, e financuar dhe e organizuar nga Rusia. Moska dhe Beogradi ishin organizator të tërë kësaj katrahure kombëtare. Thëniet që sot dëgjohen në hapësirën shqiptare të besimit mysliman që po përhapen nga disa predikues ( hoxhallarë) të fesë myslimane, vijnë kryesisht nga Beogradi dhe Moska. Thëniet: "Skënderbeu është tradhtar dhe qenë" apo " Flamuri kombëtar është leckë me zogun në mes" apo " çikën e axhës mund ta marrësh për grua", apo, " martesa me katolike e një myslimane shqiptare është e ndaluar dhe më mirë është të vdes se të merr shqiptarin me fe katolike". Ka ideologë që tregojnë se si duket xheneti a gjehnemi, si shkon njeriu në gjenet apo çka ka thënë zoti për këtë a atë çështje shoqërore. Tërësisht në emër të zotit. Tamam sikurse me pa ndejë me zotin në një tavolinë. Gjërat e tilla që atyre “u paska thënë zoti” dhe ata po ua tregojnë besimtarëve. Marri e llojit të vet. Të gjitha këto kanë për qëllim zhveshjen e kombit shqiptar nga historia kombëtare dhe nga virtytet zakonore tradicionale shqiptare. Krejt kjo po përcillet me kontaktet që BIK po i bënë me shtetet dhe me shoqatat e ndryshme nga vendet arabe, e deri edhe me shoqata nga Moska, të krijuara nga Rusia. Në emër të bashkëpunimit është rritur ndikimi i huaj në hapësirën shqiptare dhe po zhvishet kombi nga historia dhe virtytet zakonore shekullore. BIK mban përgjegjësi pse nuk reagon dhe nuk distancohet nga dukuritë e tilla antikombëtare dhe nuk merr masa kundër elementëve që në emër të fesë po bëjnë punë edhe vetë kundër fesë. Po e zhveshin fenë nga dukuritë pozitive. Shqiptaret e besimit mysliman dhe katolik e kanë një traditë shekullor të besimit. Ato besime bashkëpunuan në mes veti dhe pati edhe lidhje familjare dhe martesore. Bashkëpunuan edhe në luftëra për liri dhe pavarësi. Fetë u bashkuan dhe u bënë një dhe së bashku ndihmuan luftërat çlirimtare të kombit shqiptar. Kjo duhet të kultivohet. Edhe në vendin tonë feja duhet të mbetet në kuadër të punës së vetë ideologjike fetare, pa u ndërlidhur dhe futur në historinë tonë kombëtare, sikundër edhe pa dalë me predikime kundër të drejtës pozitive. Feja është ideologji e besimit të zoti. E tillë duhet të kultivohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".