Organet e shtetit duhet të spastrohen nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav

Organet e shtetit duhet të spastrohen nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav
Organet e shtetit duhet të spastrohen nga ish-shërbëtorët e regjimit serbo-jugosllav

Muhamet Kelmendi

  • 22 February 2024 - 19:12

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Pa VETTING të gjerë në Policinë e Kosovës, në Prokurori dhe në Gjykatat e Kosovës, kurrë sistemi i tillë i rendit dhe i ligjit nuk do të mundë të shërohet në Kosovë. Kemi krim të lartë edhe në polici, edhe në prokurori por edhe dhe nëpër gjykata. Në të tri këto institucione ka korrupsion dhe krim të organizuar.

 

Kudo nëpër institucionet e zbatimit të ligjit dhe së drejtës, ka njerëz me të kaluar penale dhe kriminale. Madje ka edhe individ të atillë që jo vetëm janë në shërbim të krimit brenda vendit, por madje ka të atillë që kanë qenë dhe janë akoma në shërbim të okupatorit. E këtu pa analizim të gjerë të të gjithëve në kuadër të këtyre strukturave, si dhe adresimin e përgjegjësisë së tyre penale, sistemi rendit dhe ai juridik nuk bëhet sistem i mirëfilltë dhe i pastër ligjor. Këto organe duhet të frymojnë lirshëm, të pa varura e të pa ndikuara, vetëm në bazë të ligjit. Prandaj për të ardhur deri këtu, në këtë drejtim edhe po kërkohet që të vepron VETTING-u në tri fusha: 1. Policia e Kosovës duhet të çlirohet nga ish shërbëtoret e shtetit serb, nga kriminelet dhe të korruptuarit. 2. Prokuroria e Kosovës kërkohet të spastrohet nga shërbyesit e ish regjimit dhe të regjimit të tashëm dhe 3. I tërë gjyqësori duhet spastruar nga elementët e shtetit serb dhe shërbëtorët e regjimit politik në Kosovë. Çdo veprim tjetër pa këto masa nuk e shëron gjendjen në vend. Republika e Kosovës do të deformohet dhe lëndohet akoma më ashpër nëse sistemi i drejtësisë nuk reformohet, pastrohet dhe të pavarësohet. Prandaj edhe ne pikërisht për këtë shkak po thyemi vazhdimisht se pa VETTING Kosova nuk ka të ardhme. Natyrisht se koha është e domosdoshme, urgjente, madje edhe e vonuar për futjen se sistemit të sundimit të ligjit në procesin e pastrimit me VETTING.Gjyqësori dhe sistemi prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, deri edhe policia, kanë nevojë për spastrim të radhëve të veta në çdo nivel, për ndërtim të sistemit të së drejtës, të mbështetur në ligj dhe vetëm në ligj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".