Beteja e Serbisë për dinarin në Kosovë, tentativa e fundit e mbajtjes peng të sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Beteja e Serbisë për dinarin në Kosovë, tentativa e fundit e mbajtjes peng të sovranitetit dhe integritetit të shtetit
Beteja e Serbisë për dinarin në Kosovë, tentativa e fundit e mbajtjes peng të sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 23 February 2024 - 19:58

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Kosova duhet të vazhdon të dialogun me shtetin serb vetëm mbi bazën e shtetit sovran, kushtetues e të njohur ndërkombëtarisht. Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe i mbështetur në Kushtetutën e vetë. Ky shtet po angazhohet që ta shtrij sovranitetin e vetë mbi tërë hapësirën e vetë shtetërore. Në këtë përpjekje duhet shikuar edhe Rregulloren e BQK-së dhe qëndrimin e shtetit të Kosovës lidhur me këtë rregullore. Një element i sovranitetit është edhe vetë paraja që përdoret në Kosovë. Shikuar kushtetutshmërish vendimi i BQK-së për dinarin serb është më se i drejtë.

 

 Ne aspektin politik të futjes në procese të integrimit të Kosovës në BE është i pakapshëm ky vendim, ndonëse edhe këtu BE dhe SHBA-të kërkohet të ishin në anën e Kosovës. Sa më shtet ligjor të është Kosova, aq më lehtë është edhe integrimi në BE etj. Këtej është i pa drejtë intervenimi i BE-së dhe i SHBA-ve në raport me Kosovën për çështjen e dinarit. Shqetësuese është qëndrimi i SHBA-ve, Anglisë dhe i Gjermanisë. Deklarata e z. O'Brian mbi partneritetin me Kosovën është tejet e rëndë. Këtu duhet Kosova të intervenoj. BE po kërkon që të futet dinari në temë të diskutimit me palën serbe. Këtë e bëri pasi që Serbia kërkoj një gjë të tillë. Në konferencën për shtyp të z. Stano, u tha: "Vendimi i pakoordinuar i njërës palë (Kosovën) , i cili nuk ishte komunikuar paraprakisht popullatës në të cilën ndikon, është çështje që ka ndikim serioz në popullatën serbe në Kosovë dhe ne minoritetet tjera". Kjo thënie s’ka vlerë ekonomikefinanciare. Euro si para e shtetit të Kosovës është edhe para e BE-së. I vetmi dallim është se pagesat me vendimin e BQK-së do të bëhen tash e tutje me euro. Asgjë tjetër nuk ka ndikim. Por, Serbia, duke pasur për qëllim ripushtimi, që e ka të sanksionuar në Kushtetutë (kjo për BE-në dhe për SHBA-në nuk është problematike) Kosovën si pjesë të shtetit serb, synon me dinar të tregoj pushtetin në Kosovë. Këtë e dinë mirë BE. Megjithatë, kërkesa për ta futur dinarin në temë të diskutimit me palën serbe në Bruksel i jep shkak Kosovës që të kërkon reciprocitet në çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës, sidomos në status juridik. Kosova kërkohet të qartëson çështjen e barazisë së pakicave nacionale në Kosovë me shqiptarët në shtetin serb, në Serbi. Ndërsa, përkëdheljet e shtetit serb nga BE dhe nga SHBA kanë krijuar dhe rritur për së tepërmi nacionalizmin ekspansionist serbomadh. Ka forcuar klikën e Vuçiqit dhe vetë këtë kriminel nacional racist serbomadh. Me politikën e tillë të BE-së dhe sidomos të SHB-ve de-fakto vetëm është militarizuar Serbia. Me qëllim gjoja të tërheqjes së Serbisë nga Rusia në drejtim të BE-së iu kanë bërë lëshime të mëdha, që drejtpërdrejtë e ka forcuar militarizmin e Beogradit ndaj shteteve tjera dhe Kosovës. Këtu është edhe shkaku i mos suksesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. BE dhe Serbia po e konsiderojnë Kosovën në territor të pazgjidhur në statusin juridik. Këta mendojnë që kjo çështje me dialog të zgjidhet . Pikërisht këtë kuk mund ta pranon Kosova. Kosova ka 16 vite që është shtet i pavarur dhe sovran. Mbi këtë bazë dialogon me shtetin serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".