E gjithë Evropa nën ombrellën amerikane

E gjithë Evropa nën ombrellën amerikane
E gjithë Evropa nën ombrellën amerikane

Agim Bajrami

  • 16 March 2024 - 11:44

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Siç duket fryma "anti amerikane" e kryeministrit Kurti po përhapej edhe në institucionet evropiane. 'Krenaria politike evropiane e pavarësisë' nga amerikanët , ka ngjall të kritikohet, edhe deklaratat e përfaqësuesit special amerikan për Kosovën , z. Escobar, i cili ka rreshtuar kushtet të cilat Kosova,do të duhej ti përmbush ,në raport me kërkesat e shtruara nga Serbia, për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Madje ,deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë ironizuar me deklaratën e Escobarit , se për kushtet dhe kriteret që do të duhej ti plotësoj Kosova, ata thonë se vendosim ne në mënyrë të pavarur në organet e Këshillit të Evropës, sipas vlerësimit të këtyre organeve për përmbushjen e vlerave të caktuara ,duke theksuar me ironi ,"se as SHBA-ja nuk do të mund të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, pa e hequr "dënimin me vdekje" ' . Por edhe për Evropën ,do të mund të thoshin amerikanët ,nuk do të kishin lirinë,pavarësinë dhe demokracinë e tyre, pa mbështetjen e SHBA-ve ,dhe Evropa sot do të mund të ishte, e rusizuar apo ukrainizuar . Prandaj , edhe mund të lutej Evropa ,në vëmendjen e tyre për përmbajtje nga krenaria e tyre e tepruar,se liria dhe sundimi demokratik evropian , do të mund të funksionojnë vetëm në saj të mbështetjes amerikane si në të kaluarën,sot dhe nesër... Përndryshe , Evropa pa amerikanët, do të mund të rusizohej, ukrainizohej, të kosovizohej, apo edhe të islaminizohej?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".