Serbia ka edhe agjentë tjerë në Kosovë dhe nuk janë vetëm ata dy të arrestuarit, i ka instaluar në të gjitha institucionet që nga policia, gjykata dhe deri edhe në AKI

Serbia ka edhe agjentë tjerë në Kosovë dhe nuk janë vetëm ata dy të arrestuarit, i ka instaluar në të gjitha institucionet që nga policia, gjykata dhe deri edhe në AKI
Serbia ka edhe agjentë tjerë në Kosovë dhe nuk janë vetëm ata dy të arrestuarit, i ka instaluar në të gjitha institucionet që nga policia, gjykata dhe deri edhe në AKI

Naim Miftari

  • 07 June 2024 - 17:53

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

Serbia hapat e parë për instalimin e spiunëve të vetë në Kosovë, dhe zgjerimin e rrjetit, i pati marrë në vitin 1999, posa u vendos UNMIK-u në Kosovë, pastaj ka vazhduar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Do të doja të besoja se Kosova ka filluar t’i hap sytë më në fund kundër spiunimit armiqësor serb në Kosovë, por dyshoj në epilogun e këtij episodi, pasi jam shumë i sigurt se edhe vetë AKI-a, Policia edhe Prokuroria Speciale janë të mbushur vetë me agjentë serbë

 

 

Arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për spiunin për BIA-n serbe, UDB-në, mendoj që sado që është pozitiv, është edhe i vonshëm, dhe frikësohem se është edhe i stërmadhuar politikisht, pasi nuk është fare sekret se Serbia pas luftës pati instaluar njerëz dhe agjentë të saj në politikë të Kosovës, në polici, në prokurori, gjykata, SHIK (në televizion edhe thesar i quanin), më vonë në AKI, FSK, në televizione, shtyp, në firma tregtare dhe pothuajse çdo kund.

Pra, Serbia hapat e parë për instalimin e spiunëve të vetë në Kosovë dhe zgjerimin e rrjetit, i pati marrë në vitin 1999, posa u vendos UNMIK-u në Kosovë, pastaj ka vazhduar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Do të doja të besoja se Kosova ka filluar t’i hap sytë më në fund kundër spiunimit armiqësor serb në Kosovë, por dyshoj në epilogun e këtij episodi, pasi jam shumë i sigurt se edhe vetë AKI-a, Policia edhe Prokuroria Speciale janë të mbushur vetë me agjentë serbë. Dhe normalisht se peshku i madh, e han peshkun e vogël, kjo vlen edhe për spiunët e konsipracionet sekrete, a mos ka filluar sot në Kosovë etiketimi dhe eliminimi i konkurrentëve dhe ish- kolegëve mes veti, kush do të akuzohet nesër dhe a janë këto vetëm lojëra politike sikurse tani kur incizimet politike kundër Mimoza Kusari Lilës, incizime këto ilegale jo ligjore, të manipuluara dhe të orkestruara nga BIA serbe, që po vendosin me pompozitet kinse sot patriotë bashkëpunëtorët e Ivica Stanishiqit, Vuçiqit e Ramës nëpër tv e media tona, këto dy raste janë të lidhura në aspektin kohor. Pse imediat e stanishiqave dhe të oligarkëve të korrupsionit e të politikanëve të korruptuar shqiptarë të Kosovës kurrë nuk e publikuan, por e mbajtën sekret sesi dhe ku u zhduk vite më herët eprori i lartë i policisë së Kosovës O. Musa, i cili kishte ikur në Britani dhe atje kishte pranuar se ishte pjesëtarë aktiv i UDB-së, i BIA-së serbe me detyrë konkrete pas luftës në policinë e Kosovës, pse kurrë askush nuk u morë me këtë temë, të hetohej edhe zyrtarisht se sa njerëz e policinë e Kosovës, sidomos ish- pjesëtarët e UÇK-së në polici (unë personalisht Naim Miftari isha edhe vet i dëmtuar), sa pjesëtarë shqiptarë kishte dëmtuar O. M. në policinë e Kosovës.

Ai nuk ishte i vetmi spiun që merrte urdhra nga Beogradi. Pastaj është rasti në presidencën e Kosovës që u mbyll dhe u mbulua me pluhur shumë shpejt 2009, 2014... Si arriti agjenti i BIA-s të bëhet këshilltar i presidentit Thaçi, ai i cili para dhjetë vjetësh ishte arrestuar në Kosovë, Branislav Nikoliq, si agjent i shërbimit sekret serb BIA, që punonte dhe tentonte të kurdiste fakte të rrejshme kundër UÇK-së. Disa vite më vonë Hashim Thaçi e ka pati emëruar këshilltar politik të tij në Presidencë! Personat që shiheshin në atë xhirim 2009 akuzoheshin se janë agjent të shërbimit sekret serb BIA të ardhur me mision nga Beogradi për t’u ofruar mijëra euro njerëzve, që janë të gatshëm të dëshmojnë rrejshëm kundër UÇK-së sidomos për transplantim të organeve, ata u arrestuan, u nxorën para kamerave me duar në pranga dhe nga bossat e politikës u quajt atëherë si një fitore e madhe! Disa vite më vonë çuditërisht njëri nga ata pjesëtar të BIA serbe të arrestuar disa vite më vonë çuditërisht bëhet këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga të dyshuarit Millutin Radanovic, Predrag Zhelkoviq shtetas të Serbisë dhe Igor Juçinac pjesëtar i Policisë së Kosovës si pjesëtar të shërbimit sekret serb në vitin 2009 ishin filmuar duke dhuruar qindra mijëra euro shuma të majme parash në këmbim të deklaratë të rrejshme për transplantim organesh akuza të servuara nga Beogradi kundër ish- UÇK- ës, këta persona të BIA- s i kishte arrestuar policia më 11 qershor të vitit 2009 në afërsi të Çagllavicës, për çka hetuesit kishin ngritur kallëzim penal për krim të organizuar dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, në atë kronikë të transmetuar në RTK, shfaqet dhe njëri nga personat e kërkuar, por që ishte në arrati ky është Branisllav Nikoliq i cili bashkë me tre persona tjerë akuzoheshin për krim të organizuar.

Dhe çuditërisht, Branisllav Nikoliq i BIA- s u bë pas disa viteve këshilltar i ish- presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit! Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut i cili kontrollohet edhe sot nga Pronto Mafia në mungesë të provave e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë në vendimin e kësaj gjykate ku fshihen emrat e të dyshuarve, ku thuhet se nuk janë gjetur elemente të mjaftueshme, por si përfundoi një agjent i BIA-s si këshilltar i presidentit të Kosovës këtë pyetje se dinë askush ndoshta e dinë vetëm Hashim Thaçi dhe vëllai i tij Gania!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".