
Lexoni edhe:
Pas fundit tragjik të Faton Hajrizit në Serbi, secila palë dëshiron ta paraqet ngjarjen për mbulim të dështimit në trajtimin meritor ligjor
Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani
Me trendët e vazhdueshme të zhvillimeve politike dhe diplomatike, sjelljet e palës serbe, po shihet se s’ka gjë prej kësaj teme, sepse shikuar realisht asnjëherë nuk ka pasur, duke pasur parasysh se Serbia asnjëherë nuk e ka pranuar as Marrëveshjen e Ohrit. Përderisa BE vazhdon në mënyrë të verbër që të ja imponoj Serbisë njohjen e kësaj Marrëveshje, Serbia po vazhdon të sillet sikur asgjë nuk është duke ndodhur. Pra kjo nuk është për tu çuditur. Serbia nuk do ta ndryshoje kahen e saj historike si mike e madhe e Rusisë dhe përfituese e perëndimit.
-Nga fakti që Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet të cilat po akordohen dhe firmosen në dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE, për këtë arsye kam thënë vazhdimisht, dhe e them përsëri, se BE dhe SHBA gabimisht po investojnë në Serbi, në përpjekje për ta bërë atë shtet demokratik dhe për tu integruar në BE.
Me trendët e vazhdueshme të zhvillimeve politike dhe diplomatike, sjelljet e palës serbe, po shihet se s’ka gjë prej kësaj teme, sepse shikuar realisht asnjëherë nuk ka pasur, duke pasur parasysh se Serbia asnjëherë nuk e ka pranuar as Marrëveshjen e Ohrit. Përderisa BE vazhdon në mënyrë të verbër që të ja imponoj Serbisë njohjen e kësaj Marrëveshje, Serbia po vazhdon të sillet sikur asgjë nuk është duke ndodhur. Pra kjo nuk është për tu çuditur. Serbia nuk do ta ndryshoje kahen e saj historike si mike e madhe e Rusisë dhe përfituese e perëndimit. Serbia e sheh BE-në dhe SHBA-të vetëm si një bankomat nga I cili vazhdimisht është duke vjelur para, por në asnjë mënyrë si shtete mike të saj. Kjo po ndodhë për shkak se vetë BE e ka mashtruar veten me Serbinë. Kështu ka vepruar edhe ambasadori amerikan Hill. Pra asnjëherë nuk ka pasur vullnet për të zbatuar plotësisht dhe pa kushte Marrëveshjen e Ohrit, por ka qenë shumë e qartë dhe decidive se e do asociacionin, por asgjë tjetër nuk do , dhe nuk do të pranoj. BE dhe SHBA nuk kanë dashtë të iu besojnë këtyre fjalëve e as vetes , duke menduar se Serbia bëhet aleate perëndimore. E tash po shihet si po sillet dhe ia pafshin Hajrin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".