Koha e fundit për pastrimin e skenës politike

Koha e fundit për pastrimin e skenës politike
Koha e fundit për pastrimin e skenës politike

Dardan Grapci

  • 09 August 2024 - 17:52

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Pozitë dhe opozite duhet ti bashkojnë forcat për ti larguar njëherë e mirë nga jeta publike e politike, por edhe nga Kosova, këta spiun, e jo ti lejojnë në Kosovë për të vepruar dhe maltretuar apo kërcënuar qytetarët e Kosovës, për interesa politike të Serbisë.

 

Edhe kjo legjislatura e institucioneve të shtetit të Kosovës, duket se po dështon sa i përket idesë së kahershme të bërjes së Ligjit për lustracionin dhe hapjen e dosjeve. Pra, edhe kjo legjislaturë po e përfundon mandatin 4 vjeçar dhe nuk do të arrij të bëjë asgjë për ti ndëshkuar ish anëtarët dhe anëtarët e tashëm aktiv të shërbimit sekret serb - UDB-a. Edhe kjo legjislaturë politike po vazhdon me hapat e ish-qeveritarëve të kaluar duke mos pasur guxim të merret me këtë problem, dhe ku do të jetë një minus i madh tek elektorati.

Për tu pastruar Kosova nga spiunët e UDB-së që i kemi akoma në mesin tonë duhet të bëhet Ligji i Lustracionit dhe të krijohet një Task Forcë e pavarur që nuk do të jetë i ndikuar nga politika dhe politikanët. Kjo task-forcë duhet të krijohet nga djemtë dhe vajzat që s’kanë frikë nga kërcënimet e politikanëve, e sidomos nga spiunët e UDB-s dhe UDB-a. Prandaj hapja dosjeve është e domosdoshme nëse dëshirojmë me pas një shtet të sigurt në të ardhmen. Gjithashtu duhet të publikohen emrat e personave të cilët janë aktiv dhe të cilët ndoshta kanë ndërruar jetë apo kanë dalë në pension.

Të zezat që ia ka bërë UDB-a qytetarëve të Kosovës nuk mundë krahasohet me asnjë agjenci sekrete tjetër. Mos të harrojmë se vetë agjentët e UDB-s kanë qenë të përfshirë në rastin PANDA në Pejë, pastaj rasti i helmimit masiv të nxënësve në vitin 1992, etj. Pozitë dhe opozite duhet ti bashkojnë forcat për ti larguar njëherë e mirë nga jeta publike e politike, por edhe nga Kosova, këta spiun, e jo ti lejojnë në Kosovë për të vepruar dhe maltretuar apo kërcënuar qytetarët e Kosovës, për interesa politike të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".