KOSOVA PARA SFIDAVE PER TA RUAJTUR PAVARESINE E SOVRANITETIT!...
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi
Lufta e tretӫ Botӫtore po troket gjithnjӫ e mӫ shumӫ duke u hapur konflikte dhe luftra gjithandej Planetӫs. Mjerisht Shqiptarët gjithandej ku jetojnӫ po vështrojnë me shqetӫsime dhe brenga se qka do tӫ sjell e nesërmja. Kӫtӫ situatӫ alarmante ku po rrezikohet Siguria Globale, liderӫt politikӫ, komandantat dhe njerӫzit qӫ ishin pjesӫ e Institucioneve tӫ Shtetit tӫ Kosovӫs nuk po e qajnӫ hallin pӫr ndӫrtimin e Shtetit ligjorӫ, pӫr zhvillimin dhe forcimin e Institucioneve tӫ Shtetit, por janӫ bӫrӫ tӫ pangopur pӫr tu pasuruar shumӫ e mӫ shumӫ duke harruar se fati i popullit ӫshtӫ i pӫrbashkӫt.
\Qӫ nga paslufta grupet e interesit qӫ u thirrӫn nӫ emӫr tӫ luftӫs deshӫn ta privatizojnӫ Kosovӫn. Kӫto grupe pa integritet nuk zgjodhӫn mjete pӫr ta grabitur pasurinӫ publike. Kӫshtu nӫpӫr Institucionet shtetӫrore, nӫ agjencitӫ e ndryshme u punӫsuan familjarӫt e komandanteve, tӫ liderӫve partiak tӫ afӫrmit e shӫrbimeve tӫ parapolitikӫs.
Po kӫta tӫ njӫjtit vrapuan pas privatizimit tӫ ndӫrmarrjeve shoqӫrore dhe aseteve tjera duke blerӫ pasuri me qmime qesharake vetӫm e vetӫm pӫr tu pasuruar pa pӫrfillur rregulla dhe ligje tӫ demokracisë dhe tӫ ekonomisӫ sӫ tregut. Kӫto struktura ishin aktive edhe atӫherӫ kur ishte konkursi pӫr pranimin e policӫve tӫ ri. Askush nuk ka mundur tӫ depӫrtojӫ (tӫ pranohet) pa pӫlqimin dhe bekimin e kӫtyre grupeve tӫ interesit tӫ thirrura nӫ emӫr tӫ luftӫs. E njejta gjӫ u bӫ edhe me rastin e pranimit tӫ kadetӫve pӫr Ushtrin e Kosovӫs (FSK-sӫ). Nӫ rend tӫ parӫ u pranuan djemӫt, nipat, familjarӫt, dajt, tezakat pa i respektuar kriteret meritor qӫ do tӫ duhej ti respektonte qdo institucion i Forcave tӫ Sigurisӫ. Kӫto deformime nuk u ndalӫn por u degӫzuan edhe nӫ Institucionet e Sistemit tӫ Arsimit. Kӫshtu nӫ Universitetin publik pӫrkatӫsisht nӫ Fakultetin e Mjekӫsisӫ dhe nӫ disa degӫ suplementare u pranuan djemӫt, vajzat dhe familjarӫt e kӫtyre matrapazëve. Nuk mjaftuan vetӫm kӫto devijime nӫ Sistemin e Shtetit por partitӫ politike dhe grupet e interesit tӫ cilat udhӫheqӫn me Kosovӫn pӫr interesat e tyre kohӫ pas kohe i shantazhuan dhe i korruptuan edhe disa portale dhe mjete tӫ informimit dhe disa OJQ tӫ cilat ishin ekspozitura tӫ politikӫs aktuale. Kӫto tӫ ashtuquajtura mjete tӫ informimit tӫ cilat ishin nӫ shӫrbim tӫ politikӫs bashkӫ me njӫ numӫr tӫ OJQ-ve fituan grande duke qenӫ nӫ shӫrbim pӫrmanent tӫ pushtetit. Lista e devijimeve depӫrtojӫ deri tek sektori privat i bujqӫsisӫ ku tӫ afӫrmit e liderӫve politikӫ dhe atyre qӫ ishin nӫ Institucione Qeveritare u dhanӫ grande dhe mekanizim bujqӫsorӫ njerӫzve – familjareve dhe miqӫve tӫ tyre. Lista e devijimeve nӫ emӫr tӫ Institucioneve tӫ Shtetit zbriti edhe nӫ ndarjen e pronave publike pӫr interesat biznesore e absurdi edhe mӫ i madh kӫto prona u shndӫrruan edhe nӫ pllace pӫr ndӫrtimin e pallateve dhe shtӫpijave private.
Kjo kategori, ky soj i njerӫzve tӫ cilӫt po vrapojnӫ natӫ e ditӫ pӫr tu rikthyer nӫ politikӫ dhe nӫ Institucionet e Shtetit janӫ pasuruar aq shumӫ sa nuk janӫ nӫ gjendje ti menaxhojnӫ pronat dhe pasurinӫ e fituar (e rrӫmbyer pas luftӫs). Tani kur Shteti i Kosoves po perballet me sfidat me te ndryshme partite politike dhe grupet e interesit jane aktivizuar per ti manipuluar sindikatat e punëtoreve per organizimin e grevave ne Arsim, ne Shoqatat e Veteraneve te Luftes, me Minatoret e Trepçës per te krijuar sa me shume mjegull dhe kaos me qellim te destabilizimit te situates. Duhet theksuar se kӫta nuk janӫ nӫ gjendje tӫ logjikojnӫ se rrethanat aktuale tӫ sigurisӫ nӫ Ballkan dhe mӫ gjerӫ paraqesin rrezik tӫ drejtӫpӫrdrejtӫ tӫ ndonjӫ lufte tӫ cilӫn po e kӫrkon Serbia duke u armatosur me tӫ gjitha llojet e armatimit kundӫr Kosovӫs. Nӫ fund po theksojmӫ se pasuria dhe kapitali privat i individit ka siguri vetӫm atӫherӫ kur Shteti ӫshtӫ nӫ gjendje tӫ mbrojӫ dhe garantoj sovranitetin, fatin e popullit, dhe ardhmӫrinӫ e tij. Andaj perqarjet dhe lufta per pushtet qe po ndodh ne politiken Shqiptare eshte e dhimbshme dhe paraqet mjerimin dhe mendësinë primitive te gjithe atyre qe janë pjese e ketij kaosi.