BE me vënien e sanksioneve është treguar aq anti-Kosovë saqë mund të thuhet se ka vepruar pro Serbisë

BE me vënien e sanksioneve është treguar aq anti-Kosovë saqë mund të thuhet se ka vepruar pro Serbisë
BE me vënien e sanksioneve është treguar aq anti-Kosovë saqë mund të thuhet se ka vepruar pro Serbisë

Skender Kapiti

  • 29 October 2024 - 06:50

Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti

BE i ka vënë sanksione Kosovës krejtësisht në mënyrë të padrejtë, dhe madje jo vetëm padrejtësisht por është treguar aq anti-Kosovë saqë mund të thuhet se ajo ka vepruar pro Serbisë.

 

-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është pyetur lidhur me heqjen e masave. Von Der Leyen ka thënë se veprimet që ka bërë Kosova lidhur me CEFTA-n kanë qenë shumë pozitiv, megjithatë ka thënë se nevojiten edhe hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrihet tek heqja e masave”- ka deklaruar ajo.

Republika e Kosovës ka plotësuar më mirë se të gjitha shtetet e Balkanit Perendimor të gjitha standardet moderne të shtetit ligjor dhe demokratik, mirëpo BE është treguar jo vetëm mosmirënjohëse por madje çuditërisht është treguar krejtesisht e padrejtë duke i ka vendosuar sanksione Kosovës.

BE vazhdimisht dhe padrejtësisht i ka bërë presione Kosovës për të pëmbushur kushte të cilat janë në favor të Serbisë gjenocidiste.

Është për t’u habitur që edhe Shqipëria ishte shteti i parë që i vendoisi sanksione Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".