Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë!

Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë!
Listë diskriminuese ndaj mërgatës sonë!

Florim Zeqa

  • 04 December 2024 - 22:17

Shkruan: Florim Zeqa

Përfshirja në listën zgjedhore të LDK-së i tre kandidatëve nga Gjermania dhe anashkalimi i shteteve me traditë dhe struktura organizative nga themelimi i LDK-së, si: Belgjika, Suedia, Norvegjia, Finlanda e shumë shtete tjera, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe Italinë me katër Nëndegë të themeluara dhe me një elektorat numerikisht shumë më të madh sesa Zvicra dhe Austria, e paraqet diskriminimin më të paskrupullt të strukturave qendrore të partisë ndaj mërgatës sonë!

Nuk e di çfarë kuptimi do të ketë turneu i "ndryshimit" i strukturave të LDK-së në shtetet pa përfaqësim në listën zgjedhore!

Elektorat i LDK-së ngrite zërin e mos hesht ndaj diskriminimit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".