
Lexoni edhe:
Përmes ftesës së fundit nga prokurorët 'specialë' për Kurtin, po tentohet të ndërhyhet në procesin zgjedhor
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Është shumë e vështirë që ndonjë mrekulli e madhe të ndodhë dhe mbi 33 marrëveshjet Kosovë-Serbi të fillojnë të zbatohen. Me vite është zvarritur zbatimi, dhe interesimi emergjent sipas BE dhe SHBA mbetet zbatimi i marrëveshjes.
-Palët nuk shohin ndonjë interesim në këtë drejtim. Kosova nuk mund të themelojë një Asociacion që prek rendin kushtetues dhe ligjor, ose të ndërhyjë brenda një sistemi juridik efektiv unitar. Asociacione të bazuara në ligjin për bashkëpunimin ndërkomunal mund të ketë, por jo në formatin si kërkohet.
Për këtë duhet të inicohen nga komunat ose të hynë në Asociacionin aktual të komunave. Pra, tash varet nga interesi i komunave për ndërbashkëpunim. Por, kërkimi për një Asociacion etnik juridikisht dhe me Kushtetutën aktuale është i pamundur, ose duhet të anashkalohet plotësisht struktura aktuale kushtetuese dhe, me marrëveshje ndërkombëtare, të formohet një Asociacion që prapë do të ishte antikushtetues. Është një qorrsokak. Serbia nuk do Asociacion që nuk e kontrollon 10 komuna brenda Kosovës. Kështu, duhet të jetë një Asociacion etnik me kompetenca ekzekutive.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".