
Votoni patriotët!


Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Pavarësisht se në Shqipëri pothuajse nuk ka parti politike patriotike, por shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet që të votojnë kandidatët pikërisht ata që votuesi i njeh mire; duhet t’i votojnë patriotët nese mundet që të ketë prej tyre në listat e kryetarëve të partive politike, nëse u shpëton kryetarëve të partive që nga “pakujdesia” të vendosin në listën e kandidimit ndonjë patriot apo ndonjë kandidat që të jetë së pari me kulturë, edukatë, me kontribute dhe me trashëgimi kombëtare e patriotike.
Votoni patriotët që e duan kombin, atdheun; votoni ata që kanë prioritet Krenarinë kombëtare, Ligjin, Kushtetutën dhe Demokracinë, dhe mos votoni ata që kanë prioritet korrupsionin, hajdutërinë, tradhtinë; mos i votoni ata që e duan politikën dhe pushtetin vetëm për të fituar miliona dollarë e pasuri nga korrupsioni dhe nga hajnija e pasurive të qytetarëve dhe të shtetit e të Republikës.
Tani në vitin 2025 kur në dy shtetet shqiptare do mbahen zgjedhjet:mos votoni më tradhtinë, pabesinë, matrapazët dhe keqbërësit kombëtar që ua kanë grabitur shqiptarëve pasuritë,drejtësinë dhe demokracinë; mos i votoni më ata prej të cilëve shqiptarët largohen nga atdheu pasi kanë humbur sigurine, besimin dhe shpresën!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".