
NËSE NUK KA DREJTËSI PËR KOSOVËN KURRË NUK DO TË KETË QETËSI PËR SERBINË


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Historia e një rrevolucioni
Shqiptarët e Kosovës janë populli me histori më tragjike në Evropë gjatë shekullit XX-të. Lidhur me këtë po thuej se tërë shekulli u kaloi duke luftuar për çlirim ekonomik dhe kombëtar. Serbët në anën tjetër si janë rrethanat në fillim të vitit 2025 janë lodhë nga urrejtëja që është një zanat i keq që burimin e ka në lakmi “qiellore”. Për t` u larguar nga kjo pozitë tragjike e urrejtjës si “rreligjion” serbian,më një ambicje programore në shtëpinë e studentëve në Prishtinë, në mbramje të 26 nëntorit 1968 ishin vijëzuar rreshtimet përfundimtare se do të mbahën demonstratat rrevolucionare dhe patriotike të studnetëve shqiptarë në Prishtinë. Ishte atëbotë një fillim i shekullit të shkrirjës së pozitës së robit, i burgimit të frikës, e cila pozitë psikologjike dhe fizike, nuk guxonte të shkëputej nga përvoja patriotike e së kaluarës shqiptare. Pra, demonstratat duhej të mbaheshin me moton: “Drejtësi për Kosovën dhe JO qetësi për okupatorin”. U nxuarr kjo platformë nga një fjali historike, ku thuhej: “Nuk dihët kush e shiti Kosovën në Londër më 1913, por e kemi parë deri me tash se kush e pagoi çmimin”!
Së këndejmi gjatë demonstratave, asgjë nuk duhej lejuar rastit, por duhej nxierr një nga një faktet historike, për të mësuar prej tyre, se ku ishim, ku jemi dhe kah shpje rruga për çlirimin e Kosovës, me mjete paqesore, ose me luftë të armatosur. Pra, të jemi realist se asgjë nuk zbulonim të re, por bazë e rreshtimit tonë në ardhmëri mbetej Programi i LRBSH-ës sajuar nga Adem Demaçi,me të gjitha çmimet. Pra Demaçi ngadal po bërej simbol i luftës së drejtë për liri, sidomos pas vitit 1966 kur shqiptarët e mundën frikën dhe filluan për t` i shpaluar padrejtësitë që u ishin bërë.
Po, studentët shqiptar të historisë që ishin të pakët, nuk patën guxuar të kontaktojnë me asnjë “jurist”,”ekonomist” apo edhe përfaqsues të degëve të Filozofikut e që quheshin: degë shoqërore, e që në tubim përfaqsoheshin vetëm nga poeti Beqir Musliu. Beqiri, jo vetëm që ishte konstruktiv, por provoi t` i plasojë kuvendimit detyrën e “lekturimit” të parullave, sepse ishte shkrimtar. Ne të tjerët (katër studentë, asnjë nuk ishte organizator), e patëm kundërshtuar, se demonstratat nuk guxojmë t` i cilsojmë si shtruarje parullash. Por, qëllimi jonë ishte shkurt e shqip: Kompromitimi i shtetit që po na robëronte, plus mbi plagën tonë aspironte ta marrë Jugosllavia (Tito) “Çmimin Nobel për paqe”. Këtë informatë e kishim nga profesori i Historisë botërore nga Zagrebi që quhej Stjepan Antolak. Demonstratat sipas disa studentëve që banin kravata dhe shtiheshin si aristokratë, ne duhej ende ta shtrinim qafën, dhe të kanqemi me atë shtet jugosllavë, sepse: “na ka nxierr nga robëria turke”, ku nuk e “kishim asnjë të drejtë për shkollim në gjuhën shqipe”!
Pra shqiptarëve, sipas tyre duhej të na ishte vtëmjaftim që na lejohët: të quhemi shqiptarë, të flasim shqip në rrugë, të kemi të drejtë në shkollim, dhe ta shkurtojmë kohën, kur vet do ta marrim në duar edhe shkollimin univerzitar, pasi që atë fillor dhe të mesëm e kishim përvetësuar po thuej se në tërësi. E vërteta, në këtë prognozë pushtetarët e LKJ-ës, po thuej se kishin sajuar një të drejtë bizare, sepse na i kornizonin mundësitë e shtruarjës së kërkesave kombëtare, sidomos ato ekonomike dhe statusore për Kosovën Republikë. Në lidhje me këtë, krahu rrevolucionar as që donte të ndiej për lansime të parullave boshe, dhe ishte përqëndruar, që tani ishte koha për rishqyrtim të mbarë politikës së LKJ-ës, pa e ditur se më 20 mars 1967 në Beograd Tito e kishte shtruar çështjën e Republikës shtatë në Polit-Byro. Sidomos, do ta kuptojmë pas një dekade më vonë përmes dokuemnteve, se pas Plenumit ‘historik’ të Brioneve në qershor 1966, çdo gjë ishte e mundur.Madje e dinim nga gazeta “Rilindja” se nepër tubime ishte kërkuar hapur Republika.
2.Analiza historike si anamnezë diagnostifikuese
Viti 1948 u cuaktua kufi, prej kah duhej të nisemi. Por si historian nuk na shpëtoi pa e bërë “operacion” edhe vitin 1947 kur dështoi ndërtimi i Federatës ballkanike Jugosllavi-Bullgari pa Shqipërinë dhe Greqinë. Në ato pazare të reja, me metoda të vjetra, Jugosllavia i kishte kërkuar në fenderatën e evntuale 6 vota. Bullgria në anën tjetër, sipas Beogradit duhej ta kishte 1 votë në çdo vendim. E kundërta, Bullgria kishte propozim të “istikamit”: që votimi për çdo ligj, nga kushtetuta e te poshtë të aprovohët në proporcionin: një me një. Në këtë nye u prish pazari i sllavëve Beograd-Sofje (Tito-Dimitrov), në të cilin pazar Shqipëria as që ishte në dieni, se çka po ndodhë. Dhe, pas këtij çakordimi, në Jugosllavi do të fillojë të dukët një fenomen që diktohej nga serbianët dhe malazezët. Nuk ishte fjala për Informbyron, por poenta serbiane, se si duhët aktualizuar Konventën Jugosllavo-Turke të vitit 1938, e cia kishte mbetur në gjysmë të rrugës pa u ratifikuar, me fajin e fillimit të Luftës Dytë Botërore, shtrohej si detyrë parësore politike dhe diplomatike.
E vërteta, më 1949 jugosllavët e çpikën pakicën turke në Jugosllavi, për ta shfrytëziar si “faktor” se: “në Jugosllavi kanë mbetur turq dhe ata duhët në stilin e Konventës Lozanës nga 30 janari 1923 të rikthehën andej kah kanë ardhur”. Ky “zbulim” në Beograd u kuptua se tani e tutje pushteti duhët të militarizohët dhe të fillojë presioni për deklarimin e shqiptarëve të rreligjionit islam për “turq”. Ndërsa, Tirana zyrtare krijimin e pakicës turke e kuptoi në esencë, dhe menjëherë si alarm politik më 2 shtator 1949, do t` i drejtohët Stalinit me një letër historike, në të cilën zbulohet se Jugosllavia po i trajton shqiptarët si popullsi të rendit dytë. Kështu do të dalin në luftën e pashpallur politike dhe ideologjike, kundërthënjet e para “sistemore” në mes dy shteteve. Këtij realiteti jugosllavët në anën tjetër, do t`i përgjigjën me themelimin e Shtabit të Aleksandër Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit. Ky shtab kishte për detyrë përgatitjën e të gjitha rrethanave që shqiptarët në Jugosllavi të mos mundën për ta duruar terrorin dhe “vullnetarisht” të kërkojnë “shpëtim” duke u shpërnguluar në Turqi.Njëherit J. B. Tito do t` i krijojë të gjitha rrethanat që me Athinën ta ndaj Shqipërinë në lumin Shkumbim, ndërsa me Ankaran ta gjej një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që Konventa e vitit 1938 të ratifikohët, ose të mbulohët me një Marrëveshje gojore, e cila në proces do të aprovohët më 5 mars 1953. Këtë marrëveshje do ta zyrtarizojnë J. B. Tito dhe Fuad Kyprili në Split. Pas këtij zyrtarizimi, do të pasojnë me qindra operacione terroriste, që do t` i organizon UDB-a, dhe ato “operacione” do t` iu mvishën shqiptarëve në të dy anët e Alpeve shqiptare. Lidhur me këtë, për t` i zbuluar “operacionet”, UDB-a dhe KOS-i do ta përdorin dhunën shtetërore në të gjitha trevat shqiptare dhe kështu do ta trasohët sheshi psikologjik i “mosdurimit” ndërnacional dhe përgatitja psiko-fizike e shqiptarëve që t` i lëshojnë trojet e veta, kuptohët duke angazhuar advokat sidomos në kryeqytetin e Maqedonisë. Kështu Shkupi në vend të kryeqytetit që ishte dikur i Shqiptarëve, tani do të konvertohët në qendër të avokatëve serbianë dhe malazezë, për shitjën e popullsisë shqiptare.
Por aksionit të UDB-ës, KOS-it dhe LKJ-ës për “vesika”,uji nuk do të “rrjedh” natyrëshëm, për faktin se Fadil Hoxha në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit do ta themelojë Shtabin e shqiptarëve, për të bërë propogandë që shqiptarët me asnjë çmim, mos të shpërngulën në Turqi. Për këtë arsye, do të themelohën nepër rrethe nënshtabet, të cilat në ilegalitet do të punojnë natë e ditë që “tregtia me shqiptarë” të dështojë në plotëni.
Këtë realitet të rrezistencës politike dhe kombëtare më 1955, do ta forcojë pranimi i Shqipërisë në OKB si dhe antarësimi i Shqipërisë në Paktin e Varshavës, për çka do të bien për dhe të gjitha pazaret për ndarjën e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, në rend të parë. Por qendrat e UDB-ës serbiane në: Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës nuk do të qëndrojnë duarkryq. Ato në fund të vitit 1956 e kishin përgatitë terenin që Panajot Plaku (Ministër i Mbrojtjës i Shqipërisë) të arratistët në Jugosllavi. Lidhur me këtë, dokumentet ushtrake dhe të LKJ zbulojnë se Panajot Palku në Germi të Prishtinës, e kishte organizuar një shtab ku studiohej strategjia se si një ditë forcat mercenare (Allbanezët dhe serbët) do të marrshojnë drejtë Tiranës, dhe në atë mënyrë Apostol Tanefi i emruar për drejtues të Qeverisë shqiptare, që ishte në Shkup nga viti 1949, me tri brgada këmbësorie të instalohej në Tiranë më 28 nëntor 1957, ashtu si kishte marrshuar Ahmet Zogolli në dhjetor 1924. Por, këto planifikime serbosllave, do të kthehën në pluhur shkretire, sepse më 1958 Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, do t` i drejtohët me një Prememorje Asamblesë së OKB, ku ndër të tjera spjegohej se:” Në Jugosllavi janë mbi gjysma e shqiptarëve të Ballkanit, por ata nuk e kanë asnjë shkollë të lartë apo fakultet në gjuhën e tyre. Madje pushteti i Beogradit ka paralajmëruar se do t` i mbyllë të gjitha shkollat e mesme me “faktin” se “nuk ka kuadro të kualifikuar shqiptar” (Libri i Bardhë”, Beogrda 1959). Këtë planifikim serbian në Shkollën Noramele të Prishtinës, pa e ditur prapavinë, do ta përmbys Fadil Hoxha: “Me çizme i kemi fituar shkollat, me çizme do t` i mbrojmë”. (Deklarata të Salih Nushit, drejor shkolle, Prof Ali Hadrit dhe porf Hasan Mekulit).
3. OKB aprovon rrezolutë mbi dekolonizimin nr. 1514 më 14 XII 1960
Duke e hetuar se do të nxinën me fakte se janë kah e terrorizojnë popullin shqiptar, me të shpejtë më 1959 në Beograd do të mbahët Plemumi ilegal i LKJ-ës për: “Të drejtat e pakicave në Jugosllavi”. Tezat e këtij plemumi, do t` u dërgohën pesë antarëve të KS OKB-ës, si dhe organizatës së Mosinkuadrimit, e cila kishte zërë fill si një fuqi politike ndërkombëtare. Jugosllavia e kishte rezervuar pozitën prijëse,në Botën e tretë ku thuhej se: “Jugosllavia duhët të mirret si shembull në glob për zgjidhjën e çështjës nacionale”. E vërteta, më 1958 Adem Demaçi do ta zbulojë në gjykatore se shpërngulja e shqiptarëve në Turqi është plagë që kullon, por që rinia shqiptare do të bëjë edhe të pamundurën që dukuria e padrejtësive të ndalët. Ky deklarim do të botohët edhe në shtypin Perendimor, dhe deri më 1966 do të mbetët temë kujdestare në të gjitha Kongreset e Lidhjës Kosovare (1954-1974), si pjesë e komuniteteve të etnive të shtypura.
Rezoluta mbi dekolonizimin e botës aprovohët më 14 dhjetor 1960. Po në këtë vit, Shqipëria do të lajmëron se largohët nga Pakti i Varshavës, sepse nuk e duronte parullën “Sovraniteti i kufizuar dhe revizionizmin Krushovian”. Ndërsa, Perendimi në anën tjetër do ta vazhdojë “këngën e vjetër” kundër rregjimit në Shqipëri e jo gjetiu, me të gjitha mjetët, PSE vetëm këtu?
Në lidhje me Prememorjën e Shqipërisë , Jugosllavët për ta ‘demantuar”, më 1960 në Prishtinë do t`i themelojnë disa fakultet si ekspozitura të Univerzitetit Beogradit. Studentët e parë nga këto fakultete do të arrijnë që për katër vite si “prodhim” vendor t` i shtrijnë spirancat në të gjitha poret e jetës, sidomos në arsim dhe administratë, duke e dominuar shqipën karshi serbo-kroatishtës. Në këto rrethana, të avansohesh në mësues në Kosovë, ishte një e arritur kolosale. Mbi të gjitha deri më 1966, dëshmojnë dokuemntët e kohës, do të mbushët Kosova me gjimnaze në gjuhën shqipe, po thuej se në çdo qytet, pa munguar edhe disa shkolla profesionale. Mbi të gjitha, në Kosovë ishte i respektuar tipi i shkollës normale, për ta fituar gradën e mësuesit. Atëbotë, nxënsit më të dalluar do të orientohën që të shkollohën për mësues. Dhe ky orientim do ta krijoi në procesin kohor shtresën e arsimtarëve më të respektuar në vend.Me këtë hov zhvillimi, çështja e mungesës së kuadrit arsimor do të mbyllët, aty kah fillimi i vitit shkollor 1970/71.
Derisa në Kosovë po gjallëronte lufta për arsimtarë patriot, në Jugosllavi ishte në kulmin e kundërthënjeve në mes sllovenëve dhe kroatëve në një anë për decentralizim të sistemit.Ndërsa serbër dhe malazezët do të përqëndrohën për centralizim të sistemit teritorialo-administrativ. Kësaj “dileme” sistemore në luftë për dominim dhe imponim, do t` i japi fund Plenumi i Brioneve më 1966. Aty fitoi rryma ideologjike e decntralizimit, që do të thot zbritje e pushtetit nga lartë poshtë. E sistemi komunal do ta mbyllë këtë luftë në tërë vendin më 1965.
4.Përpiekja që Kosova të avansohët në Republikë të shtatë
Pas Plenumit Brioneve, do të lirohët një energji rrevolucionare politike në vend, duke i nxierr të gjitha deformimet e UDB-ës centraliste me një anë, dhe duke shtruar kërkesa të reja për zhvillim, sidomos në lëmin e arsimit, ekonomisë dhe shendetësisë. Sidomos, zhvillimi ekonomik për shkak të mosinvestimeve me prapavi politike nuk po vihej në rend dite në asnjë forum. Sidomos në Kosovë që ishte një lloj kolonie e Beogradit, prej së cilës mirrej çdo gjë dhe nuk jipes asgjë, filluan të shfaqën mospajtimet e para të serbëve, sepse mbi të gjitha nuk e duronin barazinë. Prandaj, mu në këtë kohë rinia shqiptare, duke e vlerësuar realitetin, do të rreshtohët në dy binarë: më e lëshuar vendin dhe me gjetë punë, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, por gjithëmonë duke mos u shkëputura nga familja. Ndërsa në vend, lufta për shkollim do të pozicionohët si prioritet, mbi të gjitha detyrat.Duke e vrejtur këtë rreshtim të shtresave të reja shqiptare, si forcë më vitale në vend, më 20 mars 1967 në Polit-Byro të KQ LKJ Josip Broz Tito, do ta nxjerr në rend dite kërkesën historike të pas Plenumit Brioneve me këtë pyetje: “Deri në cilin nivel ka matastazuar idea e Kosovës Republikë e shtatë në Jugosllavi”. Lidhur me këtë temë, më 21 mars 1967 në Brezovicë udhëheqësia e Kosovës do ta kryqzojë Eduard Kardelin, sepse do të shtihët se kinse në Kosovë nuk ka rreshtim për avansim krahinës në republikë. Për kuvendin e Brezovicës, E. Kardel do të raportojë në Beogrda më 24 mars 1967 se: “Në Kosovë, udhëheqësia shqiptare, nuk ka ide për Republikë”! Por, sa ishte e ndarë udhëheqësia e Kosovës, nga populli treguan demonstratat rrevolucionare më 27 nëntor 1968 në Prishtinë. Jo vetëm kaq, më 10 dhjetor 1968 në Beogrda do të shkojnë tre drejtues të pushtetit Kosovës. Ata do ta plasojnë para J. B. Titos pyetjën: “A të ndërmarrim burgime masive, ndaj udhëheqësve të demonstratave”. Gjithnjë sipas dokumenteve konfidneciale, Tito që aspironte Nobelin, do t` u drejtohët shqiptarëve: “A nuk keni punë tjetër, çfar ju duhën burgimet masive. Plasone energjinë e juej politike në elektrifikim dhe ndertim të rrugëve në Kosovë”!
E vërteta, do të shkruaj Vlladimir Bakariq më 10 janar 1969 lidhur me këtë ngjarje: “Si pasojë e kundërthënjeve politike në Kosovë dhe Maqedoni (ku dominojnë shqiptarët), Marshali Tito si prijës i mosinkuadrimit në politikën e jashtëme dhe vetëqeverisjës në politikën e brendëshme në RSFJ, do të mbetët jashtë kandidimit për çmimin Nobel për paqe”. Mbi të gjitha, në anën tjetër në shkurt të vitit 1969, Kosova do ta fitojë “Ligjin Kushtetues” me propozimin e Fadil Hoxhës, i cili kishte munguar në kuvendin e Brezovicës si dhe në Delegacionin e shkuarjës në Beogrda më 10 dhjetor 1968. Me këtë rreshtim më 1970 me propozim të Fadil Hoxhës (i ndihmoi Vlladimir Bakariq), fakultetet e Prishtinës do ta avansohën në Univerzitet të Prishtinës. Tani “ania” e Kosovës ishte në ujëra të sigurta, por rrugëtimi progresiv nuk do të jetë i dëshiruari.
5.Shkollimi e nxorri Kosovën nga myku i robërisë!
Trendi i zhvillimit arsimor për shqiptarë nuk kishte të ndalur, sepse më 1971, Univerziteti i Prishtinës do t` i organizojë për herë të parë në histori studimet pasuniverzitare në Albanologji. Një vit më vonë (më 1972) Katedra e Historisë, do të i hap studimet pasuniverziatre, në fillim me 7 studnetë. Nga ajo kohë Kosova do të marrë kahje të re të zhvillimit serioz në lëminë e shekncës. Lidhur me këtë deri sa në Albanologji drejtonte kolozi i saj Akademik Idriz Ajati, në Histori drejtimin e shkollimit të kuadrove shkencore e mori kolosi i shkollës shqipe Alademik Ali Hadri. Në fushën e Albanologjisë, kontribut të lartë do të japin profesorët nga Tirana, Zagrebi, Vjena dhe Stambolli. Ky pozicion i Kosovës do të forcohët edhe me ndryshimet kushtetuese më 1974, ku fjalën kryesore e kishin: Fadil Hoxha me Vlladimir Bakariqin, me që rast Kosova arrin të avansohët në Krahinë kushtetuese, si elemnt i federatës jugosllave. Ndaj këti realiteti, menjëherë do të reagojnë me të gjitha mjetët politike kuadrot serbiane. Si realitet i atij mospajtimi për një kohë shumë të shkurtë Drazha Markoviqi do ta “publikojnë” “Librin e kaltërt”, si një kundërpeshë për Kushtetutën e Kosovës. Por prap, më 15 janar 1974 në Beograd, dëshmojnë dokumentët e LKJ me shenja “top sekret”: J. B. Tito do ta vejë në rend dite çështjën e avansimit të Kosovës në Republikë, kësaj radhe me propozim të Eduard Kardelit. Në mbledhjën e 15 janarit 1974, argumentojnë dokuemntët e kohës, do të infiltrohët me Drazha Markoviqin edhe njëfar Rajko Vidaqiqi, i cili pa asnjë rregull do ta merr fjalën edhe pse nuk ishte antar i forumit kushtetues republikan: “Josip Broze doklje sunce cvita, za Kosovo Serbija se pita” (Josip Broz deri sa të lind dielli, për Kosovë Serbia do të pyetët). Në ato rrethana, Tito do të detyrohët për të kërkuar sqarime se kah është infltruar Rajko Vidaçiq në forum. Por çështja e tij do të mbyllët me një injorim, sepse kreu i shtetit, nuk donte të hap front me shtresën serbiane që ishin deklasuar pas Plenumit Brioneve, si të deformuar.
Tani shtrohet pyetja: Pse u burgos për të tretën herë Adem Demaçi më 1975, pa bërë asnjë veprim politik opozitar? E vërteta, Adem Demaçi u burgos për ta marrur një drejtues politik i Kosovës pozitën e Ministrit të Punëve të jashtëme në RSFJ.Viti 1975 ishte në anën tjetër vendimarrës për mosndryshimin e kufijëve në Evropë (Helsinku). Vendimin e Helsinkut nuk do ta pranojë vetëm Shqipëria, fakt ky që nepër institute dhe fakultete të Kosovës spjegohej se: “Shqipria ka pretendime terrotoriale ndaj Serbisë dhe Maqedonisë, sepse Kosova dhe disa pjesë tjera i janë grabitë shtetit shqiptar, në tyrezat diplomatike më 1913 në Londër, më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris”, do të shkruaj Vllada Dapçeviq (malazez). Këtë pozicion do ta përvetësojë edhe politikani Ukshin Hoti, në veprimet e tij politiko-patriotike. E vërteta, Prof Ukshin Hoti do të shpërthej me tërë energjinë në Zagreb në një simpozium më 1976, që kishte për temë debati: “Shpërnguljën si dukuri ballkanike”. Me që simpoziumi ishte ndërkombëtar Prof Ukshin Hoti do të shkrep akuza se: “Ndaj shqiptarëve Jugosllavia është siellë sikurse ndaj qytetarëve pa shtetësi”. E vërteta, gjatë gjithë vitit shkollor më 1976/7, temë dite do të bërët çështja e ‘Librit kaltërt’. Ky dokument “ilegal” serbian do të mbetët temë e hapur politike, sepse pushtetarët serbianë me asnjë çmim nuk donin ta promovojnë Kosovën si entiet jashtë Serbisë. Prandaj, do të kërkojnë ‘ilegalisht’ nga Tito që: “ta deklasojë Eduard Kardelin sikurse Gjillasin dhe Rankoviqin”, do të shkruaj Vinko Hafner në fillim të vitit 1978.
E vërteta, lufta për popullarizim të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, do të merr epilog pozitiv kulmor më 1978, me Simpoziumin për: “Lidhjën shqiptare të Prizrenit”. Bota e civilizuar me shënimin e kësaj ngjarje: “Do ta kuptojë se Kosova është një kapital kombëtar historik për Shqiptarinë”, do të shkruaj Akademik Branisllav Gjurgjev, profesor i Filozofisë së Historisë në Univerzitetin e Sarajevës. Lidhur me këtë në anën tjetër, në Beograd shumica e shkenctarëve serbian do ta nominojnë Lidhjën shqiptare të Prizrenit, si një instutucion që binte në desh me ralitetin në RSFJ-ës. Pra, me këto qëndime shkencore (Gjurgjevi) dhe antishkencore (V.Qubrilloviqi), do të fillon matja e muskujve politik dhe shkencor. Në këtë shesh shkencor do të shquhët Akademik Ali Hadri, me krijimin e shkollës kombëtare në frymën e Hasan Prishtinës dhe Adem Demaçit, duke e shtruar për toke çdo pohim politikanesk të Svetozar Vukmanoviq Tempos, lidhur me Luftën Antifashiste Shqiptare. Për kët[ pozicion kombëtar Prof Ali Hadri ishte vënë nën hetime për dhjetë vjetë (1972-1982). Dhe, në këto valë, rinia dhe populli në Kosovë, po thuhej se kishte arritur shumë në emancipimin kombëtar, por donte edhe më tepër. Donë që Kosova të avansohët në Republikë, sepse kishte formuar bindje si aty ishte zgjidhja. Këtë ide patriotike, do ta përkrahin gati të gjithë profesorët që mbanin leksione në Prishtinë, në Degën e Historisë, ku kisha qenë vet student, duke filluar nga Akademikët: Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Kristo Frashëri, Arben Puto etj. Këta profesorë nuk kishin asnjë ngarkesë, por do të na përgëzojnë për punën hulumtuese dhe monografitë e botuara, me objektivitet të lartë profesional. Madje, do të na ofrojnë që të mbajmë leksione në Tiranë.
6.Demonstratat shqiptare që e sollën Jugosllavinë buzë varrit që e meritonte
Mbi këto parime politike dhe patriotike, në Prishtinë studenët, paralel me këtë nivel të shkencës, do të fillojnë aksionet e para që përmes demonstrimit sikurse më 1968, të arrihët qëllim avansimi i Kosovës Republikë. Pra, u poq mendimi se Kosova ndryshon vetëm me punë dhe përkushtim patriotik!Prandaj, mospajtimi i shqiptarëve me pozitën ekonomike dhe trajtimin e tyre si popull i rendit dytë, edhe pse Kosova fitoi Kushtetutën (1974), do të shpërthejë në mars/prill 1981 demonstrimi patriotik, sa që eskalimi do të shndërrohët edhe në tentim kryengritëje më 2 prill 1981. Në anën tjetër, pa asnjë paralajmërim, pushtetin policor dhe ushtrak në Kosovë, do ta ushtrojnë jashtkushtetutëshëm pushtetet e repubilkave tjera, por jo të Serbisë (!) për dy muaj, deri në qershor 1981.Në realitet, ndodhi ky fenomen, derisa ish udbashët serbianë u zgjuan dhe u organizuan që të vërsulën me tanke, për herë të dytë ndaj shqiptarëve duarthatë. Vala e krimeve të tyre policore do të sigurohët me aprovimin e: “Platformës politike për Kosovën 1981”, dokument ky që fillim e mbarim ishte antikushtetues, sepse legjitimonte dy pushtetësin. Mbi të gjitha “Platforma…” i kulaifikonte demonstratat shqiptare si “kontrarevolucionare”, pa pasur fakte sepse në demonstrata nuk është dëgjuar dhe kërkuar asnjë fjalë për ndryshimin e sistemit socialist në kapitalizëm. Edhe më keq kur Univerziteti i Prishtinës që ishte krijuar “me çizme” si thot Fadil Hoxha, u kualifikua në Beogrda si “kala e Kontrarrevolucionit”. Ky dypushtet në Kosovë (LKJ dhe policisë), do të zgjatë deri më 1983, kur Kryesia e LK Kosovës do t` i themeloi (sigurisht me urdhër nga lartë) shtatë brigada (21 batalone) të Lidhjës Komuniste të Kosovës, forca këto që ishin nxierr si “institucione”, nga historia e Partisë naziste të Hitlerit, sepse asnjë parti, nuk lejohet që të ketë forca të armatosura.Pra,ato shtatë brigada (21 batalone), nuk janë shuar kurrë sipas dokuemnteve zyrtare, deri më shpërbërjën e Jugosllavisë më 4 korrik 1992.
7.Jugosllavinë e lindën evropianët (1919) por e varrosën serbianët (1981-1992) me megalomani
Në anën tjetër pushteti në Serbi pas vdekjës së Titos (1980), hapur do të provojë për ta kthyer Aleksandër Rankoviqin në pushtet, dhe nuk u kthye vetëm pse ai ishte i smurë rënd nga smundja e pasherueshme.Në këtë aspekt serbianët kurrë nuk ishin larguar nga poziata centraliste, sepse pozicionin e tyre e tregoi varrimi i A. Rankoviqit më 1983, me që rast në varrim ishin tubuar afër një milionë komunisto-çetnikë serbianë. Por, mbi të gjitha fryma e Rankoviqizmit do të shpërthej më 15 maj 1985 në një sipozium ndërkombëtar në Beograd, ku do të plasohët pa paralajmërim në program tema: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija” (Kombi i shtypur-serbian dhe shtypës-serbian). Rreth kësaj teme serbiane në luftë për dominim, me rastin e leximit është ngritur kundërshtim, vetëm nga historianët shqiptar nga Kosova. Të gjithë të tjerët e injoruan në heshtje. Por çështja e serbianëve u plasua para opinionit jugosllav dhe ndërkombëtar si komb i shtypur. Ndërsa pozita koloniale e shqiptarëve u mbulua me propogandë oratorike. Por në fund pazari serbian nuk u shit, sepse iu kthyen rrënjët kah dielli, duke iu thënë publikisht: Rrena serbe është malli më profitabil në Evropë (HB)! Deri kur do t` i besoni kësaj shkolle të Panta Sreqkoviqit,themlues i shkollës rrenave serbe!
E vërteta, tema “Kombi i shtypur dhe shtypës” ishte një parathënje si paralajmërim i një dokumneti të kombshëm që do ta mban titullin “Memorandum”, përpiluar nga kokat e mykura me shovinizëm në Akademin Serbe të Shkencave. Ai dokument u publikua më 1986, në dhjetëvejtorin e: “Librit kaltërt 1976”. Pra, serbianët po e shkelnin Kushtetutën sërish, por askush nuk do ta lëvizë dukurinë serbiane që mos të respektohët kushtetuta.E vërteta forcat e errësirës serbiane të kurajuara me Memorandumin e tyre, provonin që rininë shqiptare ta kompromitojnë dhe akuzojnë, vetëm pse shkruanin ndonjë parullë, apo ndonjë kërkesë që Kosova të avansohët në Republikë. Por, anti kushtetutëshmëria nuk mbeti vetëm me Memorandumin që ishte inmemoriam i Jugosllavisë.
8.Me 1987 Beogradi lanson “Programin jugosllav për Kosovën”
Në luftën për pozitë megalomane më 1987 e ideua, ndërsa një vit më vonë në Kuvendin Federativ u aprovua: “Programi jugoslllav për Kosovën”. (“Sluzbeni list SFRJ” br.2/1988). Me këtë program Kosova transferohej në një koloni e tipit shekullit XIX diku në Afrikë apo Azi. Por popujve tjerë të RSFJ-ës iu bë me die se kah po zynon nazifashizmi serbian. Prandaj të gjithë filluan të friksohën. E vërteta, Kosova dhe republikat me federatën, me “Programin Jugosllav për Kosovën”, do të ngarkohën me 102 detyra për ta rikolonizuar Kosovën me sllavë dhe malazezë. Ky programin do të aprovohët në Kuvendin federativ me kërkesë se kinse: “Nga Kosova pas Plenumit Brioneve (1966), “ishin shpërngulur afër 200 000 serbo-malazezë”, të cilët, partia, kisha, policia dhe ushtria do t` i ndihmonte për t` u kthyer.Në realitet, SPB-a e Kosovës për kohën 1966-1987 kishte nxierr një dokument, tejet konfidencial dhe nuk lejohej që të publikohej, por ishte vetëm për zyrtarët e besuar shtetërore. Aty me fakte thuhet se: “Nga Kosova 1966-1987 ishin shpërnguluar për shkaqe familiare dhe ekonomike 28 250 serbo-malazezë, kryesisht familje, kryefamiljarët e të cilave kishin punuar në UDB ose në admistratë, e që pas qershorit 1966 ishin cilsuar si të deformuar. Nga ajo kvotë, thuhët në dokuemtin me shenjë: “top sekret”, 2315 familje me nga 1 deri në 3 fëmi ishin bujqë, por që origjina e tyre ishte e atillë se kishin marrë prona të shqiptarëve që e kishin luftuar pushtetin e kralevinës jugosllave me armë, nga Azem Bejtë Galica e tutje me organizim të Komitetit Kosovës”. Në dokumetin që posedohët, më tutje thuhët se prej totalit, vetëm 25 familje që janë marrë me bujqësi ishin kolonizatorë në Kosovë gjatë periudhës 1912-1914. Kurse të tjerat janë familje kolone të periudhës në mes dy luftërave botërore (1918-1941), por që pas vitit 1945 ishin pozicionuar të punojnë për UDB-n famëkeqe”.
E vërteta, “Programi jugosllav për Kosovën”, kur nuk e solli asnjë rrezultat konkret, drejtuesi i pushtetit në Serbi (Sllobodan Millosheviq) dhe drejtuesi i pushtetit në Mal të Zi (Momir Bullatoviq) të ndihmuar nga KOS dhe mbeturinat e UDB-ës, do të organizojnë grusht shtet në Kosovë më 23 mars 1989, duke e ktyer Kosovën në pozitën e diktaturës ushtrake të 8 shkurtit 1945, kur ushtrinë e drejtonte Sava Derleviq (serbian), ndërsa partin e drejton Gjoka Pajkoviq (malazez), krejt me prapavi që Kosova të ndahët në mes dy republikave, ashtu si ishte ndarë pas Luftës ballkanike më 1912.
9.Tani shtrohët pyetja: cila ishte esenca e grisht-shtetit në Kosovë më 23 mars 1989
Pushtetin serbian në Beogrda do ta friksojë deri në ekstrem bashkimi i Gjermanisë që ndodhi më 1989. Dhe për ta penguar që “Kosova do t` i bashkohët Shqipërisë”, Beogradi do ta “grabitë” kohën dhe do të ushtrojë grusht=shtetin duke suprimuar Kushtetutën decentarlizuese të Kosovës (1974).
Me këto synime koloniale më 13 mars 1990, në Kragjorgjevë (Beogrda) do ta pasojë marrëveshja sekrete Millosheviq-Tuxham, që zbulonte një çasje speciale për Kosovën. Në marrëveshje Millosheviqi do të zbulojë shndërrimin e Kosovës në koloni të serbizuar. Aty, parashihet që një pjesë e dsiponueshme e serbianëve në Kroaci, të kolonizohën në Kosovë, ndërsa shqiptarët të deportohën përtej Bjeshkëve në Shqipërinë Bregdetare, ose kah të duan. E vërteta, më 1990 aporovohët Kushtrtuta e Serbisë, kurse më 1992 aprovohët Kushtuta e Federatës Demokratike të Jugosllavisë- Serbi- Mali i Zi, si ‘vijimsi’ e Jugosllavisë së Dytë (1945-1992), në të Tretën ( Jugosllavia e Zhablakut 1992-2006), ala “Rajhu i tretë”! Pra, definitivisht Jugosllavia u prish në themel atë ditë kur u shkëput Mali i Zi. Dhe, kur: sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, malazezët nuk mund të jetojnë me serbianët beleagji dhe përvetësues, atëherë si mundën shqiptarët të jetojnë me këtë popull si ekspoziturë e fashizmit rus. Jo, Kosovës iu lejua shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
10. Lufta e UÇK-ës është kulmi i faktorizimit të Kosovës në botë
Të gjitha pazaret sekrete dhe publike për kthimin e Kosovës në koloni moderne serbiane do t` i prishë lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, edhe pse nuk duhët injoruar një lloj pushteti të adaptuar paralel që e ushtronte LDK dhe drejtuesi improvizues i saj. Por, okupatori serbian, me tri programe nazifashiste, më në fund tentoi ta shuaj përgjithëmon shqiptarinë, sidomos në Kosovë. Ato programe tani janë të njohura: 1. Toka e djegur (i bombardimi 1007 fshtrave dhe të gjitha qendrave administrative); 2. Koridoret përplasëse (Deprotimi afro një milion shqiptarë jashtë Kosovës); 3. Patkoi (Program për likvidimin e UÇK-ës). Siç shihet nga hulumtimet 20 vjeçar nuk mund të haset se pushteti fashist serbina ka bërë program për ta shkatrruar LDK-ën. E vërteta, të tri programet serbe, në fund të shekullit, u inkorporuan në funksion vetëshkatrrues. Por lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s nga 24 marsi 1999 do ta kthejnë JDF (Jugosllavinë Demokratike Federative) në gërmadha. Pra, le të dihët historikisht se pas 23 marsit 1989 vjen 24 marsi 1999, pas dhejtë vjetësh, por vjen, sepse deri me sot asnjë popull në glob nuk ka arritur ta shuaj okupatori, sidomos me 37 programe (1844-1999) antishqiptare. Më 10 qershor 1999 do të merr fund epoka e kolonializmit modern serbian në Kosovë. Njëherit do të fillojë njëfar kolonializmi special i UNMIK-EULEX-it, edhe pse është evident se më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, realitet ky që u zyrtarizua edhe me GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) më 2010. Ky argument shkencorisht e përjashton Rrezolutën e KS OKB nr 1244 nga çdo funksion. Por,mjerisht forca nuk pyet për drejtësi prandaj ilegalisht pushteti i EULX dhe UNMIK po zgjatë në heshtje të injoruar, edhe pse Kosovën e kanë parnuar 117 shtete. Dhe pse mos ta themi, se prezenca e KFOR-it (substrat i NATO-s) që Kosovën nuk e parnon si subjekt shtetëror sovran dhe të pavarur, po i hapë Serbisë nazifashiste orekse se: “ Serbia ende nuk e ka hekë çdo shpresë për t` u ktyer në Kosovë”, por si pushtet i tiranisë.
Edhe më konkret, me gjithë këto ndryshime, me të gjitha psimet që i ka pasë Serbia nazifashiste, krrokatja për Kosovën nuk po ndalet, nuk po ndalën as dialogjet, as kushtzimet, as kërcnimet ndaj Kosovës. Po, serbët sikur e dijnë se po u ndalën së propoganduari për Kosovën, atëherë shqiptarët do ta kërkojnë që t` u kthehet Sanxhaku i Nishit, i cili deri më 1878 quhej Shqipni e Vjetër. Dhe po ndodhë ky fenomen sepse politikanët tanë në luftën për pushtet, po e harrojnë misionin e shtetit dhe po shtrojnë pyetje relative, madje duke plasuar teori se çlirimi i Kosovës do të ndodhëte duke bërë llafe dhe duke lëshuar deklarata: Kur u çlirua Shqipëria; kur u çlirua Kosova; filani nuk e ka shpallë pavarsinë por e ka lexuar Deklaratën e deplasime tjera politikaneske.
Krejtë këto thash e thëme, ndodhin për t` i mbuluar propoganduesit dështimet e veta. Po mbi të gjitha, për t` i defaktorizuar faktorët e vërtetë të çlirimit Kosovës, mjete tani për tani janë shumë të ulta-primitive. E mbi këtë politikë të mjerimit serbiani po gjallëron, për ta pritur “ditën e kjametit”,pushteti nazifashist i Beogradit, i cili tani është ‘dasmë’ sepse do t` i ndahet Vojvodina e kolonizuar me sllavë më 1945/48. Po, Beogrdai është mësuar për të përfituar në kryqzata politike dhe diplomatike, duke e konvertuar dialogun në diktat, ndërsa diktatin në luftë psikologjike. E vërteta, tani do të këndohët këngë tjetër, sepse po e kupton edhe vegjlia.
11.Të gjithë diktatorët dhe diktaturat janë të vdekshme
Pse u vra Zoran Gjingjiqi, sepse pati më i publikuar të gjitha dokuemntet e krimeve serbe në Kosovë. Por, ligji i historisë është i pamëshirëshëm sepse të gjithë diktatorët: Franko, Salazari, Hitleri, Stalini,Mao, Pol Poti, Pinoçe, Videla, Sadam Hyseni, Millosheviqi vdiqën në shtrat. E kotë, duhët të mësohët se të vdekurit nuk kthehën. Por në anën tjetër shqiptarëve, që luftuan për çlirimin e Kosovës, ende po u organizohën njëmijë intriga të “zanatit” të brendëshëm dhe të jashtëm ose të dya së bashku (hulumto sielljet e Borrelit dhe Llajçakut), me të vetmën prapavi që shteti i Kosovës të defaktorizohët. Por, le të dihët se: ata që provojnë të na kthejnë prapa, në robëri, duhët të mendojë mirë se: shkolla Hasan Prishtinës, Emin Durakut, Adem Demaçit, Adem Jasharit, po edhe Ibrahim Rugovës, nuk janë lojë. Mbi të gjitha çlirimi i Kosovës ka emër dhe quhët UÇK, me aleatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me burrshtetasit dashnorë të demokracisë dhe sovranitetit për çdo popull në Glob si: Zhak Chirak, Toni Bler, Bill Klintoni famëlartë.
Studimi i kushtohët shembullit të heroit: Gjeneral Tahir Sinanit!