
Lexoni edhe:
Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë duhet parandaluar urgjentisht
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Kjo marrëveshje rajonale mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një shenjë pozitive për NATO-n, sepse në rast lufte, NATO do të ketë një krah të fortë edhe në aspektin rajonal. Madje, NATO duhet të konsultohet ngushtë me këto tri shtete për mënyrën se si duhet të bëhet përgatitja mbrojtëse në Evropën Juglindore.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë duhet parandaluar urgjentishtLexoni edhe:
-Hapi i parë do të ishte që NATO të pranonte Republikën e Kosovës si anëtare të plotë të aleancës. Antarësimi i Kosovës në strukturat e NATO-s do t’i jepte një goditje të fortë planeve pansllaviste në Evropën Juglindore, si dhe planeve ruso-serbe për kthimin e forcave të tyre ushtarake në Kosovë – një ëndërr e serbëve që nuk do ta realizojnë më kurrë.
Në anën tjetër, kjo marrëveshje nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por duhet të fillojë të zbatohet edhe në jetën praktike. Kjo përfshin mundësinë e marrëdhënieve triaste në përgatitjen e kuadrove ushtarake, ecjen përpara me mbledhjen e të dhënave të ndryshme dhe përgatitjen e një plani ushtarak për mënyrën se si mund të mbrohen këto tri shtete në rast të një agresioni ruso-serb. Unë mendoj se duhet të punohet më shumë dhe të flitet më pak.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".