
Lexoni edhe:
Albin Kurti, e gjeti Kosovën me sistemin e drejtësisë të rrënuar
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Serbia gjithmonë ka ndërhyrë në zgjedhje përmes Listës Serbe, e kanë toleruar edhe vendorët por edhe bashkësia ndërkombëtare. Serbia edhe ka mbajtur zgjedhje në Republikën e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
Albin Kurti, e gjeti Kosovën me sistemin e drejtësisë të rrënuarLexoni edhe:
-Kjo praktikë u ndal nga Kurti. Reagime kishte nga të katër anët e botës, sepse ata e dinë. Serbia pretendon se ka sovranitet aty ku jetojnë serbët dhe ndërhyn edhe në atë kush do të zgjidhet, lëre më për gjëra të tjera. Serbia e orienton se serbët me kë duhet të bëjnë koalicion, apo kujt t’ia japin votat, edhe kush do të bëhet ministër për komunitete. Por Kurti ndryshoi këtë dinamikë.
Për këtë arsye ka shumë telashe me ndërkombëtarët, të cilët ia mbajtën një shpresë të rrejshme Serbisë. Kjo gjithmonë është cilësuar te shteti i Kosovës si çudi më vete, pse duhet të jetë kështu, por më nuk është kështu. Kjo histori ka ndryshuar, por jo edhe interesi i Serbisë për ta ndalur këtë ndikim. Si shtet bën përpjekje të ndikojë dhe për këtë nuk qortohet ndërkombëtarisht. Kjo më nuk ka sens të komentohet. Ndërkombëtarët dëshirojnë që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë në këtë segment.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".