
Lexoni edhe:
Serbia gjithmonë ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Krijimi i një qeverie me deputetët që votojnë si fryt i marrëveshjeve të fshehta politike nuk është rrugëzgjidhje. Qeveritë e krijuara në atë mënyrë janë të prira të dështojnë shumë shpejt. Edhe Nisma, por edhe çdo parti tjetër shqiptare, duhet të ulen së bashku dhe të bisedojnë se si të ndërtohet Qeveria e Kosovës, dhe jo sipas logjikës "dua t’i jap votat se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk kemi mundësi të zgjidhemi prapë deputetë". Me këtë dua të them se Qeveria duhet të themelohet në baza të shëndosha dhe jo vetëm për krijimin e numrave.
Serbia gjithmonë ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës SerbeLexoni edhe:
-A ekziston mundësia që deputetët e partive politike, që janë zgjedhur deputetë, të qëndrojnë në postet e tyre në Kuvend, kurse Qeveria e Re e Kosovës të zgjidhet nga profesionistët? Jam i bindur plotësisht se një qeveri profesionistësh do të jetë më funksionale sesa një qeveri militantësh partiakë, shumica e të cilëve janë amatorë në qeverisje.
Në këtë pikë, partitë tona politike nuk janë të vetëdijshme se sa dëm po i shkaktojnë Republikës së Kosovës me militantizëm, mosprofesionalizëm, familjarizëm, korrupsion, orientim të gabuar politik, duke lëshuar pe në lulëzimin e dukurive negative që nuk janë në traditën e popullit shqiptar. Kjo, dita-ditës, po e sjell Republikën e Kosovës buzë një gremine, e cila do të kërkojë kohë, mendje, mjete materiale dhe veprim urgjent kombëtar për t’i kthyer gjërat në vendin e duhur.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".