
KUSH PO E LUAN ROLIN E DOSTOJEVSKIT DHE IDIOTIT NË PARLAMENT?


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Prof.Dr Hakif Bajrami
Letër publike Parlamentit Kosovës
Mendoni parlamentarë!
Mjafton të përseritët se Perendimi shumë ka hargjuar në çlirimin e Kosovës. Miqët në Vashington dhe Bruksel janë shumë të zhgënjyer, për faktin se kend e paska votura populli më 9 shkurt 2025. Por mbi të gjitha i zhgënjyer dhe i dëshpruar është populli i Kosovës. Deputetë nën “betim” pra i folni trurit, sepse jeni inatosur me zemër për interesa meskine. Dhe mbane në mend se gjaku i Adem Jasharit ka për të ju mallkuar. Jeni ka luani me fatin e Republikës Kosovës.
Dostojevski ka hargjuar kohë dhjetëvjeçare për krijimin e Idiotit si koncpet. Në Parlamentin e Kosovës, koncepti i idiotit po krijohet dhe kompletohët për njëzetë minuta, qe pesë herë. E them këtë në bazë të pozicionimit të popullit, sepse ky popull është lodhë nga luftërat, robëria, mizoritë ndaj tij dhe nga intrigat po i paguan me kamatë. Lidhur me këtë, po të ketë tru madhor në Parlament, do të dilte në foltorte dhe Ai do t` ua thoshte “kolegëve” se nuk e meriton popull një torturë të këtill. Shiqoni se çka po flasin pas dështimeve “kallauzat karagjoz”, që ironizojnë me popullin, sepse për ta nuk ka as moral, as dinjitet, as burrëri e as urtësi Kastrioti. Largë keni shkuar, rruga juaj nuk do jetë e gjatë. Ju them se po silleni në rrethin e thatë.
Rruga e Republikës Kosovës ka pasur histori të dhimshme. Unë e di se shumica jeni patriotë nga të gjitha partitë, pa dallim. Pra, po të ishte në pyetje ndonjë personalitet si: Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Xhevë LLadrofci apo Ibrahim Rugova, Jo, asnjëri prej këtyre nuk do ta lejonte që popullin ta torturojë për të ngritur karierë politike, qoftë ai rrol: “Dostojevski” qoftë “idiori” i sotëm. Mbani në mendë, deputetë nën betim. Në Zyrën politike të të UÇK-ës në Prishtinë, çka nuk kemi përjetuar. Gjithëfarë ofendimesh na janë drejtuar, sidomos ndaj Adem Demaçit. Dhe ai me një stoicizëm dhe burrëri ala Hasan Prishtina apo Bajram Curri, u thoshte: “Po, ju keni të drejtë të na quani “terroristë”! Por, ne shqiptarët kemi të drejtë të bëjmë luftë të drejtë. Dhe qëndrimin tonë do ta vlerëson bota e civilizuar. Kështu sinqerisht mendon edhe Presidenti Ibrahim Rugova- pra i tërë populli. Jemi në një front të gjithë”!.
Deputetë nën “betim”. Ju po dëshmoni se nuk jeni kah i jepni pesë pare për popull, për ata që ju kanë zgjedhë. Mbane në mend se e sotmja nesër bërët dje. Prandaj, autoriteti i juaj është shtrirë për tokë, me sielljët e jueja në Kuvend. Prandaj, nuk e meriton qytetari i Kosovës këtë pozitë poshtruese. Për ndryshe, “fiskulturat” e jueja politike kanë fund, po thonë ata që dijnë se si ndërtohet dhe mbahët shtëpia. Ne i tham okupatorit Jo qysh më 1981. Prandaj bëhuni të arsyeshëm dhe thuajani inatit JO.
Në Moskë, zyret diplomatike që mirren me çështje të “imta”, po thonë se: “Investimin më profitabil për Beogradin, sot është në Kuvendin e Kosovës”!
Dhe në fund një këshillë nga filozofia e historisë: Në politikë kurr nuk duhët kërkuar tërë pushtetin. Nëse e kërkon, një ditë do ta humbësh të tërin.Kosova është në pyetje, ta dini!
Më 26 prill 2025 Me përkulje para popullit Hakif Bajrami
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".