Analisti e zbulon arsyen pse 120 deputetë nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin

Analisti e zbulon arsyen pse 120 deputetë nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin
Analisti e zbulon arsyen pse 120 deputetë nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin

Blerim Burjani

  • 28 June 2025 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Arsyeja pse 120 deputetë të zgjedhur nga vota e popullit nuk arritën për mbi 38 herë të zgjedhin një kryetar Kuvendi, janë Inati, mosvullneti, mosinteresimi për me zgjedhë opsione tjera që funksionojnë, mosdëshira për konstituim dhe papërgjegjësia e plotë për votën që e kanë marrë nga qytetarët.

 

-Po, ka inate shumë që shprehen me mosinteresim, mungesa e vizionit për shtetin moti është s’kanë ide ku duhet të arrijnë, e nuk e kanë marrë seriozisht as integrimin në BE, sepse do t’i kishin plotësuar kriteret, apo do të ishin angazhuar më shumë.

Normal, ata mandatet duhet t’i dorëzojnë organit që i ka certifikuar këta deputetë dhe këto parti, pra në KQZ aty është institucioni ku dorëzohen mandatet. Partitë nuk duhet të bëjnë zëvendësim më pra, pajtohen që t’i dorëzojnë mandatet dhe procedura shkon te Presidentja, e cila i fton partitë dhe shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".