
Lexoni edhe:
Analisti e zbulon arsyen pse 120 deputetë nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarin
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokadën politike në Kuvend, bëri që tentativa e 38-të e seancës konstituive të ndërpritet për konsulta shtesë mes subjekteve politike për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për konstituimin e Kuvendit.
Analisti e zbulon arsyen pse 120 deputetë nuk po arrijnë të zgjedhin kryetarinLexoni edhe:
-Gjykata Kushtetuese e tha qartë se votimi i deputetëve në Kuvend është obligim kushtetues, andaj duhet të respektohet vendimi i rendit të ditës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e jo të iket nga përgjegjësitë ligjore që kanë deputetët e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve.
Momentumi i ri pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese e qartëson situatën, ku secila nga partitë politike dhe deputetët duhet të reflektojnë në përputhje me përgjegjësitë ligjore që kanë në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese lë hapësirë për interpretime të dyfishta nga dy taborret e barrikaduara në Kuvend, sikurse që nuk e përcakton qartë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve në rast të dështimit eventual të konstituimit të Kuvendit.
Dështimi kronik, i 38-ti me radhë për të konstituar Kuvendin pas zgjedhjeve, është pasqyrë e vërtetë dhe e shëmtuar e kapjes së partive nga inatet personale, nga pazaret politike, mungesa e vizionit politik dhe përgjegjësisë shtetërore.
Pasi Kuvendi po dështon të konstituohet shkaku i krizës artificiale të shkaktuar nga partitë politike, ka mbetur marrëveshja politike ose shpërndarja automatike e Kuvendit si e vetmja zgjidhje reale dhe e domosdoshme për ta shpëtuar shtetin nga bankrotimi financiar.
Paraprakisht shpalljes së zgjedhjeve të reja, duhet të bëhet ndryshimi i modelit të funksionimit parlamentar në Kosovë, përkatësisht i ndryshimit të amendamenteve kushtetuese që evitojnë vakumet ligjore rreth konstituimit dhe mbarëvajtjes së punës së Kuvendit të Kosovës.
Lëshimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese rreth 120 deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit, që nuk arritën për mbi 37 herë të zgjedhin një kryetar Kuvendi, pa ua rikujtuar se janë në shkelje flagrante të Kushtetutës, hap dilema të mëtutjeshme për arritjen e një konsensusi politik!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".