Oroshi: Kurti deri me tash nuk ka dhënë asnjë alternativë për me dalë nga kjo krizë politike

Oroshi: Kurti deri me tash nuk ka dhënë asnjë alternativë për me dalë nga kjo krizë politike
Oroshi: Kurti deri me tash nuk ka dhënë asnjë alternativë për me dalë nga kjo krizë politike

Nue Oroshi

  • 11 July 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Populli jonë shqiptarë e ka një fjalë popullore se nuk duhet të shkosh me da pleqni me maqorr në gji.Çfarë kuptimi ka kjo fjalë me maqorr në gji?! Kuptimi i saj është se kur duhësh të bësh pajtimin duhët të besh një pajtim të drejtë dhe jo pajtim me sherr.Edhe Kurti deri me tash nuk ka dhënë asnjë alternativë për me dalë nga kjo krizë politike. Alternativë nuk janë takime qoftë që i thërret ai qoftë ato që po i mban Presidentja.

 

-Alternativë politike është lëvizje nga qëndrimi i ngurtë politikë.Ai e ka shumë lehtë.Mund ta mbledhë kryesinë e VV dhe të propozon një kandidat apo kandidate tjetër. Deri sa nuk e ban një veprim të tillë faji është mbi ta.Por nëse e bën një veprim të tillë dhe opozita e mahershme serish nuk ja voton kandidatin atëherë faji është i opozitës.Por unë mëndoj se në afatin kohor prej 30 ditësh do të formohet Parlamenti i Kosovës por sa do të jetë i efektshëm len shumë për të deshiruar.Efektshmëria e tij po shihet se ka mbetur si një pulë e sklluqur e cila në vend që ti qelë zogjtë për tri javë qysh shkon procesi ajo ka mbetur tash e pesë muaj dhe nuk është në gjendje ti bën qeljen e zogjve.

Edhe deputetët tanë të cilët nuk janë në gjendje të hyjnë në shtëpinë e tyre atëherë çfarë suksesi do të kenë ata në të ardhmën. Unë do të kisha propozuar se nëse dështon formimi i Parlamentit të Republikës se Kosovës dhe shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme atëherë për një 80 përqind të deputetëve shqiptarë është mirë që mos të kandidojnë për të kërkuar sërish voten qytetarit.Kurse ky 20 përqindëshi tjetër të jenë deputetët e rinj shqiptarë ë cilët janë zgjedhur për herë të parë dhe nuk ju është dhënë mundësia të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës.Çka do ti thonë ata qytetarit.Pse po mbahën zgjedhjet serish?Por ajo që po me quditë është mosreagimi qytetarë.Po vërtetohën fjalët e At Zef Pllumit : ”Se armiku me i madh i shqiptarit është shqiptari dhe fjala tjetër se ky popull është mësue që edhe me i shtie opangën në gojë nuk flet as bërtet”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".