Presidenti Trump ta formojë 'Unionin Amerikano-Ballkanik' sipas modelit të Unionit Evropian

Presidenti Trump ta formojë 'Unionin Amerikano-Ballkanik' sipas modelit të Unionit Evropian
Presidenti Trump ta formojë 'Unionin Amerikano-Ballkanik' sipas modelit të Unionit Evropian

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 18 July 2025 - 12:09

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI 

*** Nëse mbajmë parasyh gjendjen e brishtë të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare për shkak të shpërthimit të konfliktiit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe të luftës  3-vjeçare mes Rusisë Ukraninës…etj., atëherë presidenti Donald Trump, duhet të nxitojë që në Ballkan, të formojë “Unionin Amerikano-Ballkanik”, para se të fillonte me negociatat ndërmjetësuese mes Serbisë dhe Kosovës, të filluara në Bruksel (2011-2025). Në vend të trajtimit të kësaj “teme”, në listen prioritare të politikës dhe të diplomacisë  së Uashingtonit zxyrtar, do të duhej të ihste krijimi i”Unionit Amerikano-Ballkanik” si pandan I BE-së, ku do  zgjidheshin problemet ekzistuese mes veneve ballkanike, siç janë kolonialzimi, militarizmi, ndërhyrja në punë të brendshme, shkelja e sovranitetit territorial dhe shtetëror, kërcënimi me luftë…etj.

Ky Union me Amerikën në krye, do të ishte shpëtimi i Ballkanit dhe i Evropës Perëndimore !  E, mbi tëgjitha do të ishte “KËSHTJELLA”   E PAPUSHTUESHME nga depërtimi i  aleancave të shteteve të mëdha botërore, siç janë Rusia dhe Kina, të cilat, tanimë, qe më se dy dekada (kanë krijuar lidhje ekonomike, tregtare dhe ushtarake me Serbinë), duke “lëshuar vezët” e vërshimit në tërë Ballkanin, duke bashkëpunuar me Serbinë, me “republika srpska”  , me Maqedoninë Veriore dhe me Malin e Zi.

“Dallgët” e një erozioni të tillë ruso-kinz në Ballkan, mund  t’i parandalojë vetëm krijimi i UNIONIT AMERIKANO-BALLKANIK me Amerikën në krye

Në këtë  Union, do të duhej të përfshiheshin këto vende ballkanike: Serbia, Greqia, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe BeH, të cilat kanë të pazgjidhura probleme ndërterritoriale, si shkak dhe pasojë e sundimit të egër kolonial dhe gjenocidal serbo-sllav në më se gjysmën (50%) e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike (1878-2025).

–Pa këtë Union, BE-ja nuk ka shans ta “disiplinojë” Ballkanin Perëndimor. Këtë e dëshmoi edhe periudha 30-vjeçare pas përfundimit të luftës së ftohtë (1990-2025), ku Ballkani ka ngelur i kolonizuar dhe i copëtuar si rrjedhim i mos dekolonizimit të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi, të “Republika srpska” në Bosnjë e Hercegovinë dhe të Maqedonisë Veriore.

Ky lloj kolonializmi sllavo-bizantin ballkanik daton që nga shekulli XIX, XX dhe XXI. Mirëpo, deri më sot asnjë nga fuqitë e mëdha evropiane e as botërore nuk kanë qenë të interesuara për ta zhdukur, ashtu sikurse kanë eliminur kolonialzimin e  tyre në kontinentin e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine etj. Pa zhdukjen e këtij fenomeni-kolonializmi, që përbën krim ndërkombëtar ( që sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare), i dënueshëm si vepër penale ndërkombëtare,  Ballkani nuk do të ketë shans, që të integrohet në BE, pavarësisht nga përpjekjet e  deritanishme 30-vjeçare.

*  *    *

-Vetëm Amerika mund ta mbrojë, ta sigurojë dhe ta qetësojë  Ballkanin si zonë paqeje e bashkëpunimi  të popujve të tij në rajon, dhe më gjerë në marrëdhëniet evropiane e ndërkombëtare.

Për të arritur një objektiv të tillë strategjik afatgjatë,  Amerika duhet të jetë prezente përherë në Ballkan në vendet, të cilat kanë probleme të pazgjidhura ndërterritoriale, siç janë Serbia me Kosovën, me Preshevën, me Bujanocin, me Medvegjen dhe me Novi-Pazarin; Maqedonia Veriore, me Kosovën, me Bullgarinë, me Shqipërinë, me Greqinë; Shqipëria me Greqinë ( për shkak të Çamërisë, Epirit Verior; Shqipëria me Malin e Zi (për shkak të : Ulqinit, Tuzit, Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Tivarit etj.).

Të gjitha këto vende kanë probleme të pazgjidhura ndërterritoriale, sepse Srbia, Greqia, Mali i Zit, edhe në këtë shekull ende po i mbajnë pengë kolonitë e tyre shqiptare, të grabitura me forcë, me agresion dhe me gjenocid pas Kongresit të Berilinit (1878); Konferencës së Amabadorëve të Londrës (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919).

Doktrina e re presidentit Donal Trump, do ta ndryshonte hartën gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Ballkanit në zonë paqeje  dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm !

Për të ndryshuar status quo-n  gjeopolitike dhe kolonialiste të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore ndaj vendeve të pushtuara, të aneksuara dhe të kolonizuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo vetëm sipas së drejtës historike, por edhe sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, është e domosdoshme që SHBA-ja të ndryshojë kursin strategjik ndaj këtyre vendeve, në mënyrë që  me dialog dhe me paqe të fillojë procesi i dekolonizimit të territoreve autoktone legjitime dhe legale shqiptare nga  sundimi kolonial shekullor i Serbisë, i Greqisë, i Malit të Zi dhe i Maqedonisë Veriore.

Ky proces do të duhej të fillonte, që nga shembja e “Murit të Berlinit (1989) dhe bashkimi i Gjermanisë më 1990. Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak të defaktorizimit të politikës shqiptare në Ballkan, e cila u mjaftua vetëm me përmbysjen e  sistemit totalitar komunist të Enver Hoxhës. Ndërkaq, në periudhën e mëpastajme 30—vjeçare në sistemin e ri demokratiik parlamentar (1990-2025), çështja e pazgjidhur e kolonizimit të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre nga  vendet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia Veriore), as që është ngritur ndonjëherë deri tani (2025), për shkak të përcaktimit për t’u integruar në Bshkimin Evropian (BE) dhe në NATO. Gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare, Shqipëria pati fatin, që të aderojë në NATO. Ndërkaq, tani po  shpreson se, së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së. Për këtë qëllim, premtimet janë të forta dhe shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Sido që të jetë, edhe pas pranimit të Shqipërisë në BE, vështirë se do të vijë në “rend dite” dekolonizimi i shqiptarëve nga vendet e theksuara kolonialiste fqinje të Shqipërisë, ngase për këtë qëllim nuk janë të interesuar as politikat shqiptare në Tirnë dhe në Prishtinë, as në Shup e në Tetovë. Për më tepër nuk është e interesuar as politika e jashtme e BE-së, për shkak të axhendës së saj integruese të shteteve ballkanike.

Pikërisht, për shkak të këtyre rrethanave dhe krijimit të realiteteve të reja në Ballkan (siç është ndër to, edhe pavarësimi i Kosovës, më 17 shkurt 2008, por që Serbia nuk po e njeh si shtet të pavarur, ndonëse jo më pak se 100 vjet e ka shfrytëzuar si koloni të saj( 1912-1999)+

  -Realisht, derisa shqiptarët të mos shkolonizohen nga metropolet e tyre sllave (Beogradi, Podgorica, Athina dhe Shkupi), nuk mund të llogarisim se Ballkani, do të shndërrohet në ndonjë zonë paqeje dhe bashkëpuniimi afatgjatë, duke qenë se askush nga BE-ja dhe nga OKB-ja nuk po i sanksionon dhe ndëshkon për sundimin kolonial të tyre mbi tokat indigjene shqiptare, edhe pse kolonializmi sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare është krim ndërkombëtar, që penalizohet  sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, kjo ende nuk po zbatohet ndaj kolonializmit  të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Maqedonisë Veriore ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike. –Lind pyetja, pse, pothuajse deri tani  është zhdukur koonialzimi në Afrikë, në Azi etj., e jo edhe në Ballkan ?

 - Kjo është çështje për debat jo vetëm në BE, në OSBE në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. –Pse vetëm në zemër të Evropës, të sundojë  kolonialzmi gjenocidal i vendeve të sipërtheksuara me  Serbinë e Madhe dhe me Greqinë në krye ?  

 Kolonializmi sllavo-bizantin në Ballkan, do të mbyllet, vetëm nëse presidenti Donald Trump ridefinon doktrinën e  strategjisë së politikës dhe të diplomacisë amerikane ndaj Ballkanit.

Për të realizuar një objektiv të tillë, shumë të rëndësishëm për fatin e sigurisë, të mbrojtjes, të integrimit , të stabilitetit, të bashkëpunimit koheziv e paqësor të vendeve të theksuara të Ballkanit, Presidenti i nderuar z.Donald Trump nevojitet të bëjë një diskurs të politikës së jashtme amerikane në Bllkan (me të gjitha të arrirat e deritashme 30-vjeçare në transformimin, në integrimin, në vesternizimin, në ndërtimin dhe në zhvillimin dhe bashkëpunimin, në sigurinë, në mbrojtjen dhe në stabilitetin sipas standaredeve dhe axhemndave të BE-së, të OKB-së dhe të NATO-s ),  në mënyrë që Amerika të jetë në një afat të gjatë e pranisme në Ballkan (përpos bazave, ambasadave dhe konsullatave diplomatike ekzistuese).

Për t’i mbrojtur isnteresat strategjike të Amerikës në Ballkan, Presidenti Donald Trump nevojitet urgjentisht  të formojë :

“Unionin Amerikano-Ballkanik”  siç është “Unioni Evropian”  me të gjitha institucionet dhe me orgnet e administratën e tij.

Ky Unionin i Donald Trumpit,  para së gjithash do ta ndihmonte (në të gjitha format e veprimit) Bashkimin Evropian (BE), të cilit , për shkak të luftës në Ukrainë nga Rusia, po i kërcënohet edhe statusi i ekzistecës dhe i veprimit të tij nga hegjemonia  dhe militarizmi ruso-kinez në Evropë.

Sa më sipër, nëse SHBA-ja është e interesuar, që  në afat të gjatë të jetë e pranishme në Ballkan si sferë  ndikuese  e interesave të saj strategjike në kuptimin e përgjithshëm të politikës së jashtme në sistemin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, atëherë, është e dmosdoshme, që Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump të formojë Unionin Amerikano-Ballkanik me shtetet e sipërtheksuara, sepse  ky do të ishte shpëtimi i Ballkanit në një kaptinë të re historike, politike, diplomatike, demokratike,integruese dhe paqësore. Me një fjalë ,do të ishte  edhe një Union i ri krahsas Bashkimit Evropian ( me Kushtetutë, me Gjykatë, me Valutë, me  sistem bankar, me ministri të Jashtme, të Mbrojtjes, të Sigurisë dhe të Policisë, si dhe me institucione  të tjera sikurse që ka BE-ja).

 Pse është urgjent krjimi i “Unionit Amerikano-Ballkanik”?

-         Sepse Moska dhe Pekini po përgatiten intensivisht për t’u hedhur në Ballkan, me qëllim të asgjësimit të BE-së, si dhe “përndjekjes” së Amerikës nga Ballkani si sferë e interesit afatgjatë.

-        Ky është motive kryesor, që sa më parë presidenti Donald Trump të formojë Unionin Amerikano-Ballkanik”, i cili do të ishte një “kështjellë e çelikt” e mbrojtjes dhe e sigurisë së Ballkanit nga penetrimi i Rusië dhe i Kinës militariste dhe protekcioniste.

-        Gjithashtu, edhe ne nuk duhet të ushqejmë iluzione të mëtejme , se gjoja BE-ja dhe OKB-ja, do të fillojnë procesin e penalizimit të sundimit kolonial shekullor të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë Veriore  në katër vilajetet shqiptare në Ballkan.

-        Edhe paraprakisht (jo më pak se 40 vite) e kemi theksuar se çështja koloniale e shqiptarëve në Ballkan, duhet të debatohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e vetmja alternative për trajtimin dhe për eliminimin e këtij fenomeni të shemtuar, është krijimi i “Unionit Amerikano-Ballkanik”, ku veç Amerikës, do të merrnin pjesë edhe vendet anëtare ballkanike, si : Serbia, Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Bullgari, të cilat me dialog demokratik dhe paqësor, do t’i  debatonin problemet e tyre ekzistuese. Ndryshe, problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, do të mbetej, edhe më tej “arrë në fyt” për 10 milionë shqiptarë në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".