
Lexoni edhe:
Meha: Presidentja ka detyrë dhe përgjegjësi që t'i bëjë funksionale institucionet e Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Politika amerikane është e përkushtuar ndaj Evropës Juglindore, apo siç përdoret shpesh, me terminologjinë turke, ndaj “Ballkanit”. Shqiptarët duhet ta dinë se çdo president amerikan, qoftë republikan apo demokrat, ka dhënë kontributin e vet për Republikën e Kosovës. Politika dhe diplomacia amerikane veprojnë në korniza të gjëra dhe afatgjata.
-Në këtë prizëm duhet parë edhe angazhimi i Richard Grenellit. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se politikanët tanë shpesh grindën ndërmjet veti dhe e çojnë shtetin e Kosovës buzë një grope të madhe, pa qenë të vetëdijshëm se kështu po i shërbejnë interesave të Serbisë dhe Rusisë. Presin që t’i thërrasë ambasada amerikane, e pastaj zbuten pas ndonjë takimi me ndonjë politikan amerikan.
Kam përshtypjen se Grenell flet më shumë si njohës i politikës në Kosovë. Administrata e Trumpit ka qenë e përkushtuar të vazhdojë në përputhje me linjat diplomatike amerikane të ndjekura që nga çlirimi i Kosovës në vitin 1999. Por shtrohet pyetja: A është politika amerikane e zhgënjyer me politikën e Kosovës? Unë them, po. E përse është e zhgënjyer? Kjo duhet t’u drejtohet politikanëve tanë që për herë të 49-të nuk arrijnë ta themelojnë parlamentin e Republikës së Kosovës. Në gjuhën diplomatike, kjo tregon papjekuri politike. Në gjuhën popullore: ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre ose të dalin në pension, ndërsa të rinjtë të angazhohen në profesionet e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".