
Lexoni edhe:
Kosova ka nevojë për parti të tjera, njerëz profesionistë dhe jo të korruptuar
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Gjykata Kushtetuese, duke qenë e kapur për një çerek shekulli nga banda e PAN-it, ka dhënë një përgjigje ekuivoke, qëllimshëm, sa për t’i dhënë mundësi e hapësirë opozitës të provojë të ndryshojë situatën përmes manovrave juridike, duke shfrytëzuar pikërisht vendimin ekuivok, me dykuptimësi, të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim, prononcimi i Presidentes Vjosa Osmani ka qenë sa i paanshëm, aq edhe profesional, duke qenë në koherencë me Kushtetutën e Kosovës, se “zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e organeve të tjera kuvendore bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera”.
Kosova ka nevojë për parti të tjera, njerëz profesionistë dhe jo të korruptuar
Lexoni edhe:
-Pra, Kushtetuta dhe Presidentja e nxjerrin bllof dhe bllokuese të konstituimit të Kuvendit opozitën. Sepse Gjykata Kushtetuese, duke bashkëpunuar në mënyrë mafioze me opozitën gjatë shqyrtimit të çështjes, të bërë nga halla Timë me AAK-në e saj, Gjykata e kapur nga PAN-i, çështjen e zgjedhjes së organeve konstituive e trajtoi politikisht dhe jo juridikisht! Të 47 faqet A4 bënë kamuflazhë, duke shmangur porosinë kushtetuese të votimit për zgjedhjen e organeve të Kuvendit, se “votimi mund të bëhet i hapur, i fshehtë dhe në forma të tjera”.
Tashmë, nuk përbën asnjë sekret se me sistemin e drejtësisë nuk ka problem vetëm Albin Kurti dhe LVV-ja e tij, por edhe Kushtetuta e Kosovës, të cilën e kanë bërë paçavër subjektet politike të koalicionuara në PAN. Dhe problem kardinal me drejtësinë ka edhe Kosova dhe populli i saj. Nismën për bërjen e Vetting-ut dhe Byronë për hulumtimin e pasurive të paligjshme e bllokoi PAN-i kriminal përmes kuadrove të sistemit të drejtësisë të kapur e korruptiv. Shembuj domethënës që dëshmojnë degradimin, deri në degjenerim, të këtij soji opozite mjerane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".