
Lexoni edhe:
Deputetët me gjithë s’po punojnë asgjë, po vazhdojnë të marrin pagat
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Parlamenti i Republikës së Kosovës është shndërruar në arenë lufte për ta sabotuar dhe shkatërruar Republikën e Kosovës pikërisht nga ata të cilët e kanë marrë votën e popullit për ta ndërtuar vendin dhe për ta dërguar përpara Republikën e Kosovës. Me këtë veprim të papërgjegjshëm dhe tepër amatoresk në çështje politike, që kanë bërë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, i takon një teatri të absurditetit, ku aktorët që luajnë rolet e tyre dhe e kanë përgjegjësinë për ato role, janë futur thellë në një baltë dhe nuk bëjnë asnjë hap për të dalë prej asaj balte, edhe pse dritat në teatër kanë qenë të ndezura dhe publiku ka qenë prezent në sallë.
Deputetët me gjithë s’po punojnë asgjë, po vazhdojnë të marrin pagatLexoni edhe:
-Kjo që po ndodh me deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur në asnjë parlament të shteteve demokratike. Kështu që, pas dështimit të tentimit të 54-të me radhë, tash mund të them lirisht se deputetët e Parlamentit të Kosovës, falë kokëfortësisë së tyre dhe falë mungesës së vizionit politik, kanë mbetur si aktorët në një teatër absurdi.
Tash Kosova ka vetëm një institucion legjitim – ka vetëm Presidencën e Kosovës. Parlamenti dhe Qeveria nuk ekzistojnë që nga dështimi i përpjekjes së 54-t dhe kalimi i afatit 30-ditor që iu ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Tash, sa i përket këtyre dy institucioneve, varet nga vendimet që do të marrë Gjykata Kushtetuese. Sepse nuk mund të kemi një Qeveri në detyrë e cila nuk ka kujt t’i japë përgjegjësi. Në mungesë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, një qeveri e cila nuk i jep përgjegjësi askujt nuk është qeveri e zgjedhur dhe demokratike, dhe as Qeveri në detyrë, por është një qeveri anarkiste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".