Kushtetuta shkruan qartazi se zgjedhja e kryetarit mund të bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera

Kushtetuta shkruan qartazi se zgjedhja e kryetarit mund të bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera
Kushtetuta shkruan qartazi se zgjedhja e kryetarit mund të bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera

Idriz Zeqiraj

  • 01 August 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Suksesi spektakolar në shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës dhe ndërprerjen e makro-kontrabandës, sipas përllogaritjeve doganore, i ka shkaktuar disa miliardë euro buxhetit të Kosovës nga ish-pushtetarët me bandat e tyre, në biznese të egra, të pista me Listën Serbe! Këtë e konfirmon DASH-i i Amerikës, me shpalljen “non-grata” të krerëve të Listës Serbe, me disa nga eksponentët e saj, si dhe 16 emra nga bashkëpunëtorët e ish-pushtetarëve të Kosovës dhe të tjerë, "peshq të mëdhenj", por ende pa i zbuluar emrat e tyre.

 

-Para këtij realiteti shokues, PAN projektoi bllokimin paszgjedhor, jo vetëm të pazakontë, por edhe kundërligjor, sepse koalicione të tilla bëhen vetëm parazgjedhore. E gjithë kjo dëshmon se Kuvendi i Kosovës është bërë arenë e sabotimit politik të qëllimshëm. Ndërkohë është edhe njëlloj teatri, për të vazhduar mbajtjen e privilegjeve, pa marrë asnjë përgjegjësi!

Gjykata Kushtetuese, me demagogji dhe llafollogji boshe, në interpretimin e porositur nga PAN-i kriminal, edhe pse Kushtetuta shkruan qartazi se "zgjedhja e kryetarit dhe e organeve të tjera kuvendore mund të bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe në forma të tjera." Është pikërisht kjo e drejtë ligjore e votimit të fshehtë, e cila e garanton Albin Kurtin dhe LVV-në e tij. Përndryshe, subjekti i tij politik ka lum kuadrosh meritorë, për ta gëzuar postin e nderuar të kryetarit të Kuvendit. Problem nuk është deputetja më e votuar femër, Albulena Haxhiu, me 150 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, por problem paraqet Albin Kurti dhe LVV-ja e tij, fituese pothuajse plebishitare e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".