Një shoqëri që nuk edukon njerëzit të vendosin kufij çon në kaos kolektiv

Një shoqëri që nuk edukon njerëzit të vendosin kufij çon në kaos kolektiv
Një shoqëri që nuk edukon njerëzit të vendosin kufij çon në kaos kolektiv

Skender Mulliqi

  • 05 August 2025 - 16:05

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Shoqëritë që nuk kan strukturë humaniste , nuk kanë kufij të qartë midis privatës dhe publikës , punëdhënsit dhe punonjësve , prindërve dhe fëmijeve , shtetit dhe qytetarëve , aty nuk ka integritet përsonal dhe as sovranitet kombëtar.Kufijt e tolerancës janë themeli i demokracisë dhe lirisë.I përmenda këto për faktin se mos përmbajtja ndaj tyre , shkakton mos funksionim normal të shoqërisë dhe shtetit.

Nuk ka pastaj së si të normalizohet gjendja politike dhe të rrjedhave ekonomike –sociale në KosovË.Mosrespektimi I tjetrit qon në një krizë të institucionevee shtetërore , duke iu lëshuar rrugë kështu konflikteve.Çmimi I gjithë saj është shembja e përgjëgjësisë në të gjitha nivelet.Kjo gjithashtu lënë pasoja të natyrës sociale , që ndikojnë në marrdhënjet ndërpërsonale .Dhe, nuk është qudi së po ndeshemi më gjithë këta njerëz manipulues, të cilët po ndikojnë pos tjerash edhe emocionalisht.Tek e fundit shumë çka lidhet më emocione , se po shfrytëzohemi nga tipat keqbëres të politikës tash e 25 vite.Po shohim në institucionet e shtetit dhe në mediet së është ngritur lartë mosdurueshmëria, kufijtë e mirësjelljës dhe tolerances.Është e pabesueshme gjithë këto lojëra politike që po bëhën, nga kuvendarët , dhe as që po I bie dikujt ndërmend , së ku na dërgojnë marifetet e tilla shumë të ndyra .Kufijt midis përsonalës dhe të përgjithshmes nuk u vëndosën kurrë deri me sot.Dukuritë devijante të pas luftës që I patem më bollëk dhe shumë të pa pritura , riprodhuan pabarazinë , abuzimet , nxiten shtypjen ndaj masave të gjera , dhe krijuan një strukturë jofunksionale të pushteteve.Kurrë nuk u vëndosën kufijt midis të lejuarës dhe të palejuarës, dhe kjo ndikojë që tu lejohet qarqeve politike dhe biznisore të bëhën të fuqishem duke diktuar rrjedhat shoqërore dhe politike.Asnjë mësim të vetëm të mirë nuk e patëm nga analfabetet potencial të politikës të pas luftës.Madje krijuan kufij ndarës midis pakicës të pushtetshme dhe të priviligjuar dhe shumicës të cilët I nënshtruan pamëshirshem.Këta parazitë shumica prej tyre na bënë viktima të tyre.Vetëm anarkistët thyejnë të gjitha kufijt.Një shoqëri që nuk edukon njerëzit të vendosin kufij qon në kaos kolektiv , ku humbët marrdhënja midis detyrës dhe arbitraritetit.Liria pa kufij është shkatëRrim.Kjo është thirrje përndryshe për sundim të turmës të tipit autokratik. Anarkia është concept i shpërbërjës të shtetit, duke shtypur çdo autoritet në të gjitha nivelet.Situata aktuale politike në Kosovë ka shumë karakteristika të kaosit dhe anarkisë.Unë e elaborojë kështu situatën përkundër një pjese të madhe të analistëve dhe të tjerëve të cilët, po e komenetojnë nga këndi I vet, më shumë duke shigjetuar në individ të caktuar dhe institucione te caktuara.Problemi I kësaj gjendje të krijuar politike është më I hershem si product I neglizhencës, mos dijës dhe lakmisë për përfitime përsonale dhe për pushtet apsolut.Këta kuvendarë po na terrorizojnë në forma të ndryshme , duke dëmtuar rëndë të gjitha proceset si mbrenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.Ajo që duhet bërë populli në këtë situatë të krijuar politike, është mbrojtja e dinjitetit të tij dhe mbrojtja e shtetit.Po zhduken ngadalë edhe gjurmët e luftës tonë çlirimtare.Sot, Kosova po karakterizohet shoqërishtë nga varfëria , se një pjesë e mirë po jeton në kufirin e varfërisë.Kujdesi social dhe shëndetësor janë kudo,papunësia, pasiguria dhe skllavëria janë gjithashtu kudo, edhe pse viteve te fundit kemi një gjendje përmirësuese.Potenciali më I madh i shkencës, kulturës dhe artit, kan preferuar heshtjën krejte pas luftën, që është për çdo kritikë.Atdheut dhe Kombit duhet dalë zot në çdo etapë historike. Një komb mund të mbijeton vetëm më punë serioze duke u mbështetur në punën e madhe të shkencës dhe të kulturës…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".