Burjani: Ata që kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seanca

Burjani: Ata që kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seanca
Burjani: Ata që kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seanca

Blerim Burjani

  • 26 August 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ata që shkelin ose kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seanca. Pra, penalizimi është i qartë edhe për shkelësin, edhe në aspektin funksional. Nuk shkojnë bashkë.

 

-Në këto raste duhet të ndalet dëmi kushtetues dhe institucional. Por këtu tek ne, gjithçka është e mundshme, madje edhe nga kjo Gjykatë Kushtetuese, e cila ka mungesa të mëdha profesionale, të qarta dhe të dukshme në aspektin e kredibilitetit.

Pra, Gjykata Kushtetuese ka humbur kredibilitetin institucional duke dhënë afate, duke nxjerrë afate të reja që janë pjesë e rregullave të punës së Kuvendit, dhe duke vepruar përtej Kushtetutës. Nuk duhet që disa njerëz në këtë institucion ta shfrytëzojnë atë për të interpretuar dhe vepruar si të duan, duke detyruar Kuvendin të veprojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".