Mulliqi: Njerëzit kanë gjithnjë e më pak besim të politikanët

Mulliqi: Njerëzit kanë gjithnjë e më pak besim të politikanët
Mulliqi: Njerëzit kanë gjithnjë e më pak besim të politikanët

Skender Mulliqi

  • 26 August 2025 - 14:35

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Si të përshkruajmë jetën tonë të përditshme shtrohet pyetja?Njerëzit kanë gjithnjë e më pak besim të politikanët, të cilët gjithqka kan vu në planin përsonal.Populli duhet të shton energjinë për të refuzuar padrejtësitë e mëdha që po ju bëhën që shumë vite.Kjo është ajo që i mban në këmbë.Kosova po bëhët shëmbull i keq i torturës dhe poshtrimit.Politika po vret secilën ditë e më shumë.Jemi futur në një dramacitetet të pa përshkruar të njerëve të pa cipë të politikës.Nuk është sigurishtë nga një plumb kjo vrasje e popullit-është korrupcion , pakujdesi , poshtërim dhe mohim i të drejtave elemetare të qytetarvve për 20 vite radhazi.E gjithë kjo po i shkatërron njerëzit.

Po i ekspozohen brutalitetit të pa shëmbullt të një orjentimi politik kolapsues.Koha në të cilën jetojmë dikton shpejtësinë, egoizmin dhe harresën. Kjo harresë po ka reperkusione të mëdha politike dhe të rrjedhave ekonomike.Secili faktor që solli këtë gjendje të keqe politike dhe institucionale meriton një eleborim të veqantë.Populli duket së kan filluar të kuptojë , të njohë gjerat dhe fenomenet , nxitësit , shkaktarët e problemeve , mashtrimet e intelegjencës, gënjeshtrat të paketuara të hipokritëve politikë,’shitësit e mjegullës”shtetërore dhe kombëtare, si dhe dezinformimin mediatik që po bëhët.Është e quditshme në këtë shekull të ndëshemi më kaq shumë miop politik.Këta janë injorantë të vërtetë!Janë njerëz të cilët gjithë orjentimin e kan në plotësimin e interesave të tyre private.

Ndëshkimi ndaj qytetarëve po bëhët , për shkak të politikave dhe politikanëve të këqij, që është e pamundur të përshkrihet më një fjalor të mirë.Jemi përfshijë në korrupsion politik që është një humbje madhe për qytetarët. Fatkeqësisht, duket se e vetmja gjë e rëndësishme për ta është "jehona e britmave boshe ", që ata po bësojnë në gënjeshtrat e tyre! Këta na shkaktuan humbje të mëdha , sepse një pjesë e madhe e tyre përvetësuan dhe vodhën , duke mos lënë të paktën diqka që ndoshta do tu arrinte qytetarëve, që do të kontribuonte në përmirësimin e kushteve të jetës se tyre. Gjithqka u menagjua keq , pa mbikqyrje .Nuk pamë asnjë agjendë të reformave aq të nevojshme politike dhe zhvillimore.Kështu qytetarët për shkak ngjarjeve në vazhdimësi pas luftës, dhe në veqanti të ngjarjeve tw tashme në Kuvendin e Kosovës , dhe politikanëve të dobët të politikave retrograde, mbeten edhe pa milona euro ndihmë nga BE-ja…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".