
Lexoni edhe:
Burjani: Ata që kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seanca
Shkruan: ANALISTI-Skender Mullliqi
Pas një periudhe të gjatë, të mundimshme e të dhimbshme për Kosovën, ra perdja e kryekuvendarit. Nuk ishin të pranueshëm disa nga LVV, të cilët nuk morën shumicën e votave për kryekuvendar, sepse u cilësuan si të papranueshëm nga blloku opozitar. Dimal Basha, një njeri i shkolluar jashtë vendit, më në fund mori 73 vota për postin e të parit të Parlamentit, për t’i lëshuar kështu rrugë formimit të organeve të institucionit më të lartë të shtetit.
Burjani: Ata që kanë shkelur Kushtetutën e humbin të drejtën të kryesojnë seancaLexoni edhe:
-Shtrohet pyetja logjike: a kanë përfunduar këtu lojërat kompromituese ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit të Kosovës? Unë mendoj se do të shohim sërish marifete jo parimore për formimin e organeve qeveritare. Basha u zgjodh, qysh u zgjodh, dhe më mirë me një kuvend të tillë sesa pa kuvend, sepse mjaft gjatë u përrallisëm para miqve tanë ndërkombëtarë, nga garnitura më e dobët dhe më e papërgjegjshme e kuvendarëve, të cilët nuk meritojnë që ta kenë thirrjen e deputetit.
Raundi i dytë, mendoj unë, për formimin e Qeverisë së re do të paraqesë në skenë sërish apetitet për pushtet të opozitës, tash si shpërblim për atë që ia dhanë votën Dimal Bashës. PDK do të paraqesë kushte të tjera për t’u futur në koalicion, duke kërkuar poste të larta pushtetare dhe, sigurisht, edhe postin e presidentit të shtetit. Nëse LVV bën lëshime, çfarëdo që të kërkojë opozita, do të jetë fundi i saj politik. Zaten të gjitha angazhimet politike pas konstituimit të Kuvendit, të opozitës, do të vazhdojnë për ta delegjitimuar LVV-në si parti fituese e zgjedhjeve, për të dalë në sipërfaqe si shpëtimtare të krizës politike dhe institucionale.
Zgjidhja e vetme, sipas meje, do të ishte të shkohet në zgjedhje të reja, ku mendoj unë se do të pastrohej me votën e lirë kjo skenë e mbrapshtë e diletanteske politike, që po na shkakton dëme të mëdha si brenda, ashtu edhe në relacion me shtetet e BE-së. Njerëzit të cilët luajtën lojëra me reputacionin e shtetit sovran dhe të pavarur, dhe luajtën lojëra me votën e lirë të qytetarëve, duhet të largohen. Nëse ndodh që të mos kemi zgjedhje, do të na përsëriten sërish krizat politike, institucionale dhe ekonomike.
Kosovës dhe popullit të saj i duhet qetësia politike, avancimi i proceseve zhvillimore dhe avancimi i demokracisë, e cila u vu shumë në peshore. Liria e fituar me gjak nuk mbrohet duke mbrojtur interesat personale para interesave shtetërore.
Unë gjithmonë kam shkruar që njerëzit e politikës të jenë më të përgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit, pa asnjë tendencë tjetër. Interesi i shtetit është vlera jonë kombëtare. Ngjarjet që presim të ndodhin do të lakuriqësojnë në tërësi se kush çka në fakt edhe është.
Gati harrova, kur jemi te kjo temë, të përmend se ishte gabim mosvotimi i Rashiqit, sepse dihet që Lista Serbe, e dirigjuar nga politika fashiste e Vuçiqit, është listë kriminale me terroristin Radoiçiq dhe terroristët e tjerë në krye të saj. Ata duhet përjashtuar nga jeta politike e Kosovës.
Zgjidhja për një nga nënkryetarët e Kuvendit bëhet nga radhët e atyre që janë deputetë, siç është edhe përfaqësuesi legjitim i minoritetit serb, Nenad Rashiq.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".