
SI NA E NDALOI UNMIK-u HULUMTIMIN E KRIMEVE SERBE NË KOSOVË - KU JEMI SOT MË 2025


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Shkruan: Hakif Bajrami
-Nëse dëshiron për ta thënë të vërtetën, mendo dy herë. Një herë peshoe për veti, së dyti peshoe për kohën. Nëse rrenë ajo pamëshirëshëm të demanton. Koha lëviz dhe nuk vdes kurrë!
Posa u kthyem në punë në Arkivin e Kosovës më 11 qershor 1999, në vijim u organizuam. I ndam detyrat, për ta hulumtuar Gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve, e që kishte ndodhë më 1998-99. Në proces e ndryshuam harkun kohor të hulumtimit. Kështu, një grup hulumtuesish me pervojë arkivore, speciallist të hulumtimit të krimeve në përgjithësi, mori për detyrë që si fillim t` i shënoi vetëm emrat e vendeve dhe mundësisht emrat e viktimave, sepse Kosova ishte gjysëm e shprazur dhe nuk kishte kush të na i tregoi. Kosova në ato momente tragjike ishte e tëra në germadha. Por, ne mendonim se jemi çliruar, madje me armet tona, me luftën tonë të drejtë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndërsa, ata që na ndihmuan dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve, e kuptuam shumë shpejt se mbanin qëndrim ndryshe. Në ato rrethana, kujtë nga ata që ishin të përkushtuar për çlirimin e vendit u kishte rënë ndër mend të dali e të na thot se: “nuk jeni çliruar”. Po ne e shtronim pyetjën: kur dy vite kemi luftuar frontalisht, madje kur 78 ditë kishte bombarduar NATO okupatorin, kur okupatori e kishte nënshkruar kapitullimin, çka duhej menduar tutje.
E me që okupatori e kishte nënshkruar zyrtarisht kapitullimin në Kumanovë më 10 qershor 1999, nuk pritej se do të dali dikush nga të huajtë e ta thot diçka që nuk ishte e logjikëshme. Madje edhe një pjesë e shqiptarëve do të dali e do ta përbuzë luftën e dekadave për inate politike të klithë: “Na ka çliruar NATO”. Ky fenomen ndodhëte vetëm që UÇK mos të figurojë si focë ushtarake çlirimtare. Tragjikisht, në këtë pikë të gjvleftësimit të luftës së UÇK-ës ishin pozicionuar të huajtë dhe një pjesë jo e vogël e popullit, që donte për të jetuar në një fatamorganë origjinale, për ta rrejtur vetën se edhe gjatë okupimit të thellë (1989-1999): “kemi pasur liri dhe demokraci”. E vërteta, me këtë e kuptuam se nuk ka tragjedi më të madhe në këtë jetë kalimtare, se sa më e rrejtë vetëvetën.
Ne në fillim të vitit 2000 e kishim përvetësuar një parime se: Nëse ndodhë që Kosova sërish të ketë pozicion kolonie, që do të vinte nga kushdo qoftë, përgjegjësinë duhet kërkuar nga përfaqsuesit e popullit dhe nga ata që kishin ardhur porsi çlirimtar, e punonin natë e ditë në shtrembrimin e realitetit në sherbim të ish okupatorit serbian. E këtë atmosferë grotekse, qëndrimin e diktonte pasiguria globale në përgjithësi. Po në ato rrethana , e kishim të qartë se Kina komuniste është prodhuesja më e madhe në glob. Por e dinim se SHBA-t ishin shitësitë më të mëdhenjë të mallërave në botë. Këtu diku mendonim se do të ndrydhemi serish në mes këtyre dy gjigatëve ekonomik dhe ushtrak,pra sërish do të ndrydhemi në mes dy sistemeve. Prandaj shtrohej pyetja: kah të rreshtohemi, por nuk kishte dilemë se rreshtimi vetëm kah Amerika e Bil KLINTONIT, do të na mbajë të lirë dhe sovran. Po, ishim të vëndosur se robërinë nuk do ta durojmë, dhe atë qëndrim ia bërëm të qartë Bernard Kushnerit, në takimin e parë, përmes Adem Demaçit. Në anën tjetër, e kishim të mësuar nga realiteti se Lufta jonë (UÇK) nuk kishte qenë dhe nuk duhej të kishte pozitë armiqësore ndaj LDK-ës. Në anën tjetër, e patëm shprehur publikisht mendimin se: kush nuk ka qenë me UÇK-ën apo pro saj, ai pozicion le të kuptohët si çështje jopolitike dhe pozicion kombëtar për vlerësim shkencor.Lidhur me këtë fenomen, një ditë po i them Bacit Adem (Demaçit): Nuk dua ta hulumtojë të kaluarën individuale dhe kolektive, sepse po droi se dituria gjeoplotike e drejtuesëve të shoqërisë sot, po më del më e dobët, se sa e pushtetarëve të djeshëm, sepse nuk kemi dituri në pushtet, sepse çdo gjë do të vihët në sprovë sërish, sepse kemi tepër idiota në pushtet, që po veprojnë si bajraktarë. Mandej e pyetëm Adem Demaçin: a po e vreni se të huajtë po vijnë në Kosovën e varfur, pa një cent në gjep, dhe po largohën si miliarderë; sepse po viedhin pa droe; sepse nuk ka kush t` i kontrollojë; sepse këta janë një lloj dahijësh modern. Madje ka prej tyre që janë këshilltar të drejtuesëve të partive shqiptare, të cilët kanë edhe funksione ekzekutive, kur të huajëve u nevoitën. Mbi të gjitha, këta të huajtë për mos me u zbulua, do të na i mësojnë pushtetarët tanë me viedhë,dhe tërë pasurinë shoqërore e bërën rrush e kumbulla. E ku po mbetët fytyra dhe lufta jonë? Baci në këtë provokim do të përgjigjet i qetë por i emocionuar që kishte shenja brengosëse: “Të gjithë po viedhin e po shesin, por drejtësia gjithëmonë në fillim është minore, në pakicë. Ajo me kalimin e kohës dominon dhe vëndoset në fron si fitimtare, po jo kurrë nuk duhët të fitojë një klan politik. Ne idealistët, kapitalin e Kosovës nuk guxojmë ta humbim!
Për çdo gjë na u tha se duhët konsultuar UNMIK-un
Në Arkivë, për një kohë të shkurtër e themeluam Këshillin organizativ profesional për hulumtimin e krimeve të okupatorit. Puna filloi në teren më 25 shtator 1999. Drejtimin e hulumtimeve e muarën për detyrë Dr Hakif Bajrami dhe Dr Jusuf Osmani. Ndërsa, organizimin e një ekspozite publike për Krimet serbe 1844-1999, e muarën për detyrë Mr Nusret Pllana dhe Muhamet Havolli si teknik. Sekretar i tërë procesit u caktua Gazmend Berisha, jurist dhe sekretar administrativ i Arkivit Shtetëror të Kosovës. Lidhur me këtë, në bazë të propozimit të Mr Nusret Pllanës, e themeluam në proces Këshillin profesional për publikimin e hulumtimeve në teren nepër arkiva dhe shkrime nepër gazeta. Në proces i inkuardruam edhe disa fotoreporterë që kishin bërë fotogragi gjatë luftës 1998/99, krejt me qëllim që Eksoziata të dali sa më profesionale dhe mos të ketë improvizime në asnjë segment. Njëherit u përcaktuam që ta përgatisim një monografi shumë gjuhësore për: “KRIMET SERBE GJATË VITEVE 1844-1999. Autor të publikimit e caktuam Nusret Pllanën, me kusht që si veteran u UÇK-ës dhe spiker e Radios “KOSOVA E LIRË”, ta distribuojë të vërtetën për Kosovën në të gjitha vendet e botës, në mënyrë që realiteti për Kosovën martire të njihet burimisht, me fjalë dhe fotografi.
Për drejtimin profesional të publikimit “Krimet Serbe 1844-1999”, në Arkivë e themeluam Këshillin botues dhe Kreyeredaktorin e publikimit. Në Këshillin botues u zgjodhën: Adem Demaçi, Agim Çeku, Prof Dr Emin Kabashi (Redaktor), Prof Dr Gjyltekin Shehu, Porf Dr Shefki Sejdiu, Halit Halimi, Dr. Jusuf Osmani, Dr Sabit Uka,Prof Shyqri Galica, Prof Dr Hakif Bajrami (me detyrë që ta shkruan teksin për kirmet serbe 1844-1999). Sekretarinë e redaksisë ia besuam Gazmend Berishës, që ishte me profesion jurist. Ndërsa finansimin e projektit e mori për ta siguruar Nusret Pllana. Nusreti shumë shpejt e gjeti donatorin në Postën e Kosovës.
Kuptohet, puna jonë nuk ishte ilegale. E kishim njohtuar edhe shtypin, radion dhe televizionin.Për këtë kompletim të punës do të njihet Drejtoria qendrore e UNMIK-ut. Madje me një akuzë se jemi kah ngutemi doli përfaqsuesi i një partie që ishte kundër luftës çlirimtare.Duke e pasur për bazë këtë realitet policia e UNMIK-ut më 25 prill 2000 do të vijnë në Arkivë me detyrë komesarie politike, duke folur si neokolonialist se: “Ju nuk keni asnjë të drejtë t` i hulumtoni krimet serbe”. Madje na u tha se do ta detyrojmë Ministrinë e Kulturës që t` ua ndalë finansimin.E finansim prej saj nuk kishim. E kundërta, në të njejtën kohë mësuam se do të kemi edhe prej ministrisë pengesa.Ne vëndosëm që ndaj këtij kërcnimi të bëhemi se nuk e kemi kuptuar anglisht bash mirë!
UNMIK-u në aksion me intriga të Beogradit dhe shqipfolsëve!
Në bisedën informative në fillim të janarit të vitit 2000, na u tha se: “UNMIK-u nuk ka ardhur si çlirimtar në Kosovë, por ka ardhur për ta zavendsuar pushtetin (robërinë) e Serbisë.Pushteti tani e tutje në Kosovë ushtrohët sipas Rrezolutës së KS OKB nr 1244”. E kuptuam se, pozita e UNMIK-ut interpretohët mbi bazën juridike të Rrezolutës në fjalë. Lidhur me këtë, në Arkivë nuk na e sollën asnjë adminstrator të huaj, sepse aty nuk kishte para as për puntorët që ishin të punësuar, e lere më për ndonjë funksionar që kishte ardhur për pagesa të majme, medje duke e gënjyer KS OKB se: “Janë të rrezikuar”. Prej kujtë shtrohej pyetja?
Por, veprimtarinë hulumtuese për ta shpëtuar çdo dokument në Kosovë e morëm si obligim profesional, ndërsa për sielljet e kolonizatorëve të rinjë nuk merakoseshim fare, edhe pse qeveritarë të huaj kishte në nivel qendror dhe në çdo komunë. Madje, komesarët e huaj u instaluan në çdo sipermarrje ku kishte para. Megjithë këtë disonacë, pas një kohe, me oficerët e KFOR-it aq u miqësuam, sepse vinin shpesh në Arkivë, sa që ata me kamionet e tyre na ndihmuan për tre muaj ta siellim dokumentacionin e regjistraturave në deponë e arkivit, për sistematizim dhe përpunim arkivor.
Çështja e botimit të librit për krimet e okupatorit
Në ato rrethana për botimin e librit: “Krimet serbe 1844-1999”, filluan të na arrijnë kërcnime nga Beogradi, se: “përmes ekspozitave dhe botimeve autoriale, po e keqinformoni pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it”. Përgjegja jonë ishte se ne as nuk botojmë e as nuk informojmë asgjë pa mbulesa dokuemntare. Dokumentet e shkruara dhe fotografitë iu tham komesarëve të UNMIK-ut, i verifikojmë nga ekspertët specialsit, të cilët për fat janë të njohur edhe në rrafshin ndërkombëtar. Në lidhje me këtë, libri autorial i Nusret Pllanës, Krimet Serbe 1844-1999 u botua më 2001. Deri më tash (më 2025) është botuar në nëntë (9) gjuhë të huaja. Ndaj tyre ende nuk ka mundur askush ta kontestojë asnjë fakt të prezantuar aty, sepse faktet janë nxierrur nga realiteti në teren. Pas një kohe në Kosovë erdhi një norvexhez me emrin J. Martinsen. Ky filantrop e pranoi temën që ia besuam për të shkruar libër për ato viktima shqiptare që janë hudhur nepër bunarë për së gjalli. Libri doli në tri gjuhë. Në shqip mban titullin “Pusat e vdekjës’, në serbishte “Bunari smrti”.Martinseni publikimin e finansoi vet.
Për gjenocidin serbian në Kosovë është shkruar, madje edhe në gjuhët e huaja. Lidhur me këtë plagë kombëtare shqiptare këto ditë (më 2025) duhët të mësojnë se ka dalur nga shtypi libri; Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Gjenocidi serbian 1878-1999, Prishtinë 2025, f.260, i sistemuar në nëntë faza. Libri është i dokumentuar dhe është në çarkullim të lirë në gjuhën serbishte dhe në shqipe. Është përkthyer edhe anglisht, por botimi në këtë gjuhë nuk do të ndodhë edhe për një kohë.Finasimin e botimit ka bartur një filantrop.
Ku jemi sot dhe kah po rrokulliset shteti i Kosovës
Ky shkrim ka për qëllim t` i tregoi Parlamentit Republikës Kosovës se deri te siellja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka qenë rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e peshuar me vargojë gjaku, me dituri e profesioanlizëm të lartë politik, ushtrak dhe shkencor, sepse të huajtë që erdhën këtu kishin pasë mendime se kanë ardhur në një tokë që i “ngjante” Afrikës. Prandaj, deputetë të Parlamentit të Republikës Kosovës, i folni mendjës dhe themeloni institucionet shtetërore sepse historia nuk pret. Madje, duhet ta dini se BE Republikës Kosovës, pa asnjë bazë juridike i ka vënë ndalesa (sanksione), kurse Serbin është kah e favorizon në çdo fushë. Por për sielljet e jueja (deputetë) shrohet një pyetja helmetiane: a duhët të vaksinoheni kundër urrejtjës? Mjerishtë një vaksinë e tillë ende nuk është zbuluar, por elektorati prototipin e zbulimit e ka, do t` iu denojë shumë rënd në kutitë e votimit.
Sot nga shumë mese të Kosovës shtrohet pyetja: Pozita e Kosovës mos është misterioze, sepse me të gjitha mjetët po luftohet sidomos UÇK-ja, krejtë me prapavi për ta defaktorizuar pavarësinë, për ta relativizuar të paktën shtetin e dytë shqiptar. E ky konstatim faktohet kur e shtrojmë pyetjën: Pse u demobilizua UÇK menjëherë pas çlirimit; si u trillua “Shtëpia e verdhë për trasplantim”; si u themelua Gjykata Speciale; si iu vunë Kosovës sanksionet; si u pengua çështja e vizave; si u falën trevat në Debellde Maqedonisë, pa qenë kurrë; si u fal Çakori dhe Kulla pa qenë kurrë të Cerna Gorës; si zhvillohej pazari për varrosjën e eshrave të Isa Boletinit;kush dhe me çfar prapavie e kurdisi “Ballkanin e hapur”. Krejtë këto pazare për: Kremlinin, Sorrosin, Beogradin, Shkupin dhe Tiranën, “janë normale”!.Në këto rrethana populli u dëshmua se cila parti do t` u qëndrojë stoikisht të gjitha thikave pas shpine duke kundërshtuar: ato për ndarëje të Kosovës; për falje territori; eksteritorilaitet të kishave; pozicione të garantuara për pakicat, kur Kushtetuta është për barazi qytetare dhe nacionale. Madje si shetet i Kosovës, jemi paditë për shpalljën e pavarësisë nga Serbia nazifashiste edhe në GJND. Por drejtësia ndërkombëtare më 2010 ishte e prerë: “Kosova ka të drejtë në pavarësi”.
E këto vitët e fundit, nga disa individë po shprehët thënja se: “Hashim Thaçi nuk e ka shpallë pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008”. E vërteta, kjo zili politike po kultivohet sikur të ishte çështja e shtetit Kosovës, çështje e ndonjë “koxhobashi” të katundit, apo ndryshim të emrin të ndonjë rruge apo shkolle. Madje, të njejtit persona nuk mendojnë fare se kur me serbian nuk patën durim të jetojnë sllavët, atëherë si është e mudur të jetojnë shqiptarët. Pra, pavarësia e Kosovës është siguruar nga lufta e drejtë, është nënshkruar nga protogonistët e saj, është shpallur nga ata që e organizuan luftën për liri. Të njejtit kritizerë, nuk e peshojnë fare faktin se shtetet demokratike më të fuqishme të botës e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, e ata aludojnë ende se: është dashur ta shpallë përfaqsuesi i një partie, që më 1999 ka bankrotuar politikisht, madje në Rambuje.Më në fund, njeriu i ngritur politikisht dhe i arsimuar deri në nivel evropian po mëson se Kosova nuk ka nevojë më për komesar politik më. Kosova ka nevojë për dituri, drejtësi dha autokritikë si zë i ndërgjegjës.
Shkrimin ia kushtoi: Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Adem JASHARIT dhe Tahir Sinanit!
Më 4 IX 2025