
Vjen paralajmërimi: Politikanët tanë ta ndalin luftën me njëri- tjetrin dhe të bëhen bashkë për Kosovë


Nue Oroshi
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Politikanët tanë në Kosovë duhet ta ndalin luftën me njëri- tjetrin dhe të bëhen bashkë për dërgimin përpara të shtetit të Kosovës.
-Më këtë dua të them se në bashkëpunim me aleatët perëndimorë dhe Amerikën duhet ta ndërtojmë një ushtri të fortë: Krahas kësaj ushtrie në Republikën e Kosovës duhet të përgaditën edhe grupet e vullnetarve shqiptarë që njëherë e përgjithmonë të jemi të gatshëm që ti ndalojmë përpjekjet për ripushtimet serbe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare.
Shqiptarët duhët të jenë të bashkuar dhe ta bëjmë Shqipërinë Etnike dhe jo të marrin në thua në orientimet e mbrapshta neotomane dhe pansllaviste.Për këtë në trojet shqiptare duhet të dalë një forcë politike që i bashkon shqiptarët si në kohën e Gjergj Kastriotit si në kohën e Lidhejs se parë dhe Lidhjes se dytë të Prizrenit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".