Mulliqi: Këtyre kuvendarëve do tu shkonte puna e turshive, se nuk iu takon politikëbërja

Mulliqi: Këtyre kuvendarëve  do tu shkonte puna e turshive, se nuk iu takon politikëbërja
Mulliqi: Këtyre kuvendarëve  do tu shkonte puna e turshive, se nuk iu takon politikëbërja

Skender Mulliqi

  • 06 September 2025 - 16:49

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Kjo gjendje politike e keqe dhe e dëmshme, ka pru Kosovën në prag të një krize nervore , sepse para syve tanë po ndëgjojmë kur një gënjeshtër shndrrohet në të vërtetë, kur imoralja shpallët normale , dhe anagazhimi në politikë bëhët mundje në një ring plotë baltë, ose në garë më mut.Po e shtyjnë Kosovën grupi I politikanve interesgji në kolapsin politikë , dhe po vazhdojnë më veprimet e tyre të pështynë mbi vlerat shtetërore dhe kombëtare.I kan kapluar emocionet për pushtet, një fenomen psikologjik krejtësishtë jo normal.Duket së grupimi I një numri të madh kuvendaresh, nuk janë normal , dhe se të qenit anormal po bëhët virtyt , dhe po e admirojnë veten se janë anormal.

Nuk është normale që në Kosovë , të sundojnë shakagjinjtë e tillë si të preferuar të popullit , e që nuk janë.A mund të pranojmë faktin që në Kosovë gënjeshtra të bëhët e vërtetë , që krenaria bëhët turp , dhe se duhet të jetojmë me këtë turp shkatërrues .Sikur po bëhët normale që përsonazhe të tilla dhe grupe tw ndryshimta , të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhat politike .Kush do të përfitonte nga kjo, nëse jo ata që preferojnë çrregullimin në Kosovës, në vend të rendit, po preferojnë vullgaritetin, jo mirësjelljen , paqendrushmërinë politike dhe jo stabilitetin shtetëror.Ka mbaruar koha që të ushqejmë njerëz të tillë të dyshimtë, duke u shitur si shpëtimtarë të kombit ?Atdhetarët dhe shpëtimtarët e vërtetë të shtetit dhe të kombit nuk krijojnë kaos politikë dhe krizë institucionale për shtatë muaj radhazi.Dhe, të tillët që veti I thonë politikan, e nuk janë, janë bërë aktorët kryesor shkatërues të të gjitha vlerave, dhe se e gjithë kjo maskaradë politike në Kuvendin e Kosovës thua se po ndodhë rastësisht!Jemi në fund të sezonit veror shumë të nxehtë, dhe këtyre kuvendarëve shumë do tu shkonte puna e turshive, se po shihet ashiqare së më së paku u takon politikëbërja.Ai apo ata që nuk mbrojnë interesat komb ëtare , veqenarishtë në një situatë të tillë të keqe globale dhe kur po na rrinë mbi kokë serboqentikët e Aleksander Vuqiqit, më se paku i duhen Kosovës.Ata që nuk përmbushin dëtyrën kushtetuese për të përfaqësuar qytetarwt , po na përkeqwsojnw gjithnjë e më shumë situatën politike në vend.Këta janë duke na lënë pa fjalë

.Këta janë bwrw turma tw njerëzve tw verbër.Këta nuk po bëjnë asgjw pozitive , përveq një fushatë politike agresive.Po bëjnë një gabim historic që nuk falet.Po ishuplakojnë të gjithë ata që i dolën zot Atdheut dhe Kombit në ditët më të vështira .Po iu japin shuplaka publike fytyrës, të gjithë mbrojtësve të lirisë dhe tw pavarësisë tw Kososvws nga Serbia.Pjesa e ndërgjegjshme dhe racionale e kombit , nuk do të dorëzohet, me shpresën se së shpejti do të kthejme gjendjën e normalitetit politike dhe institucional.Cili budalla në Kosovën e lirë dhe të begatë të somte do të kthehej në totalitarizëm?Gjerat domosdo duhet të fillojnë të ndryshojnë për të mirë , dhe në mënyrë të pakthyeshme në politikë dhe shoqëri…Ata që nuk i thirrën kësaj duhet të dërgohen në shtëpi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".