
Lexoni edhe:
Kosova ka nevojë të mbrojë historinë e saj me fakte dhe të kërkojë përgjegjësi nga liderët e saj
Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka
Narrativa kryesore që Vuçiq ua ka shitur vendeve të BE-së e NATO-s është se Serbia gjendet në një “pozitë të ndërlikuar” mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai paraqitet si lider që “ruan balancën” për të mos e destabilizuar rajonin, duke i bindur diplomatët evropianë se Serbia është gardhi i fundit që mbron Evropën nga “rreziku i ekstremizmit islamik” dhe flukset migratore nga Lindja e Mesme.
-Në fakt, ky është një projekt propagandistik që e ka origjinën në vitet ’90, kur Beogradi i Millosheviqit paraqitej si fortesë kundër islamizmit në Bosnjë e Kosovë.
Vuçiq e ka ringjallur këtë narrativë, duke e përdorur si kartë për ta legjitimuar Serbinë si faktor “stabiliteti”, ndërkohë që në prapaskenë është burim i destabilitetit.
Pas agresionit rus në Ukrainë, është bërë e qartë se Serbia nuk është neutrale. Vuçiq e mban vendin të varur nga energjia ruse, refuzon sanksionet ndaj Moskës dhe i hap hapësirë propagandës së Kremlinit në rajon.
Mediat ndërkombëtare si Politico, The Economist, Foreign Affairs dhe Der Spiegel shpesh e përshkruajnë Vuçiqin si “autokrat i butë” ose “Putini i vogël i Ballkanit”.
Mesazhi i tij është i qartë: “Pa Serbinë, Ballkani digjet”, duke u pozicionuar si ndërmjetës i domosdoshëm, por realisht duke funksionuar si zgjatim i interesave ruse.
Përmes kësaj, Vuçiq synon që çdo krizë e brendshme në Serbi të eksportojë tensione në Kosovë, Bosnjë ose Mal të Zi – sipas manualit të Kremlinit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".