Mulliqi: Ekziston një nevojë urgjente pas situatës të keqe politike, që të kemi një marrveshje kombëtare

Mulliqi: Ekziston një nevojë urgjente pas situatës të keqe politike, që të kemi një marrveshje  kombëtare
Mulliqi: Ekziston një nevojë urgjente pas situatës të keqe politike, që të kemi një marrveshje  kombëtare

Skender Mulliqi

  • 10 September 2025 - 10:36

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Ndërrimi i qeverive në demokracitë e pjekura është një ndryshim përsonash, por jo i përmbajtjes për shtet dhe komb…

Kur Kosova pa ndonjë arsye është futur në krizë politike dhe instuticionale , shtrohet pyetja, është I mundur një konsenzus kombëtar mbi qëllimet thelbësore të politikës shtetërore?Sigurishtë po të dëshirohët nga partitë kryesore politike .Shtetet demokratike kanë marrveshjen e tyre kombëtare.Dhe, në këtë thirrje për marrveshje , përmbajtja e saj duhet të përcaktohet nga forcat politike por edhe nga faktorët tjerë shoqërorë në nivel kombëtar. Ky unitet për tema të karakterit kombëtar që shumë kohë po i mungojnë Kosovës.Po të ekzistonte vullnet I tillë uniteti, Kosova si vend I bukur do të bëhëj vend ku të gjithë do të ishin të lumtur.Kjo nuk po bëhët nga kapriociziteti I krerëve të disa partive politike opozitare, dhe nga fakti se moti I kan vu interesat përsonale para interesit të përgjithshem.Mungesa e koncenzusit politikë është një lëshim dhe shënjë e paaftësisë , ose të papjekurisë ,të faktorëve vendimtarë në skenën shoqërore politike .

Mendojë se ekziston një nevojë urgjente pas situatës të keqe të krijuar politike në Kuvendin e Kosovës, që të kemi një marrveshje kombëtare.Nese nuk ulemi dhe të bëjmë këtë punë madhore për shtet, nuk do ti kemi punët mirë në asnjë drejtim të jetës.Çdo pushtet I pasluftës duket së funksionoj më shumë më logjikëen morbide; se pas meje , përmbytja!Kjo është ,logjikë provincialiste, është logjikë sikur Kosova të ishte livadh i dikujt, që sa të mundet e kullotë , dhe kur dëshiron e lënë.Kosova ka një histori në vete, e ata që po e shmangin janë të mallkuarit e kombit.Nuk po mendohet se ekzistojnë vlerat kombëtare të shenjta, që nuk guxohet të nepërkëmbën kush të qohet në sabah më I pari.Rezultatet zgjedhore janë vullnet I popullit, por kjo shumë pak po merret parasysh nga akterët e politikës shumëvjeqare në Kosovën e pas luftës.Në të shumtën e rasteve po realizohet vullneti I pakicës në pushtet.Shëmbulli më i fundit në Kuvend, për demokraci të pa pjekur, të ndikuar nga ineresat vetijake dhe rivaliteti ideologjik, kan thëlluar të gjitha krizat në Kosovë.Shumë kohë zgjati konstituimi I kryetarit dhe nënkryetarwve të Kuvendit pa përfaqësuesin e minoritetit serb,e që nuk prishë asgjë, që më shumë janë pozicione teknike se sa politike.Kosovës dhe popullit të saj I nevoitet një qeveri që sillet përballë sfidave të momentit historic.Në këtë kuadrin bazë , duhet të sillët githmonë Kosova në plane afatgjate , pavarësisht se kush është aktualisht në pushtet.Paraparakisht dihet se organët e pushtetit i formon partia fituese , por që nuk do të duhej të bojkotohet nga blloku opozitarë, nga inati pse LVV ka marrë më se shumë vota në zgjedhjet e fundit nacionale .

Thënë thjeshtë secili factor shoqëror dhe politikë ishte dashur të mbështes një marrveshje koncensuale dhe të veprojnë mbrenda kornizës dhe mandatit të saj.Qytetarët në mungesë të unitetit dhe veprimit jashtë normave demokratike të sjelles siq edhe po përballemi, e ka legjitimitetin që më mekanizma demokratike ta rikthëj vendin në rrugën e mbijetesës.Ky do të ishte variant i fundit të ndonjë veprimi politikë, e që sipas rrjedhave të ngjarjeve të deritashme , edhe mund të ndodhë.Kosova është shoqëri që mund të mbahet gjallë kur çdo qështje lidhet më jetën e njerëzve .Disa parti politike , po i japin prioritet normave të tyre të interesit , forcimit të grupacioneve të caktuara politike , përpara proceseve të mëdha dhe të rëdësishme të zhvillimit.Veprimet e deritashme të kuvendarëve të pa cip, po cenojnw të drejtat elementare njerëzore dhe po cenohet edhe shtetësia e Kosovës. Pra, askush që merr pjesë në formësimin e klimës politike në një vend të pjekur demokratik nuk duhet të humb kohë, duke vënë në pikëpyetje themelet mbi të cilat bazohet shoqëria! Njerëz të tillë, janë qesharakë dhe janë folklor politik i rastësishëm ! Shkurt, një ndryshim qeverie në demokracitë e pjekura është një ndryshim personash, por jo i përmbajtjes për shtet dhe komb…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".