
Mulliqi: Kjo poshtërsi politike që ka kapluar Kosovën, nuk justifikohet në asnjë mënyrë


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Ky budallallëk dhe kjo poshtërsi politike që ka kapluar Kosovën, nuk justifikohet në asnjë mënyrë.Kan shkuar aq largë poshtërsitë në politikë dhe të mediave jo të gjitha, sa janë duke na pru në rrezik të madh shtetin e Kosovës dhe të ardhmën e tij.Se janë kaq budallenje shumica e njerëzve të politikës pak kush e ka menduar.Jemi duke e dëmtuar veten, aq shumë sa nuk ka nevojë Serbia e Vuqiqit të merret me neve fare.Kemi hapur një front të keq të ndërsjellë politik, dhe kemi ardhur në atë shkallë degradimi, sa njeriu normal nuk mundet më marrë më mend.Se kemi njerëz të pa menqur në politikë e kemi ditur, por që kan kaq shumë poshtërsi nuk është menduar.Po ti kishim sinkronizuar zërat tona ndaj hegjemonise serbomadhe të Vuqiqit, sigurishtë se do ti kishim punët shumë më mirë.Disa shqipfolës të politikës dhe të medieve janë duke e luajtur rolin per te keq.Jemi duke i bërë argatin e mirë Serbisë të Vuqiqit, për ta fundosur ngadalë Kosovën!
Zor që mban dikush në mend një luftë kaq të keqe dhe brutale për pushtet, se sa po shohim këtyre ditëve në Kosovën tonë të dashur.Gjithë këtë hallkamë dhe këto britma na përkujtojnë filmin e “Tarzan” të gjunglës.Bile ndoshta ai më finesat e tija është treguar më I zgjuar së shumnë kush sot në jetën tonë politike .Ky lloj I njerëzve jo që nuk e kan vendin në institucionet më të larta të shtetit.Sikur po e vërtetojnë thënjën e Robert Alijaj nese nuk po ia thëmë emrin gabim, se “Shqiptarëve iu nevoitet një Furrë Buke dhe një Yzerhone e Madhe Publike”.Njohja e së kaluarës, si një pikë referimi në të tashmen, është një nga garantuesit më të mëdhenj të një të ardhmeje të sigurt dhe paqësore për njerëzit.Kjo as që po iu bie ndërmend këtyre njerëzve tanë .Shtrëngimi për të harruar gjithmonë vjen nga agresorët, pushtuesit, diktatorët, autorët dhe bashkëpunëtorët e vuajtjeve të një populli. Këtë as qe po deshirojnë më menduar.
Nuk po dëshirojnë me menduar për vuajtjët historike të shqiptarëve,që nuk po mbarojnë as në kushte të paqës.Po na skllavërojnë në mënyra të ndryshme brutale , por tash më mjete dhe mënyra të tjera.Ky agression e lartë politik ka shëndrruar shumicën në viktima.Dhe, më këtë agresion po dëshirohet të fshihen të palarat nga e kaluara .Tjetra.Aty ku fillon harresa e gjenocidit dhe vrasjeve masive të serboqetnikëve të Millosheviqit, paralajmërohet një vuajtje tjetër.Për këtë arsye, asnjë tragjedi njerëzore, kombëtare nuk duhet të lihet në harresë. Nuk duhet harruar. Kujtimet e asaj kohe pastrojnë të tashmen dhe ndriçojnë të ardhmen. Çdo harresë e diçkaje është një mundësi që ajo të ndodhë përsëri. Dhe në dimensione edhe më të errëta, më tragjike dhe shpesh më të gjera. Historia na e tregon dhe na e konfirmon këtë, veçanërisht në tragjeditë dhe vuajtjet e kombeve dhe individëve. Mos të lejojmë përseritjen e ndonjë të keqe të madhe e cila po na trokët në derë.Shumë nga strukturat politike sikur janë larguar nga interesat shtetërore dhe nacionale!Nese të gjithë nuk bëjmë kujdes një përfundim i keq edhe mund të na presë…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".