Sulmi në vlerat e lirisë, është sulm mbi shtetin dhe është sulm mbi çdo vlerë tjetër kombëtare

Sulmi në vlerat e lirisë, është sulm mbi shtetin dhe është sulm mbi çdo vlerë tjetër kombëtare
Sulmi në vlerat e lirisë, është sulm mbi shtetin dhe është sulm mbi çdo vlerë tjetër kombëtare

Skender Mulliqi

  • 18 September 2025 - 15:27

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Asnjëherë në histori nuk ka pasur Liri pa sakrificë, pa kalorës që e donin popullin e tyre, që ishin të gatshëm të jepnin jetën për të dhe në fund edhe e dhanë.Liria e shqiptarëve të Kosovës erdhi pas një sacrifice historike dhe në luftën e fundit çlirimtare për Atdhe ,të djemëve dhe vajzave më të mirë të kombit.Prandaj , mund të themi se liria është endur nga dashuria , dhe për ate është e bukur , e qmuar e brishtë dhe e prekshme.Lirinë shqiptarët e Kosovës e arritën më sakrifica të mëdha njerëzore dhe materjale, që duket së një pjesë nuk është duke e vlerësuar sa duhet.Liria është e pacenueshme.Nje pjesë jo e vogël njerëzve të politikës , sikur i ka kapluar egozimi dhe të gjithë të keqijat e sotme.Kur humb dashuria për veten, për fqinjët, për shoqërinë dhe shtetin është tragjike për një komb.

Kuvendarët një shumicë e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe në jo pak medie nuk po e mbrojnë si duhet lirinë si fryt, në të cilën ,lind jeta e re.Ne kemi detyra të gjithë të mbrojmë ate dhe nuk po e bëjmë ashtu si duhet.Janw vu interesat përsonale dhe lufta për pushtet para interesave për shtet dhe për komb.Çdo kohë sjellë sfidat e saj, por sjellë edhe detyrime që duhet ti përmbushim ato?Ata që qëndrojnë para popullit ,duhet të janë të vetëdijshem për të punuar mirë , për tu kujtuar nga populli si trashëgimtarë të sinqertë të lirisë, e ju duke na thurur rrena dhe manipulime qdo ditë e më shumë.Këto janë dy gjëra kontradiktore që nuk shkojnë më njera tjetrën.Nese nuk mbrohen vlerat , sakrifica për liri zvetnohet.Dhe, të gjithë të tjerët dhe ata që janë të ndryshëm duhet të ndajnë gëzimin e jetës, të heqin dorë nga iluzionet dhe nga banalitetet hipokrite dhe të rreme. Maskat e një shumice të politikanëve janë bërë tashmë të rrezikshme për ekzistëncën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavaruar.Gjatë historisë, kemi përjetuar dhe kujtojmë keqkuptime më të rrezikshme, si nga shekulli i kaluar ashtu edhe nga kohërat e lashta. Ne të gjithë e dimë, se ajo që u vidhet të tjerëve nuk sjell lumturi. Kosova nuk është plaqkë pushtimi.Nese nuk kthehen të gjithë për se mbari sa janë kthyer për së mbrapshti , nuk do të trashëgojmë paqën dhe lirinë, dhe as ti mbrojmë ato!Ne lirinë tonë nuk po e vrasim më armë por më fjalë të rrezishme posa edhe armët!Sulmi në vlerat e lirisë, është sulm mbi shtetin dhe është sulm mbi çdo vlerë tjetër kombëtare. Liria dhe demokracia bazohen edhe në lirinë për të shprehur publikisht mendimet tona politike pa frikë se do të dënohemi , dhe të përsekutohemi nga mediet , qe disa janw tw ngjajshme më standardët komuniste.Ne vend të shuajnë zjarrit po i fryejn shumë për të ndezur keq atë.A nuk është kjo lexues të nderuar e quditshme, qw mos të mbrohet liria e fituar më shumw gjak,duke i bërë argatinë më tw keqe shtetit dhe kombit, e në anën tjetër po i plotësohen apetitet e serbomëdhisë për ripushtimin e Kosovës.Lojërat e tilla të ulëta politike nese nuk ndalen , duhet ndalë populli që është sovrani…

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".