
Lexoni edhe:
Albin Kurti nuk ka kthim prapa, duhet të punojë për integrimin e serbëve në institucione
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Këto ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se nuk janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Ashtu është – nuk janë prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të. Por kjo deklaratë e Albin Kurtit është “lyerje me tlyn e trunit” për ata që i besojnë. Është prishur partneriteti me SHBA-të. Marrëdhëniet e SHBA-ve janë me Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Partneriteti i SHBA-ve është me qeverinë, dhe ky partneritet nuk ekziston.
-Partneritetet ndërtohen e prishen varësisht nga qeveritë që krijohen, kurse marrëdhëniet mbesin, dmth vazhdojnë. SHBA-të janë në pritje të një qeverie tjetër për të rikthyer partneritetin.
Qeveritë ndërtojnë partneritete për të siguruar më të mirën e mundshme për qytetarët e saj. Partneritetet, thënë thjeshtë, janë “merre-jep” të cilat sigurojnë nxjerrjen e interesave për të dy palët, në të mirën e qytetarëve të tyre.
Kancelari gjerman Merz, është duke kërkuar me ngulm të ndërtojë partneritet me SHBA-të. Partneritetin më solid, SHBA-të e kanë me Mbretërinë e Bashkuar. SHBA-të kanë marrëdhënie me pothuajse të gjitha vendet e botës. Kosovës i duhet një qeveri që rikthen partneritetin me SHBA-të. Kosova i ka parakushtet për të ndërtuar një nga partneritetet më solide me SHBA-të. Është tepër e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj nëse nuk ndërtohet ky partneritet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".