E konstaton analisti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë vetëm për pezullimin e përkohshëm të PLANIFIKIMIT për Dialog Strategjik

E konstaton analisti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë vetëm për pezullimin e përkohshëm të PLANIFIKIMIT për Dialog Strategjik
E konstaton analisti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë vetëm për pezullimin e përkohshëm të PLANIFIKIMIT për Dialog Strategjik

Gani Qarri

  • 24 September 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kujtimi para pak ditësh i 11 vjetorit të vrasjes së doganierit 35 vjeçar lituanez Audrius Senavicius, më 19 shtator 2014 nga kriminelët e armatosur serb, vrasja e policit Enver Zymberit, më 26 korrik 2011, sulmet e organizuara kriminale serbe më 29 maj 2023 kundër forcave të KFOR-it, ku mbetën mbi 93 pjesëtar të lënduar deri në përmasa të atilla tmerruese, sa të amputonin edhe gjymtyrët e trupit, vrasja e togerit në detyrë, Afrim Bunjaku dhe agresioni terrorist serb më 24 shtator 2023 në Banjë të Zveçanit, janë dëshmi aq domethënëse, se sa me rëndësi jetike ishte çlirimi definitiv i veriut nga bandat kriminale serbe, ku sot edhe pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it, lëvizin lirshëm e tërësisht të qetë dhe përmbushin misionin e tyre, pa asnjë pengesë, të cilët, besojë thellë se njëjtë si qytetarët e vendit tonë, i janë dhe do ti mbeten shumë falënderues Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shtrirjen e rendit e të ligjit dhe vendosjen e shtetit të së drejtës edhe në veri, si në çdo pjesë të shtetit tonë të pavarur.

 

-Ndaj publikimi me frymë aq negative, pa dhënë asnjë arsye autentike, nga mediat, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë dialogun strategjik me Kosovën, më tepër tingëllon si "fake" news që faktikisht nuk ka të bëjë, fare me veprimet në veri, sepse ato janë plotësisht të ligjshme e në plotëni konform marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, gjë që më së miri e sqaron ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili përveçse është shumë autentik e 100% më i informuar se sa megafonët e paguar të mediave nga mafiooligarkët, ai është përditësisht i lidhur ngushtë me ngjarjet ditore dhe komplet e në mënyrë afatgjate i familjarizuar me zhvillimet politike, i cili sqaroi se paralajmërimi nga e ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Annu Prattipati, lidhet kryesisht me kritikat ndaj Kushtetueses.

Deklarimi korrekt i politikbërësit të vjetër e shumë parimor z.Rashiq dëshmon qartë, se nuk ka shkak as arsye bindëse, për aso lloj shqetësimesh që fryhen e stërfryhen dhe lidhen politikisht nga mediat e orkestruara, me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, në çfarëdo mënyre a versioni, ndaj sqarimi i tij edhe mbetet më i besueshëm, për shkakun se vije edhe nga vet politikani i minoritetit serb, si z. Nenad Rashiq.

Pavarësisht inskenimit të një vale reagimesh e qëndrimesh paushalle, me të cilat u tentua qëllimisht të ngritën shqetësime të tejfryra politike, për kinse përkeqësimin "drastik" të raporteve Kosovë-SHBA, edhe vet kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u shfaq tërësisht indiferent ndaj propagandës së organizuar mediatike, për përshkrimet e njëanshme të situatës, duke sqaruar publikisht se sa i përket njoftimit nga ambasada amerikane javën e kaluar, duam të qartësojmë për qytetarët tanë se lidhur me vendimet kushtetuese të Qeverisë ndaj veprimtarisë së paligjshme të strukturave paralele serbe, kemi disa dallime, por nuk jemi prishur me Amerikën dhe bëhet fjalë vetëm për pezullimin e përkohshëm të PLANIFIKIMIT për Dialog Strategjik, por jo, për pezullim të Dialogut Strategjik, as të komunikimit, të cilin ne e kemi proces të rregullt me SHBA-të.

Sa i takon opozitës, përkundër propagandimit të përditshëm bulevardesk, pas ftesës nga Anu Pratipati, të ngarkuarës me punë, në Ambasadën Amerikane nga e cila partitë opozitare morën edhe ofertën që të bëheshin bashkë dhe ta krijonin Qeverinë, asnjëra nga ato nuk dëshmuan guxim as kurajo për një veprim të tillë, ndaj besojë se edhe pas zgjedhjeve të reja parlamentare, përveçse do tu mungojë guximi, ato nuk do të jenë në gjendje, as të kenë fuqi ta marrin pushtetin.

Për aq më tepër, pritet të prishet edhe konstalacioni aktual ndërpartiak i vet opozitës, pasi që pa hyrje në koalicion me ndonjërën nga partitë më të numërta opozitare, AAK dhe Nisma, pritet të bien nën pragun zgjedhor e të largohen përfundimisht nga politikbërja e shtetit tonë të pavarur, ndërsa z. Kurti, mendohet se do të dalë edhe më i fuqishëm, nga zgjedhjet e reja, shkaku i mbështetjes së madhe që ai gëzon te qytetarët e Republikës së Kosovës.

Marrë parasysh faktin se aktualisht vendi udhëhiqet nga një qeveri në detyrë, me formimin e Qeverisë së re legjitime, dallimet politike do të zhduken dhe as që do të ndikojnë më, në marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e përditshme të veprimeve të përbashkëta në mbrojtje, ekonomi dhe të gjitha drejtimet me SHBA-të.

Në anën tjetër, se sa largpamëse ishte politika e brendshme dhe strategjia që ka zbatuar shteti i Kosovës nën udhëheqjen e Kurtit, ndaj bandave terroriste serbe dhe strukturave ilegale të Serbisë, tanimë të dëshmuar edhe në vepër si veprimi më i qëndrueshëm për periudhë të gjatë kohore, e tregon vrasja e policit Enver Zymberi si kujtimi këto ditë, i 11 vjetorit të vrasjes së doganierit 35 vjeçar lituanez Audrius Senavicius, nga kriminelët e armatosur serb, i cili në vitin 2012 ishte dërguar nga vendi i tij, të shërbente në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në veri të Kosovës, dhe vetëm dy vite më vonë, më 19 shtator 2014 u vra pabesisht në një pritë, në afërsi të Zveçanit, si dhe sulmet e paprovokuara fizike të grupeve të organizuara kriminale serbe më 29 maj 2023 kundër pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, ku mbetën mbi 93 pjesëtar të lënduar rëndë deri në ato përmasa sa të amputonin edhe gjymtyrët e trupit, e deri te vrasja e togerit në detyrë, Afrim Bunjaku, ditën e agresionit territorial serb, më 24 shtator 2023 në Banjë të Zveçanit, nga kriminelët serb, edhe sikur mos të kishte ndodhur asnjë akt tjetër kriminal, dëshmon se sa me rëndësi të pa-përshkruar ishte çlirimi veriut, ku sot jo vetëm qytetarët e policia jonë, por edhe vet pjesëtarët e KFORI-it dhe të EULEX-it, lëvizin lirshëm dhe kryejnë pa asnjë pengesë misionin e tyre në veri të Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".