Nuk mund të zëvëndësojmë marrëdhëniet që kemi me Amerikën e Gjermaninë me marrëdhëniet me Koret apo Greqinë

Nuk mund të zëvëndësojmë marrëdhëniet që kemi me Amerikën e Gjermaninë me marrëdhëniet me Koret apo Greqinë
Nuk mund të zëvëndësojmë marrëdhëniet që kemi me Amerikën e Gjermaninë me marrëdhëniet me Koret apo Greqinë

Nue Oroshi

  • 03 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Në pyetjen tuaj se pse Qeveria e Kosovës nuk po ndërton lidhje të forta me shtetet e tjera më të dobëta, këto shtete nuk janë shtete që luajnë një rol të rëndësishëm në botë. Prandaj, ne duhet të dijmë se si të orientohemi. Nuk mund të zëvëndësojmë marrëdhëniet që kemi me Amerikën, Gjermaninë dhe Anglinë me marrëdhëniet me Koret apo Greqinë, të cilat janë shtete pa shumë ndikim në botë.

 

-Ndërkohë, Greqia ka të okupuar një territor të gjerë shqiptar, plotësisht Çamërinë, por edhe pak më tutje, ku shtrihet Principata e Artës. Kjo principatë, nga viti 1350 deri në vitin 1421, u udhëhoq nga princër shqiptarë të Principatës së Artës, si: Gjin Bua Shpata, Pjetër Losha, Karul Bua Shpata, Muriq Bua Shpata dhe shumë arbërorë të tjerë të familjes princore të Shpatajve.

Kështu që duhet të krijohen ekipe intelektualësh që e njohin strategjinë politike dhe të bëjnë analiza të veçanta se si duhet të zhvillohet një projekt shtetëror dhe kombëtar për t’i mbajtur dhe njëkohësisht mbrojtur marrëdhëniet me shtetet tona aleate që e themeluan Republikën e Kosovës, së bashku me djemtë dhe vajzat tona shqiptare, të cilët për një shekull nuk u nënshtruan, por nga viti 1912 deri në vitin 1999 ishin për gjenerata të tëra në kundërshtim me pushtimin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".