Pjesëmarrja nga qytetarët në këto zgjedhje ishte e ulët për shkak të paknaqësive

Pjesëmarrja nga qytetarët në këto zgjedhje ishte e ulët për shkak të paknaqësive
Pjesëmarrja nga qytetarët në këto zgjedhje ishte e ulët për shkak të paknaqësive

Xhevat Meha

  • 14 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Pardje u mbajtën zgjedhjet komunale, të cilat u raportuan se shkuan qetë, mirëpo pjesëmarrja nga qytetarët ishte më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme. Statistika e dhënë nga KQZ, prej 39.07% e pjesëmarrjes, paraqet pjesën e qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime në Kosovë.

 

-Regjistri i zgjedhësve përmban edhe shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës, por që me letra janë banorë të Kosovës. Nisur nga kjo, përqindja del dukshëm më e ulët.

Sivjet ka shumë mundësi që një pjesë e qytetarëve të jenë të pakënaqur me vonesat të paarsyeshme në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve qendrore. Kjo mund t’u ketë venitur motivin për të votuar. Se sa është kjo shifër, nuk mund të dihet pa një matje të besueshme. Përgjithësisht, qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kosovë realisht kanë një nivel shumë të lartë të pjesëmarrjes në votime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".