Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës do të dihet më 9 nëntor 2025

Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës do të dihet më 9 nëntor 2025
Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës do të dihet më 9 nëntor 2025

Nue Oroshi

  • 15 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës do të dihet më 9 nëntor 2025, ku edhe do të kemi rezultatin përfundimtar se cila nga partitë i ka fituar zgjedhjet. Por, atë që e them është fakti se në mbi 90 % të komunave, kryetarët e komunave, pavarësisht se nga cila parti janë, e kanë ruajtur elektoratin e tyre në qytetet që ata qeverisin.

 

-Ky fakt tregon se kryetarët e komunave janë vetëdijësuar dhe kanë qëndruar afër qytetarit dhe janë mishëruar në të shumtën e rasteve me qytetarin. Sa i përket fitores së partive politike se cila ka fituar më shumë, do të shihet në zgjedhjet e 9 nëntorit. Por një fakt dëshiroj ta them se partitë që do të dalin me së shumti komuna të fituara pas 9 nëntorit do të jenë LDK dhe PDK, të pasuara nga VV dhe AAK. Fituesi më i madh dhe befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve është fitorja e kandidatit të pavarur Ramiz Lladrovci.

Ai, edhe pse nuk u kandidua nga partia e tij, doli si kandidat i pavarur dhe i fitoi zgjedhjet pa balotazh. Ky fakt dëshmon se kryetarët e komunave që kanë qenë afër me qytetarët që i kanë qeverisur ato komuna, ata kanë dalë fitues, ose do të fitojnë në balotazh, sepse prijnë bindshëm të parët. Një rezultat të fortë e ka arritur edhe kryetari i Prishtinës, i cili në një konkurencë të madhe mes tri partive politike LDK, VV, PDK doli i pari dhe tash në balotazh është i pakonkurrencë. Sikur të dilte i dyti kandidati i PDK-së, Uran Ismaili do ta kishte shumë të vështirë fitoren, tash me Hajrullah Çekon fitoren e ka të sigurtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".