 
															Mulliqi: Logjika ekstreme majtiste e Sorosit në çdo vend ku është instaluar ka shkaktuar dëme
 
						 
								Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Lufta u bë që të bëhemi shtet i lirë , sovran dhe i pavarur.U luftua që të vihen themelet e barazisë, solidaritetit dhe demokracisë.Shqiptarët luftuan për paqë në Ballkan.Luftuan për liri.Luftuam për zhvillim dhe mirëqenje.Kjo është arsye pse ne nuk dorëzohemi , nuk pajtohemi me shtrembërimin e historisë dhe manipulimin, por së bashku ruajmë të vërtetën dhe mbrojmë lirinë e fjalës.A po i ruajmë të gjitha këto mirë, shtrohet pyetja?Pas ngjarjeve të fundit politike , jemi të shqetësuar për sovranitetin dhe integritetin territorial që po na rrezikohet.Jemi gjithashtu të shqetësuar së nuk po i kultivojmë të gjitha vlerat shtetërore dhe kombëtare si duhet.Nese dëshirojmë stabilitet është e nevojshme që të zbatohet vullneti i qytetarëve , e që nuk po bëhët.Ne vend të këtyre po shtyhen disa tema ideologjike dhe tema që nuk kan të përbashkët më zhvillim .Sa po kalon koha problemet po grumbullohen , dhe nuk po ka rrugadalje në horizont që këto kriza të tejkalohen.
Është koha tu hiqën maskat të gjithë atyre që po i stopojnë proceset.Duhet të vijnë në shprehje mendimet e qytetarëve për çdo problem të paraqitur, e jo të mbeten spektatorë të gjithë asaj që po ndodhë në skenën e zymtë politike.Mjaftë gjatë po fshihet realiteti përmës rrenave dhe manipulimeve të njerëzve të politikës . natyrisht jo nga të gjithë.Njerëzit e korruptuar që shumë kohë , përpiqën të shmangin çdo ndryshim përmes veprimeve të tyre .Po thuaj së gjithqka është në stilin sorosian , e qorodistur dhe radikalisht e majtë deri në pikën e dhimbjës.Sorositet janë bërë të rrezikshem .Logjika ekstreme majtiste e Gjorgj Sorosit në çdo vend ku është instaluar ka shkaktuar dëme të mëdha .Me çdo kusht po dëshirojnë të marrin pushtetin në Kosovë.Pos shumë faktorëve të tjerë përfitues dhe zhvatës, natyrisht së po ka ndikim edhe Sorosi i vjetër i shpallur më të drejtë non grata nga Donald Trump.Prandaj, më së paku iu duhet shqiptarëve shteti sipas zakoneve komuniste-sorosiste.Duhet të gjejmë mënyra që këta njerëz më këtë logjikë ti heshtim .Frika nga kjo klimë e mbrapsht politike të shuhet.Ose ti hapim sytë kolektivisht që mos të nënshtrohemi , ose më kokat ulur , duke heshtur të pranojmë të keqijat të cilat po na mbajnë peng tash e një kohë të gjatë.Orteku i të keqës si orteku i borës, është duke rrënuar çdo gjë përpara në Kosovë.Nuk guxojmë të instalojmë në Kosovë politikat e tipit të se majtës ekstreme sorrosiste , siq po tentohet nese e dëshirojmë të mirën tonë, në Ballkanin ende të trazuar
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													