
Lexoni edhe:
Dështimi i Kurtit për të siguruar shumicën parlamentare është një tregues i fragmentimit të skenës politike
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Mungesa e kompromisve politike në mes të partive politike shqiptare dhe ashpërsimi i gjuhës së vrazhdë nëpër fushata ka bërë që partitë të armiqësohen me njëra-tjetrën. Se a do të ketë polarizim politik nëse do të mbahen zgjedhjet apo do ta kuptojnë kryetarët e partive politike se prapë pas zgjedhjeve do të kenë nevojë për njëri-tjetrin që t’i formojnë institucionet, kjo varet se sa kanë mësuar këta politikanë nga ky kaos politik në Republikën e Kosovës që është sot.
-Është mirë që edhe nëse shkohet në zgjedhje, partitë ta ndryshojnë gjuhën e fushatave politike dhe konkurrimin ta bëjnë përmes projekteve dhe programit qeverisës se çka ata synojnë në katër vite të qeverisjes. Në të kundërtën, nëse vazhdojnë me këngën e vjetër dhe me gjuhën e vrazhdë ndaj njëri-tjetrit, me ndërsyerjen e militantëve partiakë, atëherë do të përsëritet prapë ajo kënga e vjetër: Unë e rrah gjoksin me grusht/e për të ngrënë popullit i jap dushk/militantët tanë janë të fortë si guri/nuk përdorin kurrfarë truri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".