NGA PROJEKTI I ASHTUQUAJTUR ’BOTA SERBE', MË SË SHUMTI DO TË DUHEJ BRENGOSEMI, NE SHQIPTARËT
Refik Hasani
Nga Refik Hasani
Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar që do të duhej të brengosemi më së shumti ne shqiptarët, njëkohësisht kjo ka ngjallur shqetësimin është për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Këto projekte të hartuara kryekëput kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombëtarizimin, shfarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve të quajtur ’’Naçertanija” e Ilija Grashaninit. Ky ishte një projekt i detajizuar, por është paraqitur në formë të një plani e platforme e sintetizuar e si një dokument sekret, në vitin 1844.
Serbia edhe projekte tjera të hartuar kryekëput kundër neve shqiptarëve të quajtur, si ’’Dëbimi i Shqiptarëve”, në vitin 1937, nga Akademiku Vaso Çubriloviç, pastaj memorandumin, si ’’Spastrimi i shqiptarëve’’, nga Ivo Andriçi, të botuar më 30 janar të vitit 1939, por edhe Elaborate për shpërnguljen për Turqi, aksioni i kolonizimit, programe të aksioneve të armëve deri në vitin 1960-të, hartuar nga Akademikë Dobrica Çosiç, por edhe plane, programe, elaborate, dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Serbia e mbështetur nga Rusia, e që bashkarisht po e quajn ’’Vëllazëria Sllave’’.
Nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është shqetësuese për ne shqiptarët, sepse ky projekt është duke u manifestuar përmesë tubimeve masovike, të gjithë Serbëve nga ish-hapsirat e RSFJ-ës, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, përmesë fjalimeve luftënxitëse,duke manifestuar përmesë parakalimeve me parada ushtarake, vrehet se jan shtuar apetitet për dominim, hexhemoni, dhe kështu po kërcnojn haptas edhe publikisht edhe këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Serbia nuk bashkëpunin me fqinjët nuk është duke promovuar një klimë të besimit, respektit dhe mirëkuptimit reciprok dhe fare nuk kan krijuar një atmosferë të favorshme për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ne, shqiptarët më së shumti kërcnohemi, se nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, po tregohen duke manifestuar haptas me ritëm më të shpejt për të shfaqur e vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie ekspansioniste, me ambicien shofeniste, e në këtë rast pretendimin Serbia, ushqen më së shumti kundër neve shqiptarëve, edhe pse sot e asaj dite ka territore shqiptare që është zgjeruar në dëm të neve shqiptarëve.Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake.
Serbia, nuk po ndalet me politika luftënxitëse, duke vazhduar në realizimin e ’’Serbisë së madhe’’, mban pengë jo vetëm Bosnjë Hercegovinën, por është duke penguar shumë shtetin e Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, që dëshirohet të realizohet ’’Serbia e Madhe’’,e në këtë më së shumti ishim të dëmtuar ne shqiptarët, dhe prap më së shumti rrezikohemi, sepse përpjekja është të pengohet Republika e Kosovës, dhe të ri-krijohet një mini Jugosllavi, që në të vërtet do të jetë një Serbi e madhe, që mendohet se do të përfshij edhe Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut.
Ne, shqiptarët më së shumti do të duhej brengosemi, nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, marrë parasysh se në vendbanimet dhe lokalitete e Rajonit që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, hasen dukuri të shpeshta në grafite antishqiptare, edhe nga instanca më të lartë dhe të liderëve politik dhe institucional, gjuha dhe retorika e provokimit, duke përfshi edhe fjalimet me plotë urrejtje, në Parlamentit e Serbisë, në media me frekuenca nacionale të Serbis, ku rregullisht flitet e shkruhet me diskursin e njëjtë shekullor të drejtuar kundër neve shqiptarëve me gjuhën e urrejtjes, provokim, frikësim,në kuptimin e nxitjes, e instalimit të frymës së fyerjes, ofendime, jan shfaqur edhe me mbishkrime në pankarate me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve’’.
Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, më së shumti kanosemi nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’,sepse përkundër mbajtjesë së Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, përkundër kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përkundër Marrëveshjesë së Konçulit në monitorimin, prezencën dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarër, ende kjo Krahinë është e diskriminuar tani edhe pasivizimi i adresave si pastrim etnik dhe vazhdim i diskriminimit klasik, kurse me projektin e ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, rinia nga kjo Krahin më e diskriminuar në gjithë Evropën do nxitet të shpërngulet dhe migroj nëpër vende tjera.
projketi i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, pasi ende nuk kemi grumbulluar dhe dorëzuar PADI-n, në Gjygjin ndërkombëtarë, duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo në valutën $ në Miliarda, Bilion e Trilon dëme të shkaktuara për më shumë se një shekull. Vetëm atëherë nga Serbia, Jo nuk do të vazhdoj t’na rrezikon duke na kanosur, dhe vetëm atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj neve Shqiptarëve.
Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, ëshë vazhdimësi e Elaborateve por edhe plane, programe, dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave, andaj do të duhej brengosemi, ne Shqiptarët pasi, mbi të gjitha ende sot e asaj dite Serbia, nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, me vones të pajustifikueshme, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një PENDIM, sikur që Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë luftës së II Botërore.
Projekti, i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, emrin e ka të ri, kurse mjetet dhe koha e realizimit edhe mund të ndryshojnë, por qëllimi është i njëjtë, por ai i vjetër, dëshirohet ’’Serbia e Madhe’’.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
